Arbëresh / Mario Massaro, rilindësi i fundit i Kieutit

E premte, 26 Prill, 2024

Mario Massaro u lind më 10 shtator të vitit 1940 në Qefti (Kieuti) apo Chieuti (Foggia) siç e quajnë italianët. Ai lindi, jetoi dhe jeton sot e kësaj ditë në katundin e tij të lindjes në Qefti (Kieuti) edhe atë në adresën Via del Mare nr. 4. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Fakultetin Pedagogjik e mbaroi më 28 qershor të vitit 1968, në Universitetin Urbino, në këtë Universitet me sukses e mbarojti tezën “Kieuti, koloni shqiptare”. Pas përfundimit të studimeve u punësua në shkollën e mesme të Kieuti. Në këtë shkollë ligjëroi lëndët: gjuhën italiane, gjuhë latine, histori dhe gjeografi. Në këtë shkollë punoi gjatë derisa doli në pension. Si profesor në shkollën e mesme Mario Massaro, ka organizuar shumë aktivitete kulturore. Ka mbajtur kursin e gjuhës arbëreshe për nxënësit dhe mësimdhënësit arbëreshë e italianë të interesuar. Në fund të vitit shkollor me nxënësit organizonte shfaqje të ndryshme teatrale. Me dashuri të madhe ai ligjëronte për gjuhën dhe kulturën arbëreshe jo vetëm në Qefti, në vendlindjen e tij por edhe në Kazallveq, një fshat ky arbëresh, si për të rinjtë ashtu edhe për mësuesit.

Ka mbajtur fjalimin mbi pesëqindvjetori e vdekjes së Skënderbeut në Kieuti. Prof. Mario ka dhe një meritë të veçantë sepse ai është më meritori që i dha emrin e Skënderbeut sheshit kryesor të fshatit i tij Qeftit. Ka krijuar Shoqatën kulturore arbëreshe dhe Grupin folklorik “Gjaku i shprishur” me veshje tradicionale dhe ka qenë kryetar i saj për shumë vjet dhe është sot e kësaj dite. Ka nxitur në Kieuti kuvendin kombëtar mbi Mbrojtjen dhe legjislacionin e pakicave gjuhësore në Itali. Ka ndihmuar marrëdhëniet kulturore jo vetëm midis fshatrave arbrëreshe por edhe me Ansamble të Këngëve dhe Valleve nga Tirana (Shqipëri). Ka marrë pjesë me grupin folklorik “Valle arbëreshe” në Kalabri dhe ka organizuar festat e Vëllazërisë në Kieuti. Ka qenë pjesëmarrës në Seminarin ndërkombëtar për Gjuhën, Lëtërsinë dhe Kulturën shqiptare në Universitetin e Prishtinës (Kosovë) për gjashtë vjet. Në këtë seminar ka mbajtur disa ligjerata për historinë, gjuhësinë, etnologjinë, folklorin dhe kulturën e arbëreshëve. Prof. Mario Massaron tre herë rresht, tre mandate populli e ka zgjedhur Kryetar të bashkisë së Kieutit.

Ka qënë përgjegjësi i Sportelit gjuhësor të Bashkisë së Kazallveqit dhe të Kieutit për shumë vjet dhe bashkëpunëtor në Sportelin gjuhësor Provincial të Foxhës, e për këtë ka përgatitur edhe një libër të vogël “Udhëzues turistik” për fshatrat në të cilat ruhet gjuha e minoritetit arbëresh në Kapitanatë (Prov. Foggia). Është autor i një Monografie mbi Kieutin “Qefti dhe e folmja e tij” 2013, fq. 560, i një “Fjalor krahasues të të folmeve arbëreshe të Kazallveqit dhe të Kieutit”. Ai shkroi dhe një “Abetare” për të lexuar dhe shkruar arbërishtja, një monografi mbi Kazallveqit “Arbëreshët e Kazallveqit”, dhe ka gati për të botim librin nga folklori i pasur arbëresh “Lëtërsia popullore arbëreshe e Kieutit”.

Ka marrë pjesë me referime personale në mbledhje të shumta, për mbrojtjen dhe pasurinë gjuhësore – kulturore të arbëresheve që janë mbajtur në Itali. Ka qenë recensues i disa librave si p. sh.: “Arbëreshët e Portkanunit” të mjeshtrit Michele Flocco, “Fjalor arbëresh i Mulizit” të Pignoli Maria Luisa e Tartaglione Guido, “ Fjalor i Shën Marxanit” të prof. Gallo etj. Për shumë herë ka përkujtuar jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skanderbeut si dhe me rastin e 550 përvjetorit të heroit tonë të madh, veç kësaj ka folur edhe për praninë e arbëreshëve në Kapitanatës të provincës së Foxhias (Prov. Foggia). Organizon për çdo vit në muajin gusht “Koncertin e verës” me grupin e Shoqatës “Gjaku i shprishur”, jo vetëm në Kieuti por edhe në katundet tjerë arbëreshë. Mban çdo vit një kurs gjuhe për të ruajtur gjuhën amëtare të Kieutit. Është duke përgatitur një komedi me motive arbëreshe “Si bëhshi parëndati paja” për sivjet 2020 ose për vitin e ardhëshëm 2021. Prof. Mario Massaro ka pasur një aktivitet të gjatë dhe të dobishëm, qoftë si njeri, qoftë si mësimdhënës në shkollë, qoftë si administrues i kujdesshëm, i zgjuar, i ndjeshëm i Kieutit, për tri mandate në administratë, të gjitha punët i ka kryer në mënyrë serioze e tepër profesioniste, me zemër e i dashur për të gjithë.

Brazda që ka shënuar është e rëndësishme, sepse ka lënë gjurmë të thella jo vetëm me botimin e Fjalorit krahasues, që mbledh një pasuri fjalësh të mrekullueshme, të çmueshme, që i lihet trashëgim brezave të ardhshme trashëgim si një arkë plot thesare. Mbi të gjitha këto kryevepra e prof. Mario Massaros është monografia “Kieuti dhe e folmja e tij”, e cila është një krestomaci e vërtetë. E cila përfshinë historinë, gjuhën, folklorin, etnologjinë dhe kulturën e katundit të tij. Ajo përfaqëson edhe historinë njerzore dhe kulturore të autorit, që ka përfunduar një udhëtim të gjatë jetësor e tepër origjinal, gjuhësor dhe kulturor, një rrugë personale, familjare dhe përgjithësisht, që e ka ndihmuar ta pasurojë dhe ta kuptojë se ishte zotërues i një begatie të jashtëzakonshme, që ka ruajtur, dhe trashguar brez pas brezi fshati i tij i lindjes Qefti. Kjo ka qënë dëtyra që ai ka marrë përsipër dhe që i ka sjell gëzim. Një besim origjinal i tij, një fat i zakonshëm që ka ushtruar në familje, me të shoqen arbëreshe e dashur për të gjithë e cila shquhet si mikpritëse e shumë shqiptarëve nga trojet etnike shqiptare dhe me të bijtë të cilët e kanë adhuruar dhe e kanë përkrahur në punën e tij titanike, këtë pasion dhe vlerë njerëzore prof. Mario nuk ua përcolli vetëm fëmijëve të tij por edhe nxënsve dhe të gjithë njerëzve në rrethin dhe ambientin, në të cilin jetoi, jeton dhe vepron, kaq vjet pa u lodhur. Profesor Mario Massaro edhe pse në pension ai s’ resht së punuari. Ai me tërë qenien e tij njerëzore është angazhuar që të hulumtojë për historikun e Kieutit të tij të dashur.

Dhe ia ka arritur qëllimit. Në vjeshtën e këtij viti (2020) do të organizojë festën e madhe të 550 vjetorit të themelimit të fshatit të tij Kieuti (1470-2020), me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë së Klosit (Shqipëri), banorët e të cilit vend kanë ikur në Itali dhe kanë thelemuar fshatin e Kieutit. Jam i sigurtë se për këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për banorët e Kieutit në veçanti dhe për shqiptarët në përgjithësi, prof. Mario Massaro do të bashkëpunojë edhe me Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në Tiranë.