Rruga e mundimshme drejt gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar në Greqi

E enjte, 25 Prill, 2024

Nuk e di sa hoqën dhe çfarë rruge ndoqën rilindësit për të ardhur tek Abetarja e parë dhe shkolla e parë shqipe.

Nuk e di se sa hoqën dhe çfarë rrugësh të ngushta malesh ndoqën Ndrec Ndue Gjoka dhe ata që e çuan afër zeros analfabetizmin shqiptar.

Në fakt kam parë disa filma e lexuar shumë libra dhe megjithatë e ndjej veten në boshllëk.

E ndjej se ATA kanë hequr shumë për t’i bërë shqiptarët ta shkruajnë e lexojnë gjuhën e bukur shqipe, ta ngjisin atë në nivel universitar (këtë vit mbushen 50 vjet Universitet Shqiptar! ).

E ndjej sepse prej vitesh jetoj dëshirën, punën dhe përpjekjet për shkollimin shqip në emigracion.

Kjo është edhe tema e këtyre shënimeve të jetuara.

Një ftesë e pritur prej kohësh

Në adresë të Jovan Mëhillit, Kryetar i Shoqërisë së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, vjen një ftesë. Ajo mban datën 29 qershor 2007 dhe është firmosur nga Suzana Tabaku, drejtore e Drejtorisë së Kurrikulës në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Shqipërisë.

Në ftesë thuhet: “ Në datat 23 -27 korrik 2007, në qytetin e Durrësit do të zhvillohet një seminar trajnimi me mësuesit që japin mësimin plotësues në gjuhën amëtare për fëmijët shqiptarë në emigracion. Seminari i trajnimit është një bashkëpunim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ”.

Bukur ! Më në fund diçka e lavdërueshme, pak dritë mbi një problem të lakuar prej vitesh…

Pak histori

Më ka qëlluar që të jem i pranishëm në hapat e parë për organizimin e shkollimit shqip të emigrantëve të vegjël në Greqi, të ndjek në një takim me ambasadorin Robo nismëtarët e parë, madje tu bëj atyre edhe një fotografi para Ambasadës sonë në Athinë. Kjo kohë lidhet me marsin e vitit 1998, me Ditën e Mësuesit, me kohën kur doli ligji i parë për legalizimin e emigrantëve shqiptarë.

Në një dokument me titull “Të mësojmë të shkruajmë e lexojmë gjuhën e nënës” të 7 marsit 1998, firmosur nga grupi nismëtar i përbërë nga Jovan Mëhilli, Evanthi Loli, Natasha Ashiku, Bukurie Kodra dhe Thanas Mica thuhet:

“ Sot, më 7 mars 1998, këtu, në Athinë, në kuadrin e përvjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, një grup arsimtarësh me përvojë të gjatë në arsim, njerëz të dashuruar pas profesionit të mësuesit, emigrantë me banim në Athinë, formuam GRUPIN NISMËTAR TË MËSUESVE për tu mësuar fëmijëve të emigrantëve të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e bukur shqipe, në gjuhën e nënës.

Përballë realitetit të hidhur kur fëmijët e moshës 6 – 10 vjeç nuk dinë të shkruajnë e lexojnë shqip as emrin e tyre, janë të privuar nga njohja e vendit të tyre Shqipërisë, nuk dinë të këndojnë Himnin e Flamurit Kombëtar, që ky brez të mos bëhet një “brez i humbur”, që nesër të mos kthehet në vendin e vet analfabet dhe i paaftë për tu integruar në jetën shqiptare NE, një grup arsimtarësh me përvojë, vendosëm të punojmë për hapjen e shkollave shqipe në Athinë…”

Dokumenti iu përcoll asokohe Ministrisë së Arsimit, Komisionit për Arsimin pranë Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ambasadës Shqiptare në Athinë etj., në shpresë të ndihmës së tyre për shkollimin e fëmijëve në emigracion.

Në një informacion që mban datën 7 shtator 2000 në adresë të  Institutit të Diasporës në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, zotit Shefik Osmani, profesor, doktor i shkencave pedagogjike, Kryetar i Grupit të punës për problemin e arsimit në Diasporë thuhet:

“Nga testimet që kemi bërë rezulton se në të gjithë territorin e Greqisë gjendet afërsisht 25.000 fëmijë të moshës 6 – 12 vjeç prej të cilëve rreth 7000 fëmijë nuk dinë të shkruajnë e lexojnë gjuhën shqipe. Nga këta afër 1.500 fëmijë e flasin shumë pak gjuhën shqipe për të mos thënë fare. Ushtrojnë punën e lypësit në forma të ndryshme 2.000 fëmijë. Janë të gjymtuar aksidentalisht, ose me qëllim për tu përdorur si lypsa 35 fëmijë të moshës nën 10 vjeç. Kontingjenti i mësuesve specialistë për ciklin e ulët i kalon 1.500 vetë.

Me qëllim që të realizojmë sa më shpejt hapjen e shkollave për mësimin plotësues të gjuhës shqipe me fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi jemi në pritje të na njoftoni sa më parë, nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Athinë njohjen tonë për formimin e një departamenti i cili të përfaqësojë zyrtarisht organizimin, funksionimin, kontrollin e ndihmën profesionale, pasqyrimin e dokumentacionit, bisedimet me autoritetet qeveritare greke etj., për mbarëvajtjen e shkollës shqipe “

Informacioni është firmosur nga Jovan Mëhilli, Përgjegjës i grupit nismëtar të mësuesve specialistë.

Nga ditari i gazetarit, nga kronikat e reportazhet e përcjella shtypit në këto vite qëndrimi në emigracion, shkëputa disa fragmente.

I shkëputa me lutjen që në vijim, mësuesit, pjesë e nismës së madhe për tu mësuar fëmijëve të shkruajnë, lexojnë e këndojnë shqip, të na përcjellin përvojën dhe fragmente nga ditari  i punës së tyre, si pjesë kjo e historisë së shkollimit shqip të fëmijëve në emigracion. Është koha për të hapur fletët e historisë e për t’i shkruar ato në kohën e tashme…

Të mësojmë të shkruajmë e lexojmë gjuhën e nënës

Sot, më 7 mars 1998, këtu, në Athinë, në kuadrin e përvjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, një grup arsimtarësh me përvojë të gjatë në arsim, njerëz të dashuruar pas profesionit të mësuesit, emigrantë me banim në Athinë, formuan GRUPIN NISMËTAR TË MËSUESVE për tu mësuar fëmijëve të emigrantëve të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e bukur shqipe, në gjuhën e nënës.

Përballë realitetit të hidhur kur fëmijët e moshës 6 – 10 vjeç nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë shqip as emrin e tyre, janë të privuar nga njohja e vendit të tyre, Shqipërisë, nuk dinë të këndojnë Himnin e Flamurit Kombëtar, që ky brez të mos bëhet një “ brez i humbur “, që nesër të mos kthehet në vendin e vet analfabet dhe i paaftë për tu integruar në jetën shqiptare NE, një grup arsimtarësh me përvojë, vendosëm të punojmë për hapjen e shkollave shqipe në Athinë.

Grupi nismëtar, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në Tiranë dhe institucionet e tjera merr përsipër organizimin dhe funksionimin në nivele bashkëkohore të arsimimit shqip të fëmijëve me banim të përkohshëm në Greqi në nivel të Ciklit të Ulët të Shkollës Tetëvjeçare.

Grupi ka filluar punën për evidentimin e kontingjentit të nxënësve të moshës mbi 6 vjeç në lagje të ndryshme të Athinës dhe të Pireut, evidentimin e mësuesve me përvojë të gjatë në dhënien e mësimit në Ciklin e Ulët, gjetjen e mjediseve për dhënien e mësimit etj. Po mundohemi që studimin ta shtrijmë edhe në zona të tjera të Greqisë si në Selanik, Janinë, Patra, Larisa, Kretë etj. Për këtë po punohet sipas një programi që i bashkëngjitet këtij materiali.

Në nismën tonë kemi gjetur mbështetjen e shoqatave dhe të tubimeve të tjera shqiptare që veprojnë në Greqi. Kemi përkrahje të  plotë e të gjithanshme me Ambasadën Shqiptare në Athinë e cila është kthyer në një vatër të ngrohtë për emigrantët shqiptarë dhe përkrahëse të nismave tona,

Nisma jonë do të jetë e plotë dhe do të marrë vrull në se Ju, brenda ligjeve të shtetit shqiptar dhe ligjeve ndërkombëtare do të na përkrahni dhe do të na jepni të gjithë ndihmën e nevojshme për plotësimin e nismës sonë, detyrim që ne brezi i vjetër i mësuesve ia kemi borxh brezit të ri që jeton larg vendit të vet të dashur, Shqipërisë.

Ne shprehim besimin se Ministria e Arsimit, vetë Ministri i cili ka bërë miq të shumtë veçanërisht në drejtim të veprimtarive për Kosovën, do të na përkrahin në të gjitha drejtimet dhe do të na konsiderojnë pjesë të armatës së madhe të mësuesve shqiptarë që punojnë pa u lodhur për arsimimin e brezit të ri. Ne gjykojmë se ka ardhur koha që në Ministrinë e Arsimit të krijohet një drejtori e veçantë e cila të merret me arsimimin në shqip të fëmijëve të emigrantëve në Greqi, Itali, Gjermani etj. Ky do të ishte një veprim jo vetëm human por edhe një detyrim kombëtar.

Ne shprehim besimin se Komision i për Arsim pranë Kuvendit Popullor do të iniciojë ligje të veçanta për shkollimin e fëmijëve të emigrantëve.

Ne besojmë se Kryeministri dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë qenë vetë pedagogë, do të ndihmojnë për këtë dhe do të përdorin autoritetin e tyre që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën shqipe dhe të integrohen në jetën shqiptare si të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.

GRUPI NISMËTAR

JOVAN MËHILLI           EVANTHI LOLI             NATASHA ASHIKU

BUKURIE KODRA                   THANAS MICI

Botuar në shtypin e kohës
Marrë nga libri “Rilindësit e kohës sonë”, botim 2008

///

“Rruga e mundimshme drejt gjuhës shqipe” do të jetë një rubrikë e përhershme në Diaspora Shqiptare.

Ftojmë të gjithë mësuesit shqiptarë në Diasporë të ndajnë me lexuesin historitë e tyre të mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitet.