Pasojat e Covid / Propozimet e Dhomës së Biznesit të Diasporës për KI-në

E diel, 5 Maj, 2024

Këshilli i Investimeve (KI) mbajti një mbledhje plenare përmes platformës Zoom për të diskutuar sugjerimet kryesore të biznesit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas COVID-19. Në takim morën pjesë të gjithë anëtarët e KI (institucionet shtetërore, anëtarët e biznesit dhe partnerët kryesorë për zhvillim), si edhe përfaqësues të tjerë të lartë nga shoqatat e biznesit dhe komuniteti i donatorëve si Ambasada Zvicerane, Ambasada Austriake, Ambasada Gjermane, OSBE, USAID, GIZ, UN etj. në rolin e vëzhguesit.

Në fjalën e saj, Ministrja Anila Denaj dha një përmbledhje të situatës së përgjithshme makroekonomike në Shqipëri, përfshirë zhvillimet e fundit në kontekstin ndërkombëtar. Ajo theksoi edhe faktorët e drejtpërdrejtë që do të ndikojnë ekonominë shqiptare, në veçanti rënia ekonomike e partnerëve kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe pasojat e tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019. Në këtë kontekst, Ministrja informoi se është rishikuar kuadri makroekonomi e fiskal dhe rrjedhimisht do të ketë edhe një rishikim të dytë të buxhetit bazuar në një parashikim për rënien ekonomike të Shqipërisë nga -2% në -5%. Znj.Denaj, gjithashtu informoi mbi propozimet e MFE drejtuar qeverisë për të adresuar rimëkëmbjen ekonomike në të ardhmen e afërt, si strategjia afatmesme e të ardhurave dhe masat e zhvillimit ekonomik me fokus NVM-me, sektorët prioritarë dhe punësimin. Ajo informoi se Këshillit të Investimeve iu kërkua të bëjë një përmbledhje të propozimeve konkrete të biznesit me aktivitet në sektorë të ndryshëm ekonomik, për të bërë të mundur që Plani i Rimëkëmbjes të përfshijë edhe disa nga këto propozime. Kjo është në përputhje të plotë me ambicjet dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të paraqitur brenda muajit qershor 2020, planin e rimëkëmbjes ekonomike dhe më konkretisht, rimëkëmbjen e sektorëve prioritarë si turizmi dhe industria përpunuese.

I pranishëm në këtë takim virtual kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Ardian Lekaj tha se në vëmendjen e Dhomës së Biznesit të Diasporës, duke u bazuar edhe në strategjinë e zhvillimit të qendrueshëm, qëndron krijimi i një grupi ekspertësh për hartimin e një strategjie për rimëkëmbjen. Gjithashtu ai sugjeroi edhe krijimin e një agjensie që do të kontrollojë tregun e brendshëm dhe rregullat e lojës që do rrjedhin nga strategjia e rimëkëmbjes.

“Ndërsa si iniciativa me impakt afatmesëm mund të konsiderohet  ndërtimi i një Modeli Ekonomik Kombëtar, ku të përfshihet qartë reforma fiskale dhe ajo administrative. Lufta kundër informalitetit dhe korrupsionit duhet të jetë një prioritet së bashku me politikat për inkurajimin e investimeve nga Diaspora”, tha ai.

Gjithashtu kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës sugjeroi edhe disa paketa lehtësuese për turizmin, i cili është edhe një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare.

“Për të mbështetur turizmin mund të blihen kupona dhe për pushime dhe tu jepen familjeve në nevojë dhe të goditura nga tërmeti dhe Covid. Nisur nga eksperienca e anëtarëve të Diasporës në Maqedoni mund të shpërndahen për familjet në nevoje dhe pensionistët, kupona të supermarketeve vetëm për blerjen e produkteve ushqimore dhe detergjente”, propozoi Lekaj.

Ndërsa theksoi se edhe në bujqësi ku punon shumica e popullsisë duhen ndërmarrë masa afatshkurtra si psh blerja e stoqeve të prodhuara nga fermerët, kredi pa interes për ta etj. Si dhe të zhvillohet me tej strategjia: Albania the Gateway to Balkan

Përfaqësuesit e partnerëve për zhvillim këshilluan rimëkëmbjen e ekonomisë në këndvështrimin e plotë të sistemit, duke menduar në mënyrë strategjike në planin afatgjatë, si dhe duke mbajtur një fokus në reformat e krijuara më parë, si formalizimin e ekonomisë.