Covid-19  dhe  qasja  ekonomike  me  Diasporën

E premte, 29 Mars, 2024

Pandemia Covid-19 po e detyron botën të përcaktojë një rend të ri përparësish. Kriza ekonomike nuk do të zhdukë nevoja jetike të vendeve për të shkëmbyer mallra, njerëz, ide e përvoja. Madje, faktikisht do të duhet të zhvillohet një aftësi goxha elastike për të përballuar tronditjet që do të shkaktojë ky depresion ekonomik botëror. Para disa javësh FMN parashikoi për Shqipërinë një rënie ekonomike prej 5% të PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) këtë vit e një ringritje prej 8% në 2021. Parashikimet hyjnë në kuadrin e një rënieje kudo në botë dhe mbartin brenda rrezikun e gabimit për difekt nëse valë të tjera të pandemisë (aspak të pamundura sipas ekspertëve virologë) do të godasin vendet e planetit. Pak ngushëllim do të ketë çdo vend edhe i paprekur nga pandemia: ekzistenca e virusit në një territor shkakton atje depresion ekonomik, i cili përcillet në vendet e tjera përmes rënies së shkëmbimeve. Me pak fjalë do të ishte logjike të programohet një fazë përshtatjeje e vendeve për një bashkëjetesë shumë të gjatë (në mos të përhershme) me virusin.

Siç vëren politologu Ian Bremmer, planeti po kërcënohet në këtë çast historik nga fakti se ndërmarrjet shumëkombëshe janë pre e trysnive nga politika kombëtare e vendeve të rezidencës të “rinacionalizohen” duke riorganizuar bazat prodhuese në mbështetje të interesit kombëtar. Për vende si Shqipëria kriza mund të kufizojë burime financiare si të ardhurat e emigrantëve (që janë mbi 9% e PBB për 2019, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore) ose ato nga investimet e huaja direkte (IHD). Teksa rënia e remitancave ose IHD-ve mund të ndodhë, nevojat e vendit për burime monetare si motor i ekonomisë nuk do të bien. Një vend që në 5 vjet (2015-2019) ka rritur shkallën e punësimit të grupmoshës 15-64 vjeç me 8.3% (duke e çuar në 61.2% të fuqisë punëtore) e ulur në 11.5% (2019) shkallën e përgjithshme të papunësisë tregon se nuk di të jetë statik në luftë për një të ardhme më të zhvilluar.

Në kuadrin e kësaj krize fakti që Shqipëria është në kuadër të angazhimit të qendrueshëm, institucional e praktik të një strategjie për diasporën tregon vizion politik e ekonomik. Vendi ynë ka kuptuar e po zbaton drejt maksimën e ekspertit të kësaj fushe Kingsley Aikins: “Të mos bësh asgjë në angazhimin e diasporës do të thotë të lihesh pas”. Kjo sepse diaspora nuk përbën vetëm një burim remitancash por edhe një kontenitor aftësish e përvojash që nuk  mund të lihet jashtë vëmendjes së një shteti serioz, duke qenë në mënyrë të natyrshme e identitare ambasadore e përhershme e vendit në botë. Diaspora e shfrytëzuar në mënyrën e duhur do të thotë potencialisht zhvillim ekonomik i qendrueshëm duke depërtuar kështu tek një vend në zhvillim me një “know how” më të specializuar.

Planet e Shqipërisë për të nxitur zhvillimin ekonomik hasin terren pjellor në diasporë, sidomos nëse arrijnë drejtpërsëdrejti në vëmendjen e investuesve potencialë. Po zbatohet një strategji në këtë pikë si përmes projektesh të zbatuara nga organe shtetërore e si përmes atyre në bashkëpunim me partnerë me ekspertizë më të evoluar. Programet përbëjnë për Shqipërinë një pjesë taktike të rëndësishme të një strategjie që sheh tek diplomacia ekonomike një “lojtar sulmues” të hapjes së mundësive të zhvillimit të vendit. Përgjatë procesit të informimit, negocimit e eventualisht tërheqjes së bizneseve në Shqipëri përfitohen potencialisht informacione kritike operativiteti të nevojshme për të dyja palët.

Diaspora ka një avantazh të pakundërshtueshëm në krahasim me operatorët kombëtarë: nëse kthehet në aktore aktive në një vend të caktuar diversifikon drejt një ngritjeje të nivelit fillestar në procedimin e një ekonomie si nga ana e menaxhimit të saj e si nga ana e organizimit të punës. Në skenarin gjeokonomik ndërkombëtar – që mbart prej të paktën dy dekadash një zhvendosje gjithnjë e më të theksuar nga Perëndimi në Azi – “luanë” (si Kina) ose “tigra” (si Tajvani) të asaj zone gjeografike i detyrohen fort për zhvillimin e tyre diasporave. Në të dyja vendet familjet kanë investuar fort në shkollimin e bijve të tyre jashtë vendit, ku studentët krijuan lidhje njohurish e kontaktesh që shfrytëzuan për të ndihmuar vendet e tyre – pasi u riatdhesuan – të kthehen në fuqi të elektronikës së konsumit e semi-konduktorëve. Në të gjithë sektorët strategjikë aftësitë e fituara në diasporë (si psh. njohja më e mirë e një gjuhe të huaj, kapaciteti i lartë për të punuar me skadenca në një sistem kapitalist të evoluar që synon tek rritja e përhershme e produktivitetit, njohja e kulturave të ndryshme) do ta pasuronin çdo sipërmarrje e ent që do të mund të shfrytëzonte këtë “know how” në ndërveprimet. Në këtë kuadër, edhe në projektimin e eventesh të ardhshme – siç janë qenia e Tiranës kryeqyteti evropian i rinisë në vitin 2022 – kihet nevojë në sektorë si turizmi promovimi i Shqipërisë pranë operatorësh turistikë bazuar në Evropë (Booking, Expedia) e mbi të gjitha Azi (si Agoda) e SHBA. Ekzistojnë sektorë si inxhinieria ku zgjerimi i përdorimit të metodave të modelimit dixhital si BIM mund të ndihmojë operatorët të rrisin cilësinë e kontrollit të sistemeve të integruara ndërtimore e elektronike të një enti. Në çdo periudhë – e sidomos në një të këtillë krize – çdo ndërveprim pozitiv i shtuar sjell gjithashtu vlerë të shtuar në ekonomi, duke rritur të ardhurat kombëtare në nivelet mikro e makro, pikërisht ai hap i patjetërsueshmëm që i nevojitet një vendi si yni.

Diaspora e meritueshme për angazhim të vazhdueshëm aktiv mbetet urë e pazëvendësueshme në këtë qasje të nevojshme për të kapërcyer një krizë të imponuar.

*Autori është publicist shqiptar banues në Itali. Diplomuar në Shkenca Politike e Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “La Sapienza” të Romës