Skuadra e Diasporës shqiptare në Romë pjesë e turneut të futbollit Mundialido

E premte, 19 Prill, 2024

Në Romë pandemia Covid-19 nuk e ka ndalur dot një rrugëtim sportiv interesant, që dëshmon për pasionin e protagonistëve e sheh prej vitesh një Kombëtare shqiptarësh pjesëmarrëse të rregullt të turneut sportiv Mundialido. Prej vitit 1999 ky turne, projekt i rëndësishëm ndërmjetësimi kulturor, organizohet duke kundërvënë në fushën e blertë skuadra të huajsh rezidentë në Itali e me prejardhje nga gjithë kontinentet. Futbolli është një gjuhë universale që terreni i gjelbër e njehson për të gjithë aktorët e tij dhe kthehet veçanërisht në evente të tilla në një mjet të rëndësishëm integrimi shumëkulturor. Shqipëria, futur në grupin A, mori pjesë këtë muaj në edicionin e turneut për vitin 2020. Fatkeqësisht nuk arriti ta kalonte fazën e grupeve.

Edvaldo Begotaraj, psikolog prej dy vitesh është nismëtari i organizimit të ekipit të Shqipërisë. Përfaqësuesja shqiptare e këtij edicioni ishte ndër ekipet e para që u regjistrua në këtë event, që në shkurt 2020. Pavarësisht pandemisë në vazhdim, organizimi praktik u bë i mundur në sajë të bashkërendimit efikas të kapitenit Klodian Spahiu me stafin drejtues përbërë nga Erion Kopani, Arben Pulaha e Ndriçim Ymeri.

Shqipëria e Mundialidove fillesat i ka në fillim të shekullit të ri, kur rritja e konsiderueshme e bashkësisë studentore shqiptare në Itali mundësoi edhe ngritjen e një ekipi shqiptar, bazuar në entuziazmin e pasionin e këtyre të rinjve. Më pas Edvaldo thekson rëndësinë e grupit të viteve të shkuara (koordinuar nga Aldo Doda, diplomuar në Universitetin “La Sapienza” të Romës në Shkenca Politike), të cilët për vite me radhë ishin përcaktues në vazhdimësinë e ekzistencës së Kombëtares shqiptare.  Gjithashtu falenderon edhe pjesëmarrësit e 2020-s, duke veçuar si dukuri pozitive të organizimit të sivjetshëm bashkërendimin online e në prezencë midis strukturave drejtuese zinxhir, faktor efikas në komunikimin e rrjedhshëm.

“Në disa edicione skuadra e Shqipërisë ka arritur të kalojë dhe grupin, por me kalimin e kohës brezi i mëparshëm, sado në formë  filloi të ndjejë vitet mbi shpatulla. Nevojitej freskia fizike dhe rinovimi gradual i skuadrës: sivjet mosha mesatare kaloi në 30 vjeç prej 38 të vitit të kaluar” thotë ai. Kur i përmendim faktin se grupi nuk u kalua dot shpjegon: “Patjetër mund të dilnim më mirë por, për shkak të Covid-19, kishim mungesë në përgatitjen në fushë sepse nuk lejoheshin grumbullimet. Ishte i vështirë organizimi i skuadrës në fushë, është vepruar kryesisht në letër duke bërë skema tekniko-taktike. Ndërkohë lojtarët janë përpjekur të ruajnë formën fizike individualisht duke ushtruar jogging e tenis”.

Skuadra shqiptare në këtë edicion përbëhej nga 22 lojtarë. Shqipëria luajti ndeshjen e parë ndaj Madagaskarit, duke humbur në fushë 4-1. Afrikanët ishin më të pranishëm pranë portës ballkanase, duke detyruar portierin Ndriçim Ymeri të kryejë një superpritje ndaj një gjuajtjeje afër. Golin shqiptar e shënoi Damiano Buci nën asist të qendërsulmuesit Ermelino Bundo.  Shqipëria fitoi 3 pikët në tavolinë sepse skuadra afrikane kreu një zëvendësim të palejuar nga rregullorja.

Ndaj Hondurasit një humbje e dhimbshme 10-1, duke pësuar 5 gola në çdo pjesë. Golin shqiptar e shënoi me penallti Ermelino Bundo.

Ndeshja e fundit në grup ishte më e vështira në letër: përballë Brazili, kampion i edicionit 2019. Kariokat luajtën pjesën dërrmuese të ndeshjes me 10 lojtarë për shkak të një kartoni të kuq marrë në fillim të ndeshjes thriller. Ishte ndeshja e saj më e mirë në krejt turneun: të paktën 3 raste të pastra, karakter e personalitet – tregues të faktit se forma fizike e psikologjike ishte në fazë rritëse. Eliminimi nuk u evitua por bazat për një 2021 më pozitiv nuk mungojnë.

Thanas Zyba, grintoz e i keqardhur nga eliminimi thote: “Mundialidon e mbyllim jo në mënyrën më të mirë. Si vit i parë që merrja pjesë nuk jam i pakënaqur, madje arrita edhe të shënoja. Gjithashtu arrita të njoh pjesën tjetër të skuadrës. Jemi gati të marrim pjesë në edicionin tjetër, duke shpresuar të jemi më të përgatitur mendërisht e fizikisht. Mund të arrinim shumë më tepër.”

Ndersa Edvaldo e mbyll bisedën me tone të qeta, duke ritheksuar olimpikisht rëndësinë e pjesëmarrjes shqiptare në një turne ndërkombëtar. Për vitin tjetër “Synimi është që të rritet cilësia e të kalojmë grupin, të paraqitemi me një ekip më të konsoliduar, duke shfrytëzuar bazën e të rinjve që u afruan për herë të parë këtë vit”. Nën ngulmimin tonë veçon një emër si pikë referimi për të ardhmen shqiptare në Mundialido: mesfushori ofensiv Arben Pulaha. diasporashqiptare.al