Stilisti Joni Peçi rrëfen për herë të parë largimin me gomone nga Shqipëria

E diel, 5 Maj, 2024

Shqiptarët kanë arritur prej vitesh të identifikohen në botë, për talentin dhe punën e tyre të vazhdueshme. Por ka edhe nga ata të cilët kanë vendosur që të ofrojnë gjithçka nga vetja në tokën ku kanë lindur dhe janë rritur.

Një prej tyre është stilisti i njohur Joni Peçi, i cili në më shumë se dy dekada ka arritur që me punën e tij identifikuese të kthehet në një emrat më të dashur të industrisë së modës në Shqipëri. Ai është stilisti i parë shqiptar që ka krijuar një linjë me emrin e tij dhe që është prezantuar në pasarelat europiane. Përveç një atelieje, Joni Peçi ka hapur prej dy vitesh tashmë butikun e tij në qendër të Tiranës, ku vishen jo pak emra të njohur nga showbizi, media dhe politika.

Në një intervistë televizive, Joni Peçi rrëfen për herë të parë tentativat e tij për të rifilluar gjithçka nga e para në Itali. Ai tregon se vite më parë u largua me gomone nga Shqipëria, në mënyrë që të studionte për modë dhe për të siguruar të ardhura.

“Ika në Itali me kursimet e mia. Fillimisht ika me gomone. Ka qenë nëntor. Frika nuk ishte aq e madhe se sa dëshira për të parë dritat e ndezura në bregun tjetër të detit. Kisha vetëm një çantë shpine me dy veshje, që edhe ato u lagën përpara se të mbërrinim në breg. Më pas shkoj i drejtohem disa miqve të mi, murgeshave domenikane në Bolonjë.Ato më ndihmojnë dhe më sistemojnë”, tregon fillimisht Joni Peçi.

“Vendos që të futem dhe të vazhdoj shkollën e modës në Itali, Milano. Ishte pikërisht ky momenti kur jeta vazhdoi në një mënyrë krejt tjetër. Ndërkohë që shkoja në shkollë, më duhej gjithashtu të punoja natën në një restorant. Familja që e kishte këtë restorant, u afeksionua dhe më ndihmuan”, vijon stilisti shqiptar.

Megjithatë, Joni Peçi ndalet edhe tek vendimi për t’u zhvendosur njëherë e mirë në Shqipëri.

“Unë kam punuar për një brand internacional që është Armani në këtë rast, por jo vetëm. Kam punuar gjithashtu për shumë emra të tjerë në backstage sfilatash. Kthimi im në Shqipëri ka qenë krejtësisht rastësor. Duke ardhur njëherë për një punë, më dilnin punë të tjera… Është shumë e lehtë të mendosh për të ndërtuar gjëra jashtë, por kush do ta ndërtojë këtë vend?”, shprehet stilisti duke nënkuptuar se vendit i duhej një stilist me formim perëndimor.