Nilo Katalano, misionari i gjuhës shqipe dhe dorëshkrimet e tij mbi arbëreshët

E premte, 17 Maj, 2024

Nilo Katalano (1637-1694) ishte studiues dhe kontribues për përhapje e gjuhës shqipe.

Lindi në rrethinat e Mesinës afër Sicilisë. Që në moshën 22-vjeçare nisi jetën murgare në manastirin e njohur të Grotaferratës pranë Romës, ku punuan e studiuan arbëreshë të njohur. Atje mësoi edhe greqishten e re dhe të vjetrën; me sa duket edhe shqipen. Në Mezzoiuso (Munxifsi), fshat arbëresh, praktikoi shqipen mes viteve ’60 të shek. XVII. Mbas një çerek shekulli rikthehet në atë komunitet arbëresh.

Me librat e botuar deri në atë kohë mësoi shqipen e shkruar të dialektit verior. Kjo i krijoi mundësinë të dallojë qartë afrinë mes dy dialekteve. Jeta shkencore e murgare e përgatiti Catalano-n për misionin bazilian të Himarës. Nga papa mori titullin e lartë të peshkopit të Durrësit (1693). Po atë vit filloi misionin në Himarë. Predikoi edhe në zonat në brendësi të vendit, deri në Kuç e Zhulat, ku zgjerohej kjo krahinë. Në krye të misionit çeli shkolla në të cilat mësohej shqip doktrina e krishterë, fillimisht në Dhërmi, ku vinin nxënës edhe nga thellësia e Labërisë, madje edhe nga Vithkuqi i Korçës. Mësoheshin edhe lëndë reale si aritmetika etj. Vdiq dhe u varros në Dhërmi.

Nga Catalano mbeti një fjalor dorëshkrim shqip-italisht e italisht-shqip, Vocabolario albanese – italiano ed italiano – albanese, shkruar, sipas traditës së atëhershme të botimeve shqipe, me alfabetin e Veriut. Dy veprat nuk njihen drejtpërdrejt nga studiuesit e sotëm. Dorëshkrimet mbas një rruge të gjatë, i pati në bibliotekën e tij edhe Zef Skiroi. Sot ndodhen në Universitetin e Kozencës. U pasuan nga një Sprovë gramatike e shqipes me pjesë nga Bogdani, poezi arbëreshe etj., me rëndësi për gjurmët e para të gramatologjisë dhe leksikografisë shqiptare. Citohet dhe përshkruhet ende sipas të dhënave të tërthorta. Gramatika i shërbeu për shkollën shqipe të Himarës.

Veprimtaria pastorale dhe ekumenike e Catalano-s përfundoi me vdekjen e tij në maj të vitit 1694. Trupi i tij u varros me praninë e të gjithë priftërinjve të zonës në kishën e shën Thanasit, ku ai kishte shërbyer për gjithë ato vite. Pas më se tre shekujsh kujtimi i këtij burri dhe i veprës së tij, që na dëshmohet nga dokumente të shumta arkivore dhe nga disa libra të botuar gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, na vë përpara një urdhërese morale dhe kulturore: të vëmë në vend të vërtetën historike kundër çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar dhe përdhosur atë./Redaktori.net