Dorëzohet drafti për “Zgjedhoren”, vota e Diasporës ndërhyrje emergjente në Kod

E martë, 14 Maj, 2024

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë u dorëzua sot në Kuvend, ndërkohë që mundëson dakordësinë politike të palëve për rregullat e lojës në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore të radhës, duke garantuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë aktorëve të jetës politike në Shqipëri.

Projektligji përbën ndërhyrjen legjislative në ligjin zgjedhor me synim plotësimin dhe zbatimin e kushteve të dakordësuara në marrëveshjen politike të datës 5 qershor 2020, të nënshkruar ndërmjet mazhorancës qeverisëse dhe partive politike të opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare.

“Për herë të parë në tekstin e një Kodi Zgjedhor, pavarësisht se është një temë e diskutuar gjatë në publik, vendosen dispozita normative që kanë të bëjnë me votimin nga jashtë të shtetasve shqiptarë. Hartimi i tyre është bërë i tillë që të mundësojë fleksibilitet dhe përshtatshmëri për KQZ-në dhe strukturat përbërëse të saj të detajojnë praktikën, procedurën dhe mënyrën e votimit nga jashtë, ndërkohë që Kodi Zgjedhor parashikon çështjet themelore të këtij votimi”, thuhet në relacionin shoqërues të këtij projektligji.

Gjithashtu, mbi bazën e dakordësisë politike është bërë ndryshimi i periudhës zgjedhore në të cilën mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore në Shqipëri. Me anë të ndryshimeve në Kod ligjërisht hapet rruga dhe mundësohet që në zgjedhjet më të afërta të përdoret teknologjia në zgjedhje.

Kodi parashikon që në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve në qendrën e votimit në të gjithë Shqipërinë dhe krijon hapësirën e nevojshme që KQZ të mund të ndërmarrë edhe projekte pilot për çështjet e votimit dhe numërimit elektronik. ATA

Më poshtë ndryshimet në projektligjin për Kodin Zgjedhor:

Amendamente Finale per Kuvend (1)

Relacioni per Kodin Zgjedhor (1)