Faqja e njohur e biznesit: Shqipëria kryeqyteti europian i blockchain

E premte, 3 Maj, 2024

Krijimi i një ekosistemi financiar të dematerializuar që nxit  fillimin e bizneseve të reja përmes blockchain (sistem që ruan të dhëna për transaksionet në kriptomonedhë – shën. i përkth.) dhe mbron me ligj investitorët, është qëllimi i Fintoken Act, operacion i zbatuar pak ditë më parë në Shqipëri, që ndjek linjën që tashmë aplikohet edhe në Francë dhe Maltë, shkruan analisti Vincenzo Caccioppoli në faqen e specializuar italiane të biznesit affaritaliani.it.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm i Shqipërisë drejt decentralizimit dhe adoptimit të blockchain në vend.

Nga ana tjetër, ekosistemi i ri blockchain do të jetë teknologjia më frenuese në shumë fusha brenda 10 vitesh. Sipas ekspertëve të industrisë, deri në vitin 2023 sasia e të dhënave të krijuara dhe të shpërndara çdo vit do të arrijë një numër rekord prej 100 zettabite. Çdo zettabyte (ZB) është një njësi matëse për sasinë e të dhënave të barabarta me një trilion bite.

Kjo sasi informacioni që ka tendencë të rritet në mënyrë eksponenciale prodhon një vlerë prej mbi tre trilionë dollarë në vit. Legjislacioni i ri propozon rregullimin e parë global dhe  të përgjithshëm të aktiviteteve, transaksioneve dhe tregtisë në tregjet financiare të kryera përmes teknologjisë ”Blockchain” & ”Distribution Ledger”.

Miratimi i këtij ligji vjen në një kohë kur edhe Italia gjithashtu po bëhet më e vetëdijshme për rëndësinë e ”fintech” për të dalë nga kriza.

“Ekonomia e blockchain dhe financat e decentralizuara mund të bëhen protagonistë të shkëlqyeshëm të rimëkëmbjes ekonomike, në këtë moment të krizës pas pandemisë”, theksoi Gianluigi Pacini Battaglia, CEO i ”Consulcesi Tech”.

Transparenca, decentralizimi dhe shpejtësia e ekzekutimit janë shumë të kërkuara nga kompanitë që të kalojnë në momentin aktual.

Një shembull tjetër është Malta, vendi që miratoi ”Aktin e Aseteve Financiare Virtuale” në vitin 2018, për të cilin Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një ulje të PBB-së mes të gjitha shteteve europiane.

Por, një rast për t’u studiuar është edhe ajo e Ticino, e cila ngjason me ”Silicon Valley” të blockchain, ku së fundmi është krijuar një konsorcium ndërmarrjesh dhe start-up-esh që janë duke ndihmuar për të kapërcyer krizën e koronavirusit, falë shumë aplikacioneve që blockchain lejon të zbatojë në fushat mjekësore dhe gjurmueshmërinë.

Sidoqoftë, masa e miratuar nga qeveria shqiptare është ndër rregullat e para europiane që rregullon në mënyrë harmonike sektorin e aplikacioneve të teknologjisë së blockchain dhe favorizon operatorët dhe financat e decentralizuara (DeFi) në tregjet tradicionale.

Të gjithë ata që krijojnë selinë e tyre operative në vendet pranuese përfitojnë nga kjo. Në të vërtetë, ndërhyrjet e Fintoken Act garantojnë rregulla të qarta për sipërmarrësit, me kohë më të shkurtër miratimi nga autoritetet, maksimumi 60 ditë në rastin e Shqipërisë. /  ATA