Histori/ Kushe Mica, themeluesja e shkollës së parë për gratë e vajzat shqiptare

E hënë, 17 Mars, 2025

Më 16 qershor 1832 në Shkodër lindi Kushe Mica, themeluesja e shkollës së parë për gratë dhe vajzat shqiptare. Familja e saj, për arsye konflikti gjakmarrjeje, u zhvendosën në Shkodër nga Dukagjini. Filloi të jepte mësim në moshën 27-vjeçar.

Një grua e vetëmësuar, për dhjetë vjet studioi me farmacistin venecian Shjor Marko Rebeskin dhe u thellua në gjuhët frënge dhe italiane. Në vitin 1859, hapi shkollën e parë për gra në Shkodër, të quajtur Shkolla e Kushe Micës, ku jepej shkrim, lexim, numra (aritmetike), vizatim, këngë (muzikë) dhe punëdore.

Shkolla u mbyll në vitin 1904, 45 vite pas themelimit të saj. Nuk arriti të bëhej e njohur si shkolla e parë shqipe për arsyen se programi arsimor nuk ishte i dokumentuar dhe Kushe Mica nuk ishte në nivelin e duhur arsimor. Në foto shkolla e vajzave në Shkodër nga viti 1914.

Në mungesë të çfarëdo fotoje të Kushe Micës, foto të shkollës së vajzave në Shkodër e vitit 1914. Kultplus

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.