Biznesi, propozime për rimëkëmbjen: Fond garancie 500 mln euro, të hapet bursa

E shtunë, 27 Prill, 2024

Bizneset kanë hartuar një platformë me propozime konkrete se ku duhet të fokusohen masat me qëllim që të reduktohen pasojat e lëna nga COVID-19 teksa pritet që qeveria të  dalë me një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka ka propozuar vënien në dispozicion të një fondi garancie, zhvillimin e tregjeve të kapitalit, hapjen e bursës si dhe një amnisti fiskale gjithëpërfshirëse.

Lidhur me propozimin e qeverisë për heqjen e tatim-fitimit për bizneset me xhiro 0-14 milionë lekë si dhe diskutimet për heqjen e TVSH-së, Jaka thekson se do të kenë ndikim pozitiv direkt tek bizneset.

Jaka ndër të tjera kërkoi një protokoll të unifikuar për bizneset në kushtet kur duhet të zbatojnë masat anti-covid, në mënyrë që sipërmarrja të mos rëndohet nga kostot, ose ato të merren përsipër nga qeveria. / SCAN