Sot 100-vjetori i lindjes së albanologut të shquar, Arshi Pipa

E diel, 5 Maj, 2024

Sot është 100-vjetori i lindjes së albanologut të shquar, Arshi Pipa, i cili lindi më 28 korrik në Shkodër.

Me këtë rast “Biblioteka publike Marin Barleti” në Shkodër dhe “Muzeu Historik i Shkodrës”, të cilit Pipa i dhuroi të gjithë bibliotekën e tij në vitin 1994, kanë njoftuar se do të organizojnë aktivitete përkujtimore online, në kushtet e pamundësisë për të realizuar aktivitete në ambientet e tyre.

Në fondin e librave që Pipa i ka dhuruar muzeut historik të qytetit të tij të lindjes gjendet literaturë e rrallë filozofike, dhe volume të plota të periodikëve nga më cilësorët shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit të kaluar, si “Albania” e Konicës dhe “Shejzat” e Koliqit.

Mësimet e para Arshiu i mori në vendlindje. Filloren dhe një pjesë të gjimnazit i kreu në kolegjin jezuit, për të vazhduar më pas në gjimnazin shtetëror të Shkodrës, në degën klasike.

Falë kujtimeve të bashkëkohësve, sipas një artikulli të publikuar në faqen e “Bibliotekës Marin Barleti”, dihet që ai ka qenë gjithnjë më i shquari në mësime, dhe se pikërisht në atë kohë shfaqi dhe talentin e tij në letërsi me poezinë e titulluar “Në lamin e luftës”, botuar tek Cirka në vitin 1936, një poezi epiko-lirike që vjen si një zë i qartë proteste ndaj tmerreve të luftës që mbjell veç vdekje. Përcaktuese për të kanë qenë studimet e larta, të cilat ai i kreu shkëlqyeshëm në Universitetin e Firences, pranë fakultetit të letrave dhe filozofisë, ku në tetor të vitit 1942, do të mbrojë tezën mbi studimin e tij filozofik “Morale e religione in Bergson”, duke shënuar kështu të parin kontribut të tijin si studiues shqiptar në kulturën botërore.

Ka patur një veprimtari të dendur akademike si studiues duke qenë i pranishëm në mjaft salla konferencash ndërkombëtare me kumtesa e me artikuj studimorë në botime prestigjioze mbi Danten, De Sanktisin, Ungaretin, Viko, Manxonin, Montalen, Gramshin etj. Mbeten të rëndësishme kontributet e tij në albanologji dhe studimin e letrave shqipe. Ai u përpoq të ndërkombëtarizonte vlerat e Milosaut të De Radës, përktheu në anglisht Kronikë në gur të Kadaresë, e po ashtu i çeli me mjeshtëri shqipes një dritare për të parë dritën e lirikës latine dhe atë moderne europiane përmes përkthimesh brilante.

Ai korrigjoi gjithë përçudnimin që bëri imazhit letrar të Migjenit kritika e realizmit socialist, duke e sjellur atë në dimensionet e mohuara tek studimi “Miti i perëndimit tek poezia e Migjenit”, botuar fillimisht në frëngjisht e ribotuar tek kryevepra studimore e tij Trilogjia Albanika, botuar në 1978 në Mynih, në një kolanë studimesh albanologjike. Çka duhet theksuar është se pas vdekjes së Koliqit dhe Valentinit, Pipa dhe Camaj kanë mbajtur mbi supe gjithë peshën e albanologjisë në mërgim, siç e dëshmojnë veprat e shumta të tyre dhe vetë revista Albanika, të cilën ata e themeluan në fillim të viteve nëntëdhjetë.