Austrian Airlines njofton fillimin e fluturimeve nga Rinasi në 15 qershor

E hënë, 29 Prill, 2024

Austrian Airlines është kompania e parë që ka njoftuar zyrtarisht fillimin e fluturimeve nga Rinasi drejt Vjenës dhe anasjelltas për qëllime tregtare.

Austrian njofton se pas 90 ditësh ndërprerjeje po fillon fluturimet në 15 qershor në Amsterdam, Athinë, Bazel, Berlin, Bruksel, Bukuresht, Dubrovnik, Dyseldorf, Frankfurt, Gjenevë, Hamburg, Kopenhagën, Larnaca, Londër, Mynih, Paris, Prishtinë, Sarajevë, Shkup, Sofje, Stokholm, Shtutgart, Tel Aviv, Selanik, Tirana, Varna dhe Zyrih.

Fluturimet do të jenë të reduktuara në krahasim me periudhën e parakrizës. Fillimisht do të ketë 4 fluturime në javë dhe më pas kompania ka njoftuar “Tirana International Airport“ se në korrik do të rishikohet frekuenca.

Sipas faqes së Austrian, fluturimet janë të hënën, të mërkurën, të premten, të dielën. Në datën 15 qershor, kur është dhe fluturimi i parë, çmimi nga Tirana në Vjenë është 97 euro (nisja pasdite, ora 15:00), por në ditët në vijim ka dhe bileta me 57 euro një drejtim. Kthimi nga Vjena është 51 euro në qershor.

Përpara krizës, Austrian Airlines kishte fluturime të përditshme drejt Vjenës dy herë në ditë, në mëngjes herët dhe në drekë. Në vitin 2019, kompania kishte gjithsej rreth 6% të tregut të fluturimeve teksa ishte një nga linjat kryesore që shërbente si tranzit në të gjithë botën.

Austrian Airlines ndërpreu fluturimet nga Tirana në Vjenë më 19 mars, pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19. Më herët u ndërprenë dhe fluturimet drejt Italisë. Deri në fund të marsit, të gjithë operatorët pezulluan fluturimet për transportin e pasagjerëve, ku linja e fundit që u mbyll ishte Stambolli, me Air Albania. Aktualisht nga Aeroporti i Rinasit bëhen vetëm fluturime për qëllime humanitare, tregtare, apo riatdhesimi.

Burime nga Tirana Intrenational Airport pohuan se nuk ka ende një datë se kur do të fillojnë fluturimet e tjera, por besohet se nga 15 qershori mund të fillojnë dhe destinacione të tjera dhe njoftimi pritet të bëhet shumë shpejt.

Wizz Air, i cili së fundmi njoftoi shtimin e destinacioneve të reja nga Tirana ka njoftuar se fillon fluturimet nga 1 korriku.

Në vitin 2019 nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit fluturuan rreth 3.3 milionë pasagjerë, duke arritur një nivel rekord. Gjysma e pasagjerëve kishin si destinacion kryesor Italinë.

Udhëtimi nuk do të jetë më njësoj

Sipas Austrian, rregullat e reja përfshijnë mbajtjen e një maske në bordin e avionit, si dhe në aeroportin e Vjenës.

Pasagjerët duhet të pajisen vetëm me maska, ashtu siç kërkohet kur përdorin mjetet e transportit. Gjithashtu pasagjerët duhet të kenë parasysh rregullat e karantinës të vendeve ku udhëtojnë.

Mund të ketë disa kufizime gjatë gjithë udhëtimit, si p.sh., kohë më e gjatë pritjeje në kontrollet e sigurisë në aeroport. Kur përzgjidhen ose u caktohen vendet, direktiva e përgjithshme është që pasagjerët që nuk janë pjesë e një familjeje duhet të shpërndahen sa më larg njëri-tjetrit që të jetë e mundur. Gjithsesi, në rast se avioni do të jetë i mbushur në kapacitete të larta, asnjë pasagjeri nuk do t’i refuzohet një vend, në mënyrë që të lihen karrige bosh. / Monitor