Në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit midis kësaj biblioteke dhe Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).
Marrëveshja është nënshkruar nga Prof. Diana Kastrati, drejtoreshë Ekzekutive e QSPA-së dhe z. Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pritet që të dyja institucionet të bashkëpunojnë për shkëmbimin e literaturës shkencore në funksion të hulumtimit të autorëve dhe të të dhënave mbi Arbëreshët.
Gjithashtu, në qendër të marrëveshjes është edhe koordinimi në aspektin shkencor e profesional, në fushën e digjitalizimit të veprave mbi Arbëreshët, si dhe të veprimtarive të përbashkëta kulturoro-shkencore, mes të cilave shihet me përparësi promovimi i veprimtarive me karakter bibliografik, ekspozitave e botimeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.