Itali/ Sanatoria 2020, shtyhet deri më 15 gusht afati për paraqitjen e kërkesave

E diel, 23 Mars, 2025

Kërkesat për legalizimin e të huajve mund të paraqiten deri më 15 gusht 2020. Kështu ka vendosur Qeveria gjatë një mbledhjeje në të cilën u aprovuan edhe masa të tjera urgjente lidhur me mbrojtjen sociale të punonjësve dhe u zgjat afati për paraqitjen e kërkesave për Bonusin e Emergjencës (Reddito di emergenza).

Kështu, deri më 15 gusht do të mund të paraqiten qoftë kërkesat online të punëdhënësve për legalizimin e marrëdhënieve të punës, qoftë kërkesat pranë zyrave të postës nga anë e qytetarëve të huaj me lejeqëndrim të skaduar për t’u pajisur me një lejeqëndrim të përkohshëm.

Për më shumë informacione shko në:
Speciale sanatoria 2020 – Legalizimi i të huajve të parregullt

Shqiptari i Italisë

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.