Sot 133 vite nga botimi i poemës “Kënga e sprasme e Balës“

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Poema “Kënga e sprasme e Balës“, kryevepra e Gavril Darës së Ri dhe një ndër kryeveprat e letërsisë sonë kombëtare është botuar 133 vjet më parë, pjesë-pjesë, në periodikun “Arbri i Ri” nga Zef Skiroi (Giuseppe Schirò), kurse e plotë doli në gjuhët italisht e shqip në revistën “La Nazione Albanese” (“Kombi shqiptar”) nga korriku i vitit 1900 e më tej. Si libër më vete, kjo poemë u botua në vitin 1906.

Gavril Dara mëtoi se kishte njohur në përmbledhjen me këngë popullore të gjyshit fragmente nga një poemë e lashtë epike shqiptare e një rapsodi malësor me emrin Balë. Kjo poemë në katër pjesë rrëfen për bëmat e Nik Petës dhe Pal Golemit, heronj shqiptarë gjatë periudhës së motit të madh të Skënderbeut.

Skiroi e cilësoi atë që mendohej si autor i kësaj poeme epike, me këto fjalë: “Bala ka qenë një luftëtar i lashtë ndër ata që, pas pushtimit të Shqipërisë, erdhën në Sicili dhe themeluan ngulimin e Pallacit. Pleqtë e moshuar e tregojnë si njeri kuqalash e harbut. Ai u ikte shokëve dhe kalonte ditë e muaj me radhë duke u endur nëpër malësi e duke hipur majave për të përshëndetur Shqipërinë. Kishte raste kur, në thellësi të pyjeve, fliste me veten dhe vajtonte për shokët e rinisë. Nganjëherë, kur dimri ishte i ashpër dhe malet e fushat i zbardhonte dëbora, ai ulej pranë zjarrit dhe u rrëfente fëmijëve e të rinjve bëmat e epokës për të cilën vajtonte. Ai ishte poet luftëtar, si Osiani, që jetoi i veçuar e i tërhequr në kujtimet e veta.”

Nuk vonoi shumë dhe u njoh se Kënga e sprasme e Balës, me nëntë këngët e saj, ishte e penës së vetë Gavril Darës. Fjalën që ai hedh sikur ka zbuluar fragmente të një poeme epike shqiptare të lashtë, mund ta konsiderojmë më shumë si një vlim romantik tipik për kohën sesa si sajesë me ndërgjegje. Cilatdo të kenë qenë synimet e autorit, poema nuk është pa merita letrare në vetvete dhe sidoqoftë ka unitet e harmoni më të madhe se veprat e paraardhësit dhe mësuesit të Darës, Jeronim De Radës.

Trajtimi me frymë heroike që ai i bën periudhës epike të historisë së Shqipërisë, ndonëse i paraqitur në një këndvështrim romantik që në letërsitë bashkëkohore do të vështrohej si i tepruar, është të paktën edhe më i kuptueshëm se endjet e ngatërruara poetike të De Radës te Milosao e te Serafina Thopia. Madje, Kënga e sprasme e Balës përbën diçka mjaft të këndshme për t’u lexuar nga radha e letërsisë romantike arbëreshe të shekullit të nëntëmbëdhjetë e për më tepër vazhdon të lexohet me ëndje edhe sot./ Redaktori.net  – Marrë me shkurtime nga autori Robert Elsie