Austri / Një muze për arkitektin shqiptar Karl Gega

E martë, 23 Prill, 2024

Muzeu Ghega në Breitenstein në shtegun e shëtitjes hekurudhore pranë rrugës “Kalte Rinne” i kushtohet jetës së inxhinierit vizionar shqiptar, Karl Gega.

Krahina malore e Breitenstein-it ndodhet në ndarjen admninistrative të Austrisë së Ulët, në zonën e Semmeringut, që është klasifikuar Trashëgimi Kulturore Botërore, si rezulatat i infrastrukturës së vecantë hekurudhore që e përshkon malësinë në lartësitë 705 deri në 1.545 metra.

Hekurudha e parë malore, me famë botërore e projektuar dhe zbatuar nga Karl Gega, e përshkon tërë krahinën duke i bërë këto vende shumë tërheqëse për turistë nga e gjithë bota.

Në rrugën Kalte Rinne aty ku hekurudha përshkon një hark me gjatësi 184 metrash,  ngrihet muzeu i Karl Gegës i cili është rikonstruktuar dhe hapur për kureshtarët në vitin 2012. Shtëpia ku është vendosur muzeu, dikur “Wächterhaus Nr. 167” e sot Kalte Rinne 45, ka egzistuar që në vitet kur u ndërtua hekurudha dhe përdorej si strehim për rojet  apo mbikqyrësit e objektit.

Inxhinieri Karl Gega konsiderohet një mit në historinë e ndërtimit hekurudhor austriak, si një simbol i prezantimit të një dimensioni të ri të inxhinierisë. Hekurudha Semmering njihet si hekurudha më e famshme malore, duke iu referuar vështirësive të mëdha të dhëna nga territori në të cilin është ndërtuar.

Në Mürzusschlag mund të vizitohet muzeu kushtuar kësaj hekurudhe historike.

Hekurudha e Semeringut, një ndër sfidat më të mëdha të inxhinierisë së fundshekullit XIX, mban firmën e një prej arkitektëve më të njohur, gjeniun me prindër shqiptarë, Karl Gega.

Karl Gega lindi në Venedik me 10 janar 1802 dhe vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860. Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të larguar nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman.

Mbasi mbaroi studimet në kolegj për matematikë me rezultate të shkëlqyera, në moshën 15-vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës. Pas një viti u diplomua në degën e inxhinierisë. Në vitin 1819, kur sapo kishte mbushur 17-vjeç merr titullin “Doktor në matematikë”.

Iu kushtua maksimalisht ushtrimit praktik të inxhinierisë në shërbim të hekurudhave të Mbretërisë Lombardo-Venete (krahinë e Perandorisë Austriake), duke u marrë edhe me trasimin e rrugëve apo dhe ndërtimin e godinave të mëdha. Punoi në hapjen e rrugës së madhe malore në provincën e Belunos.

Gjatë periudhës 1824-30 në provincën e Trevisos, në një pjesë rruge, mori përsipër të drejtonte edhe punimet hidraulike. Nga 1830-1833 ishte inxhinier në Rovigo dhe më pas  deri në vitit 1836, u caktua në departamentin e ujërave në drejtorinë e bujqësisë në Venedik. Në vitin 1840 u besua detyra e zëvendës drejtori në Drejtorinë e ndërtimeve për mbarë Tirolin.

Gjatë kesaj kohe,  projektoi rrugën malore që kalon nëpër Val Sugana. Më pas, atë që kalon nëpër Oberinnthal, tek Qafa e Finstermünsenit dhe bëri projektin e urës së varur mbi Etsh pranë Mores. Si inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndërtimeve, në vitin 1848 drejton ndërtimin e hekurudhave të Jugut deri në Laihah.

Gjatë kësaj periudhe, bëri një udhëtim të gjatë studimi në Gjermani, Belgjikë, Angli e Francë. Menjëherë pasi u kthye, hyri sërish në shërbimin e hekurudhave shtetërore dhe u mor me trasimin e linjës hekurudhore të Semmeringut, tunel i gjatë 1430 metra.

Asokohe diskutohej lidhur me mundësinë e trasimit të një hekurudhe me zbatim të thjeshtë. Kësaj zgjidhjeje ai iu kushtua pas një udhëtimi të ri në SHBA. Më 1849 mori detyrën e drejtorit të Seksionit të Ndërtimit të Hekurudhave dhe pas një viti, në 1850 drejtor i drejtorisë së përgjithshme për ndërtimin e hekurudhave shtetërore në Vjenë.