Amnistia e kapitaleve / Si do legalizohen të ardhurat e emigrantëve

E premte, 3 Maj, 2024

Me amnistinë e kapitaleve qeveria synon të legalizojë të ardhurat në të zezë të bizneseve, individëve dhe emigrantëve dhe të mos amnistojë të ardhurat nga krimi dhe korrupsioni. Konsultimet me MONEYVAL synojnë dhënien e rekomandimeve për mënyrën e përfshirjes sa më të gjerë të bizneseve dhe individëve që kanë punuar në të zezë në amnisti, si dhe përjashtimin nga ligji të parave të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ende nuk bëhen të ditura detajet e rekomandimeve.

Monitor mëson se nga Ministria e Financave është propozuar që legalizimi i të ardhurave të kryhet kundrejt një tatimi që do të paguajnë individët të ndarë në disa kategori. Nëse të ardhurat do të deklarohen 3 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, tatimi do të jetë 3%, apo nëse ato do të deklarohen 6 muaj pas ligjit do të jetë 5%, kategoria tjetër ku përfshihet deklarimi i të ardhurave 9 muaj pas miratimit të ligjit do të jetë 6% dhe 1 vit më pas 8%.

Më herët qeveria deklaroi se amnistia e kapitaleve synon formalizmin e ekonomisë, ndërsa nuk do të jenë objekt i ligjit personat e dënuar për aktivitete kriminale, që janë subjekt i ligjit OFL. Nga amnistia do të përjashtohen edhe politikanët dhe rrethi i tyre familjar, gjykatësit, prokurorët, si dhe punonjësit e hierarkisë të lartë të administratës.

Në shkurt, Shqipëria u fut sërish në listën gri të pastrimit të parave.

Në shkurt të këtij viti, Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, e futi sërish Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mangësi strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar.

Si janë zbatuar amnistitë e mëparshme

Qeveria e mëparshme në vitin 2011 hartoi një ligj “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, që synim kishte faljen apo fshirjen nga regjistrat e kontabilitetit tatimor të detyrimeve dhe gjobave të papaguara deri më datën 31.12.2010.

Amnistia u falte pjesërisht tatimpaguesve borxhet tatimore dhe doganore të tilla si:

– detyrimet tatimore të personave fizikë, të regjistruara si subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, të mbetura të papaguara e që i përkasin periudhës tatimore deri më 31 dhjetor 2010;

– detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010.

– detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2008.

– të gjitha detyrimet e prapambetura të pronarëve të mjeteve për taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor për periudhën deri më 31 dhjetor 2010.

– iu falen detyrimet për këto taksa, për të gjitha mjetet e dala jashtë qarkullimit, por të paçregjistruara deri në datën 31 dhjetor 2010.

Sipas ligjit të vitit 2011, do të faleshin detyrimet e papaguara të tatimpaguesve subjekt i TVSH-së, nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009, nëse tatimpaguesi, paguan 30 për qind të principalit të tatimit. Ndërsa për ata tatimpagues të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore në periudhën 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2010, falen nëse tatimpaguesi paguan 50 për qind të principalit të tatimit. Po ashtu, ka pasur edhe një sërë faljesh të tjera, si për detyrimet shoqërore apo për efektivitetin e kasave fiskale.

Më vonë, në një raport të KLSH-së për “amnistinë e gjobave”, në maj të vitit 2018, thuhet se për atë vendim nuk ka ende asnjë shifër konkrete se sa ka përfituar buxheti. “Nuk mohohet ndikimi që ka dhënë në rritjen e të ardhurave të buxhetit, sidomos të viteve 2012-2013, kur edhe kjo amnisti është zbatuar. Thuhet se janë përfituar me miliarda lekë nga kjo amnisti, sidomos për legalizimin e kapitalit në drejtim të rivlerësimit të tokave dhe banesave, por nuk pati asnjë bilanc konkret për përfitimet”.

Në fillim të vitit 2016, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ndërmori një nismë për amnisti të pjesshme fiskale, e cila nuk u finalizua tërësisht.

Drafti paraprak i faljes fiskale, i propozuar në korrik 2016, parashikonte faljen e plotë të detyrimeve deri në vitin 2011 dhe pas këtij viti do të falej 30% e detyrimit dhe gjobat e kamatë-vonesat për ata që paguanin pjesën tjetër prej 70% të detyrimeve.

Në shtator 2016, drafti i faljes u la pezull, pas kundërshtimeve të FMN-së, e cila kërkoi me forcë që të fshiheshin vetëm ato detyrime që ishin të pamundura për t’u mbledhur dhe të bëhej maksimumi për të arkëtuar detyrimet e mbledhshme. Edhe ministri i Financave, Ahmetaj, u tërhoq dhe tha se nuk ka falje të detyrimeve, por “nga viti 2010 deri në vitin 2014 do të ketë lehtësi për ata që paguajnë detyrimin e plotë. Ata që paguajnë detyrimet do të kenë lehtësi në interesa dhe në gjoba, ndërsa atyre që nuk i paguajnë, do t’u mblidhet detyrimi me forcë me anë të gjithë instrumenteve”. / Monitor