“Trashëgimia kulturore shqiptare në botë”, një ekspozitë fotografike virtuale

E hënë, 29 Prill, 2024

Ekspozita fotografike “Trashëgimia kulturore shqiptare në botë”, e cila u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në vitin 2018, në kuadër të “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore” mund të vizitohet virtualisht.

MHK bën ftesën për të parë këtë ekspozitë, e cila vjen në vijim dhe të atyre që janë prezantuar më parë virtualisht nga institucioni gjatë kësaj kohe. Muzeu Historik Kombëtar shprehet se shumë objekte të trashëgimisë kulturore gjenden të ekspozuara jashtë territoreve shqiptare. Sipas institucionit, objektet të cilat kanë origjinën si dhe certifikatën e autorësisë në Shqipëri, sot ndodhen në muzetë e shteteve të ndryshme të botës. “Për këtë arsye Muzeu Historik Kombëtar pikërisht në “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, në 29 shtator 2018 organizoi ekspozitën fotografike me titull “Trashëgimia kulturore shqiptare në botë””, bën me dije institucioni, ku ekspozita mund të ndiqet virtualisht, në faqen e tij në Facebook.

Ekspozita përmban foto të objekteve arkeologjike si Sarkofagun e Meleagrit, Stelën e Parmeniskut, Thesarin e Vrapit, Kokën e Aresit, monedha ilire etj.

Me interes të veçantë ishin shpata dhe përkrenarja e Gjergj Kastriot Skënderbeut si edhe armët e përdorura nga Ali Pashë Tepelena: pushka e gjatë karajfile, koburja dhe topuzi Skeptër.

Në ekspozitë nuk mungonin edhe objekte të ndryshme etnografike. Fotografitë e objekteve të paraqitura për publikun gjenden në muzetë më të mëdha të botës, si në Londër, në Vjenë, në Luvër, në Stamboll, në Janinë, në Athinë, në Nju-Jork, në Toronto etj.

Muzeu Historik Kombëtar në aktivitetin e tij synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, institucioni në faqen e tij shkruan se ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij. Sot