SHBA / Vatra dhe fushata historike për shpëtimin e Shqipërisë

E premte, 17 Maj, 2024

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” po e ndiqte me shqetësim teatrin e zhvillimeve luftarake gjatë Luftës së Parë Botërore, veçanërisht në Ballkan, ku fqinjët kishin synim të copwtonin Shqipërinë. Vatranët nuk qëndruan duarkryq. Që më 1916, “Vatra” nisi organizimin e shërbimit diplomatik, duke i vënë një rrogë mujore rreth 1600 frangash delegatit të saj në Londër, Mehmet Bej Konica, duke emëruar ambasador (apo delegate të Vatrës), Mithat Frasheri, dr. Mihal Turtulli etj. Pagesa sigurohej përmes organizimit të “Dita e delegatit”. Po ashtu, gjatë vitit 1916 nisi pranë degëve të mëdha përgatitjet e trupave vullnetare të Vatrës për të qenë të gatshëm për mbrojtjen e kufijve jugorë.

“Vatra” dhe miqtë e saj në Europë e Washington po mendonin se si ta shpëtonin pavarësinë që realisht nuk ekzistonte më, mundësisht të kthenin territoret e humbura nga Konferenca e Londrës. Fundi i luftës nuk duhej ta gjente të papërgatitur Vatrën. Këtij qëllimi i shërbeu fushata e madhe për shpëtimin e Shqipërisë, e cila synonte për të organizuar lobimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë.

3 Qershori i vitit 1917 ka hyrë në historinë kombëtare si “Dita e shpëtimit të Shqipërisë nga shqiptarët e Amerikës”.
Shkak për lëvizjen shpëtimtare ishte raporti që Mehmet Konica, delegati i Vatrës për Evropën, me qendër në Londër, i dërgoi Vatrës në Boston, si dhe një letër mallëngjyese e delegatit tjetër të Vatrës në Gjenevë, Dr. Mihal Turtulli. Komisioni qendror i Vatrës, që në atë kohë drejtohej nga kryetari Kolë Tromara dhe sekretari Loni Kristo, mori në shqyrtim raportin dhe letrën në mbledhjen e pasdites të së dielës të 20 Majit, 1917. Raporti i Mehmet Konicës u hapi sytë vatranëve për gjendjen reale ku ishte Shqipëria, e kthyer në shesh lufte dhe pre e fqinjëve, që kërkonin t’i zhvatnin të tjera territore, në ato vite kaotike të Luftës së Parë Botërore. Përveç humbjeve të territoreve, që i kishte shkaktuar Konferenca e Londrës, paslufta shtonte pikëpyetjet për egzistencën e mëpastajme. Ndërsa letra mallëngjyese e delegatit të Vatrës në Zvicër, Dr. Mihal Turtulli, që shoqërohej edhe me njëmijë dollarë, ishte një thirrje që preku thellë zemrat e vatranëve.

Komisioni Qendror i Vatrës, pasi e lexoi letrën e Dr. Turtullit dhe raportin e delegatit Mehmet Bej Konica, arriti në përfundimin se “Vatra” do të mbetej përgjithnjë e turpëruar në sytë e botës, po të mos i përgjigjej pozitivisht thirrjes për të nisur fushatën shpëtimtare.
-“Po! – iu përgjigjen vatranët thirrjes, ashtu si ua do nderi, trimërisht dhe me dorën hapur”- u shkrua në rekordin e mbajtur me 20 maj 1917.

Propozimi i Dr. Turtullit ishte që të mblidheshin së paku nja 40 mijë dollarë, që do të përdoreshin për shpëtimin e Shqipërisë, duke ngritur një Komision Shpëtimi.
Në mbledhjen e 20 majit, Komisioni Qëndror vendosi që të caktohej e diela e 3 qershorit 1917, për të nisur fushatën e madhe të shpëtimit të Shqipërisë, duke synuar mbledhjen e 40 mijë dollarëve, sa ç’propozonte Dr. Turtulli. Ftoheshin të gjitha degët e Federatës Pan shqiptare të Amerikës “VATRA”, të gjitha shoqëritë shqiptare, të gjitha shoqëritë fetare, kombëtare dhe të gjithë shqiptarët e Amerikës, që të bëheshin bashkë në qendrat, ku jetonin dhe, nën moton: “Të shpëtojmë Shqipërinë!” të jepnin kontribute sipas mundësive por, pa u kursyer. U ftuan gazetat dhe revistat shqiptare, të shpërndanin këtë mesazh kombëtar dhe të kontribuonin nën frymën e Rilindjes. Në thirrje ftoheshin shqiptarët e Amerikës që, së paku, të jepnin 10 dollarë e sipër për këtë fushatë.
Komisioni Qendror i Vatrës orientoi delegatin Mehmet bej Konica në bashkëpunim me Dr. Mihal Turtullin, të organizonin Komitetin e Shpëtimit Kombëtar në bashkëpunim me shqiptarët e Amerikës.
Vendimet u përcollën përmes mikut të sprovuar të shqiptarëve z. Aubrey Herbert.Në atë kohë Komisioni Qendror i Vatrës përbëhej nga këta atdhetarë :
Kolë Tromara – Kryetar i Vatrës,
Loni Kristo – Sekretar
Bahri Omari ishet kryeredaktor i Diellit.
Xhevat Harxhi, Aqif Përmeti, Emin Bilibashi dhe Fan S. Noli – ishin kontrollorë.

Letra që ngriti peshë shqiptarët e Amerikës

“Vatra” hartoi një letër-qarkore, firmosur nga Kolë Tromara dhe Loni Kristo, që ia adresuan të gjitha degëve të Vatrës (në atë kohë numëroheshin rreth 80 degë), shoqërive shqiptare, fshatare, fetare dhe patriotike, që vepronin në SH.B.A.. Në atë letër informoheshin shqiptarët se Atdheu ishte në rrezik të humbte pavarësinë e 1912-ës, prandaj kërkohej bashkim për ta shpëtuar Shqipërinë.
Letër-qarkorja nuk linte hapësirë për diskutim. Në të shkruhej shkoqur:
“Komisioni kërkon nga atdhetarët e Amerikës një gjë, për një qëllim, mbi të cilin s’ka bisedim.”…
Pra gjithçka ishte e vendosur, shuma duhej mbledhur medoemos. Komunikimi ishte i hapur:
“Na duhen para për të mbrojtur të drejtat tona, për të fituar një Shqipëri të lirë dhe të madhe, për të organizuar Atdheun tonë, pas çlirimit. S’ka bisedim mbi këtë pikë!” Ky ishte urdhëri i Atdheut.
Gjithçka ishte përcjellë në mënyrën urdhërore, pa vënë në dyshim realizimin. Komisioni arsyetonte:
“Çdo shqiptar i mirë e ka për detyrë të bëjë sakrificë për këtë qëllim të shenjtë për shpëtimin e Shqipërisë. As mbi këtë pikë s’ka bisedim!”
Pra, shqiptarët viheshin para faktit të kryer, pa patur nevojë për negociata e pa diskutime.
Komisioni arsyetonte se në Amerikë ishin në atë kohë rreth 50 mijë shqiptarë, por vetëm një pjesë e vogël e këtij numri ishte e gatëshme për sakrificë. Komisioni përllogariste rreth 3 mijë vetë të përfshirë në këtë aksion kombëtar, por parashikimi u tejkalua. Rreth 5 mijë vetë u bënë pjesë e fushatës, ku, natyrisht, prinë vatranët.

Thirrja e kuvendit të Vatrës

Kuvendi i Federatës “Vatra” i motit 1917, lëshoi këtë thirrje, para se të niste fushata e 3 Qershorit:
“Shqipëria është e rrethuar prej armiqsh, që duan ta copëtojnë. Shpëtimin e saj e pret vetëm nga bijtë e saj fisnikë të Amerikës. Asnjë i huaj s’mund të na japë Lirinë dhe Indipendencën, të cilat duhet t’i fitojmë me duart tona, me djersën dhe gjakun tonë dhe me delegatët tanë të zgjedhur lirisht me zërin e popullit. Ndihni pra të gjithë, me sa të mundni! Mos dëgjoni fjalët e gabuara të njërit, apo tjetrit, por dëgjoni zërin e delegatëve tuaj të besuar, që dërguat në Kuvendin e Federatës tuaj të Madhe.”
“Vatra” informonte anëtarësinë:
“I pamë punët e delegatit tonë, z. Mehmed Bej Konitza; I gjetëm të mira me një zë dhe prapë me një zë vendosëm t’i japim dy shokë të tjerë, Dr. Turtullin dhe Nikoll Kasneci. Jemi të bindur, që këta delegatë do të bëjnë detyrën e tyre, po t’u japim “armë të mira” (dollarë) dhe sa t’u duhen. Ndihmoni pra pa u kursyer, që të shpëtojmë Shqipërinë nga mjerimet dhe ta trashëgojmë për veten tonë dhe për bijtë tanë dheun e lavdëruar të Skënderbeut.
Jepni qesen dhe shpirtin për Shqipërinë e lirë dhe të madhe! O burrani!”
Në fund firmosnin:
Kryetari i Kuvendit: Hasan Bitincka
Sekretari: Ndreko Stavro
Komisioni:
Kolë Tromara, Loni Kristo, Fan S. Noli, Xhevat Harxhi, Aqif Përmeti, Emin Bilibashi.
Më pas vinin emrat e delegatëve të Kuvendit: Bahri Omari, Kostaq Leçishti, Mina Grameno, Spiro K. Lubonja, Josif Pani, Ilias J. Përmeti, Stire Luka, Shefki Aliko, Mustafa S. Leshnja, D.J. Tushemishti, Foto Dukati, Koto Trebicka, Vangjel Spiro, Qani Bilishti, Duro Tabaku, Sadik Duro, Misto Papa, Vangjel Miller, Nico V. Grabocka, Marko Adams, Veli Harshova, Matto Tasi, George Luarasi, Angelo Sotir, Kolë Rodhe, Stathi Suli, Hajrulla Starja, Maliq Picari, Llambi Kreshpani, Andrea Kristo, Shefqet Frashëri, S. Blushi, Kostë Çekrezi, Adem Vishoshica, Faik Babani.

Perëndia zgjodhi shqiptarët e Amerikës si shpëtimtarë të Shqipërisë

Kryetari i Vatrës Kolë Tromara dhe Sekretari Loni Kristo, para fushatës e nisnin mesazhin drejtuar shqiptarëve të Amerikës, botuar në Gazetën “Dielli” e “Vullnetari” dhe shtypin tjetër të shqiptarëve të Amerikës, me thënien e Dr. Turtullit në letrën drejtuar Vatrës: “Çlirimi dhe e ardhmja e Shqipërisë varen nga shqiptarët e Amerikës”.
Drejtuesit e Vatrës arsyetonin:
“Domethënë, ne vatranët dhe të gjithë shqiptarët e Amerikës, mund ta shpëtojmë Shqipërinë nga robëria dhe nga coptimi dhe t’i japim Atdheut tonë lirinë e kufijtë e vet kombëtarë nga Veriu, Jugu, Lindja dhe nga Perëndimi. Ne mund ta madhojmë Shqipërinë e Konferencës së Londrës, duke fituar nga Konferenca e Paqes copërat e Atdheut, që na rrëmbyen fqinjët lakmonjës, duke marrë që tani masat, që ta mbrojmë nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.”
Kryetari Tromara dhe Sekretari Kristo, i prekën në shpirtra shqiptarët e Amerikës, tek shkruanin:
“Perëndia na zgjodhi ne, Shqiptarët e Amerikës, si shpëtimtarë të Shqipërisë. Shqipëria jonë e pret shpëtimin dhe sigurimin e saj nga ne. S’ka shpresë nga ndonjë tjetër. Kështu na porositi Dr. Turtulli.”
Përse i duheshin Vatrës paratë e shqiptarëve të Amerikës, e sqaron mesazhi, përcjellë vatranëve dhe tërë shqiptarëve të Amerikës:
“Delegati i Vatrës, Mehmet Bej Konica dhe Dr. Mihal Turtulli, na e tregojnë se si ta shpëtojmë Shqipërinë. Duhet të dërgojmë delegatë nëpër Evropë, që të flasin e të mbrojnë Shqipërinë. Këta delegatë dhe të tjerë personalitete të zotë dhe miq të shqiptarëve, të shkojnë në Konferencën e Paqës dhe të kërkojnë me argumenta një Shqipëri të lirë me kufinjtë e saj ethnografikë. Këta shqiptarë të zotë, më pastaj, të kthehen dhe të bëjnë Shqipërinë për shqiptarët. Për ta nisur këtë punë do të duhen së paku 40 mijë dollarë, na thotë Dr. Turtulli dhe ai vetë jep shembullin: “Duke na dërguar 1,000 dollarë, ndërkohë që do të mjaftonte që shqiptarët e Amerikës të dhuronin secili nga 10 dollarë.” Po ia nisim, – shkruajnë drejtuesit e Vatrës, – që sot, kështu e do nderi dhe detyra e shqiptarëve të Amerikës.”
Ata shtronin pyetjen:
“Cili shqiptar i mirë, që i dhimbet Atdheu i mjeruar, nuk e do çlirimin, zgjerimin dhe sigurimin e Shqipërisë? Cili shqiptar i mirë, që i dhimbet shpirti për vëllezërit e robëruar, nuk do që ta kemi Kosovën, Toskërinë dhe Çamërinë?
Cili shqiptar i mirë nuk jep, jo vetëm qesen, po dhe shpirtin e tij për qëllimin e shenjtë? Ai që rri dhe diskuton këto pyetje, s’mund të jetë shqiptar i mirë dhe me këta s’kemi punë! E vetmja pyetje që do të bëjnë atdhetarët e mirë dhe fisnikë të Amerikës duhet të jetë: KUR? dhe SA?

Kur?
“3 qershor, në Ditën e Shpëtimit të Shqipërisë. Të gjithë bashkë, shoqërisht, si në kohë lufte me Flamurin përpara, një tok këtu, një tok atje, si taborë të një ushtrie që mblidhen, kur i thërret Trumbeta e detyrës.”

SA?
“Sa të mundni, më tepër se ç’keni dhënë deri tani!…Aq sa do t’i jepnit mjekut për të shpëtuar nënën tuaj të sëmurë për vdekje. Të tërë qesen me shpirtin bashkë! Rrogën e një muaji, a rrogën e një jave, të paktën. Mos ia kurseni dhuratën Shqipërisë, se ia jepni vetes tuaj. Ç’i doni paratë, kur të na e rrëmbejnë vendin grekët dhe sllavët? Ç’e doni jetën jashtë Shqipërisë, të huaj në dhe të huaj, syrgjyn gjer në vdekje? Ç’e doni paranë dhe shtëpinë në Shqipërinë e robëruar pa liri, pa siguri, pa nder, me kokën ulur nën kërbaçin e shkelësit të huaj në vendin tuaj?”

Këtë fushatë jetike e diktonte gjendja e Shqipërisë. Për drejtuesit e Vatrës, Shqipëria ishte e sëmurë, ishte në rrezik për vdekje, e shkelur, e djegur, e plagosur, e neveritur, pa ndihmës, e pa mbrojtës. Po e mban shpirtin ndër dhëmbë, me një fjalë e një shpresë: “Kam djemtë në Amerikë. Ata do t’më shpëtojnë!” Ashtu, siç thoshte Korça, kur e dogji zjarri dhe e rrëzoi tërmeti. Ajo ngushëllohej se “ kish djemtë kurbetli, në Misir e në Vllahi….”, që do ta ndërtonin dhe do ta bënin më të bukur…
Në thirrje shkruhej:
“Na ka dalë namë, që kemi para’, që kemi shoqërira të mëdha këtu, në Amerikë, që s’flemë, veçse me një ëndërr; që s’flasim, veç për një dëshirë; që s’punojmë, veç për një qëllim, TA SHPËTOJMË SHQIPËRINË!”
Thirrja depërtonte në shpirtra e zemra: “Dhe tani po na e këndojnë këngën jo vetëm fëmijët e vegjël, por edhe gurët, edhe drurët e ngushëllojnë dhe i japin garjet Nënës tonë Shqipëri në shtrat të zisë me këto fjalë:
Mbahu, nëno, mos ki frikë
Se ke djemtë n’Amerikë!
A do ta lëmë të presë më kot e të mos i vemë kurrë? A do t’i dalim të pabesë Nënës sonë në orën e saj të ligë? A do të bëhemi të shurdhët për thirrjen e saj të funtme? Kurrën e kurrës!
Në qoftë se fati i saj varet nga ne, shqiptarët e Amerikës, Shqipëria do të çlirohet e do të trashëgohet. Në qoftë se mund ta ngjallim me paret tona, do të japim sa të mundim…”
Në thirrjen drejtuar shqiptarëve të Amerikës, përmendej shembulli i shkëlqyer i Dr. Mihal Turtullit, që dhuroi i pari dhe ftonte të tjerët.
Për aktin e tij shkruhej:
“Dyfeku i parë gjëmoi! Fisheku i parë vërshëlleu. Është një plumb prej 1,000 dollarësh. Ushtari, që e dha shenjën, është një nga ata djemtë e zgjedhur që ka Shqipëria në kurbet.
Nëna jonë e dëgjoi këtë shkrepje të parë dhe do të ketë thënë: “Vjen një djalë…! Po ata të tjerët, ku janë?… Pse s’dëgjohen?… Po ngrihet me mundim në shtrat, po vë veshin, po prêt, duke numëruar minutat…..A po vijnë djemtë, të më shpëtojnë?!”

Bahri Omari: Le të ndjekim shembullin e francezëve me Bismarkun

Gazeta “Dielli” ishte lokomotiva, që udhëhoqi fushatën dhe që e mbajti të ndezur për shumë kohë shpirtin e garës. Editor i “Dielli”-t ishte Bahri Omari. Në editorialin e publikuar para fushatës, ai sillte si shembull aktin patriotik të francezve, të cilët, në vitin 1871, qenë mundur nga gjermanët. Bismarku, për të ruajtur zotërimet e disa territoreve, përmes Traktatit të Versajës kërkoi si dëmshpërblim një shumë të madhe për atë kohë, 5 miliardë franga, ndryshe nuk do t’i lëshonte territoret. Mendoi se kjo shumë nuk mund të shlyhej, por francezët treguan shpirtin patriotik. Secili francez dhuroi edhe monedhën e fundit, sendet e shtrenjta, orët, gratë hidhnin nga ballkonet e shtëpive stolitë e tyre të çmuara dhe shuma u sigurua. Bismarku u zhgënjye përballë patriotizmës franceze, por s’kishte ç’bënte e ua ktheu territoret. Ja, kështu të bëjmë dhe ne, të japim sa të mundim dhe të shpëtojmë Shqipërinë, apelonte editori i “Dielli”-t, Bahri Omari.
Më pas, ai sillte shembullin e një shqiptari të Amerikës, që ofronte për fushatën 500 dollarë, në ndihmë të Shqipërisë, por, vetëm një njeri nuk e shpëton Shqipërinë, duhet të gjithë të japim sa të kemi, shkruante editori i “Dielli”-t.
Omari e mbyllte editorialin me thirrjen:
“Shqiptarë! Ne duhet që, në këto çaste kritike për vendin, të lozim rolin e madh historik, që kemi për barrë. Le të bëjmë, siç bënë patriotët francezë, duke zbrazur qeset tona për hir të Atdheut. Le të japim dhe ne, unazat dhe sahatet e vyera, siç i dhanë francezët. Ne, as na prish e as na ndreq, ndenja një javë apo dy pa rrogë, duke e dhënë atë për Shqipërinë, por, ndihmat tona bashkë, e shpëtojnë Shqipërinë.
Le të japim dollarët, që të marrim Shqipërinë!”

Noli dhe poezia që frymëzoi shqiptarët

Poezia – hymn e Nolit për shqiptarët e Amerikës ka lindur pikërisht për të frymëzuar shqiptarët e Amerikës në fushatën e Shpëtimit të Shqipërisë. Poezia kaloi gojë më gojë dhe u mësua shumë shpejt përmendësh. Ajo e kreu misionin jo vetëm për atë fushatë, por mbetet aktuale edhe sot. Në fakt, poezia ka si ditëlindje ( datë krijimi) 25 Majin e 1917-ës, me titull:
”Jepni për Nënën”…

JEPNI PËR NËNËN

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.

Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Siç e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët jan’ ata tiranë,
Që të pren’ e që të vranë,
Që të therrë bij e bija,
Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o shqiptarë,
Gjakn’ e Nënës për të marrë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan,
Dhe të doqnë dhe të shuan,
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë,
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjylet që t’i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim’ i mirë do të japë,
S’kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n’Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer,
Për ty, Nëna jon’ e vyer,
Që me drit’ e nder të thurresh,
Dhe me bijt’ e tu të mburresh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin’ e vëndit t’onë,
Sot, se nesër është vonë.
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.

Boston, 25 Maj, 1917.

Kjo poezi dhe nxitja e fuqishme, që përcillte gazeta “Dielli”, bënë mrekullinë. “Dielli”, për të nxitur rekordmenët, që udhëhiqnin garën, shkruante me shkronja të mëdha në faqen e parë:
“Plumbi goditi në shenjë. Rekordin e mori Ali Kuçi”… Një punëtor nga Worcester, pasi kishte hedhur në shportën e fushatës aq dollarë, sa kishte në xhep, kishte thënë: “Ah, i mjeri unë, nuk kam të tjera!”… Hoqi xhaketën e trupit dhe e hodhi në shportën e ndihmave kombëtare duke thënë: “Ndoshta u bën punë!”
Kur u mblodhën shumat për të gjitha degët, askujt nuk i shkonte ndër mend, se do të mblidhej ajo shumë. Ata punëtorë, që rropateshin 12-14 orë punë në ditë dhe merrnin 8-9 dollarë në javë, ia kishin dalë që të mblidhnin jo 40 mijë, sa kishin shpresuar, por 150 mijë, që, krahasuar me kursin e sotshëm, janë miliona. Ditës historike të 3 qershorit i kushtoi një poezi me 70 vargje edhe vjershëtori Ramiz Harxhi, që e lartësonte këtë ditë, si ditën e shpëtimit të Shqipërisë.

Ndëshkimi…

Shqiptarët e Amerikës, ata të Kandasë, madje dhe kolonia e shqiptarëve të Argjentinës, iu përgjigjën bujarisht thirrjes së Vatrës. U mblodh jo vetëm shuma e kërkuar nga Dr. Turtulli, po gati katërfishi i saj. Asnjë vatran nuk mbeti jashtë fushate. Fryma e garës i nxiti degët e individët, kush e kush të jepte më shumë.
Pikërisht, ata punëtorë, që kishin lënë familjet për të rregulluar ekonominë, që punonin rëndë nga 12-14 orë në ditë, që merrnin 8-9 dollarë në javë, që flinin bashkë 10-12 veta në një konak për të kursyer pak dollarë, bënë mrekullinë për shpëtimin e Shqipërisë. Shqiptarët e Amerikës i dhanë çdo gjë Shqipërisë dhe nuk kërkuan kurgjë. Shumë nga këta patriotë as që mundën të shkelnin tokën e Shqipërisë, ndërsa një pjesë u kthyen për t’i shërbyer Shqipërisë dhe u dënuan si armiq nga diktatura komuniste!!
Kolë Tromara, kryetari i Vatrës, që hartoi thirrjen e shpëtimit, – u pushkatua nga diktatura komuniste;
Bahri Omari, editori i “Dielli”-t, frymëzues për fushatën, u pushkatua;
Aqif Përmeti, që përgatiti trupat vullnetare të Vatrës, duke i udhëhequr edhe në rrugëtimin e tyre nga Amerika nëpër Shqipëri, që, në kohën e fushatës ishte anëtar aktiv i Komisionit, u ndëshkua me plumba;
Kolë Rodhja, anëtar i fushatës dhe botues i gazetës “Vullnetari” u burgos, siç ishin burgosur edhe bashkëthemeluesit e tjerë tëVatrës si:
Kristo Kirka, ish kryetari dhe editori i “Dielli”-t, Aqile Tasi e të tjerë.
Të ndëshkohesh, se shpëtove Shqipërinë?!!

Shkruan vatrani Petro Ktona në Misionin e Federatës “Vatra”:
“Emigracioni i ri le t’u jetë mirënjohës këtyre shqiptarëve, le t’i respektojë për patriotizmin dhe të kaluarën e tyre dhe të mos shikojë influencën politike, që kanë pësuar nga rrethanat e kohës. I gjithë Kombi duhet t’i jetë mirënjohës VATRËS. Këta janë të gjithë patriotë shqiptarë.”
Shuma prej 150 mijë dollarësh ka qenë e mjaftueshme për të mbajtur delegatët në Konferencën e Paqes (jo vetëm të Vatrës), për të dërguar ambasadorë në kryeqytetet e ndryshme të Evropës dhe për të përballuar protestat e shumta të shqiptarëve, peticionet, dërgimin e kablogrameve, shtypin, dhe të tjera shpenzime të nevojshme për një ndërmarrje kaq të madhe organizuar nga “VATRA”. Kjo sakrificë e vatranëve ndihmoi shumë në shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku i copëtimit.
Ali Kuçi, vatrani shpirtbujar, që pat kryesuar kryesinë e Pleqësisë së Vatrës në PA, (Ali Kuçi ishte kryetari i pleqësisë së Vatrës në Pennsylvany, që shënoi rekordin e fushatës me 680 dollarë, para tij rekordmen ishte Banush Fetah, që pat shënuar rekord me dollarë) la Amerikën dhe u kthye në Shqipëri, nën thirrjen e Fan S Nolit “Të bëjmë Shqipërisë”. Madje, ai ngriti edhe një fermë të tipit amerikan në Shqipëri. Nuk u kthye më në Amerikë. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, i mbrujtur me parimet e Demokracisë Amerikane, ndihmoi këdo, që luftonte për liri. Përkrahu edhe partizanët, edhe nacionalistët, por, menjëherë pas lufte, ai u arrestua dhe iu kërkua që të jepte llogari, “pse i kishte ndihmuar ballistët”! Asnjë fjalë për kontributet, që u kishte dhënë partizanëve. Shpirti i tij i lodhur nga torturat fizike të trupit, u shua në qelitë e hetuesisë së Beratit. Ky ishte shpërblimi për kontributin, që kishte dhënë ai si prijës i fushatës (mbajti rekordin deri në fund si dhuruesi i shumës më të madhe)…dhe i pesëmijë vatranëve të tjerë, që nuk kursyen asgjë për shpëtimin e Shqipërisë./ Dielli 