Mjeku shqiptar në Zvicër: Rikthim në normalitet, para zbulimit të vaksinës

E hënë, 29 Prill, 2024

Shumë vende në botë i kanë lehtësuar masat e ndërmarra në kuadër të pandemisë Covid-19, kryesisht për shkak të kurbës në rënie të të prekurve. Megjithatë, ekziston frika e një vale të dytë.

Mjeku shqiptar në Spitalin Universitar të Zyrihut, Mentor Bilali, thotë se nuk duhet të frikësohemi pasi do t’i rikthehemi normalitetit edhe para zbulimit të vaksinës anti Covid. “Qëllimi i vaksinimit është siguria që jep, që kjo gjendje të mos përsëritet prapë”, shton ai.

Mjeku Bilali ndodhet prej afro dy muajsh në vijën e parë të frontit në luftën kundër armikut të padukshëm. Ai është specializuar për gastroenterologji dhe hepatologji në Spitalin Universitar në Zyrih dhe që nga viti 2018 punon si kryemjek po në këtë spital, me interes specifik endoskopinë intervencionale.

Në një intervistë për Albinfo.ch, mjeku shqiptar flet për situatën aktuale në Zyrih dhe se si ky qytet e ka përballuar denjësisht pandeminë Covid-19. Mentor Bilali tregon gjithashtu arsyen se përse Zyrihu është një ndër kantonet me numrin më të lartë të të infektuarve.

Si po e menaxhoni situatën me pandeminë Covid-19, meqë Zyrihu është njëri nga kantonet më te prekura të Zicrës gjermane?

Ne jemi të përgatitur shumë mirë. Spitali Univeristar e ka formuar shtabin e emergjencës për trajtimin e koronavirusit. Ne kemi liruar dy reparte, jo intensive, vetëm për Covid-19. Janë reparte normale që i kemi përshtatur vetëm për mjekimin e pacientëve të infektuar me koronavirus, për të mos i rrezikuar pacientët e tjerë. Kurse në repartin intensiv kemi si parim 80 shtretër, dhe sipas nevojës edhe më shumë, vetëm për të mjekuar me respiratorë pacientë të infektuar me Covid-19. Pra, kemi dy reparte intensive që kemi mobilizuar vetëm për Covid-19 dhe sipas nevojës repartin tjetër që ka qenë i gatshëm. Fatmirësisht deri më tani nuk kemi pasur nevojë për të trajtuar me respiratorë më shumë se 18 pacientë. Kurse përmbi 80% e pacientëve të infektuar e tejkalojnë pa problem dhe nuk kanë nevojë as të hospitalizohen. Natyra e sëmundjes bën të veten tek pacientë me sëmundje kronike që kanë imunitet të dobët dhe janë të prekur edhe nga sëmundje të tjera përcjellëse si diabeti e sëmundje kardiovaskulare dhe pulmonale.

A mund të na shpjegoni si funksionon trajtimi i pacientëve me respiratorë? Sa janë gjasat e tyre të shpëtojnë?

Sipas studimeve aktuale, mbi 50% të pacientëve që trajtohen me respiratorë mbijetojnë dhe shërohen. Në Spitalin Universitar në Cyrih deri më tani (java e dytë e prillit) kemi pasur 6 të vdekur nga koronavirusi dhe mbi 200 të hospitalizuar.

Ju jeni si mjek i angazhuar në Zyrih, që është në mesin e kantoneve me numër të lartë të të infektuarve, përderisa kantonet përreth kanë numër dukshëm më të ulët të të infektuarve. Si shpjegohet kjo?

Për kantonin e Ticinos, dihet afërsia me Italinë dhe ato frankofone që kanë numër të lartë të të infektuarve por për ne në Cyrih, s’ka një shpjegim pse jemi shumë më të prekur se kantonet tjera gjermane. Por mendoj se shkaku mund të jetë fakti se Cyrihu është qendër kryesore e biznesit ku njerëzit lëvizin më shumë.

Të infektuarit me koronavirus nuk i kanë gjithnjë simptomat e njëjta. Pse është kështu, a ka të bëjë kjo me imunitetin e personit të infektuar?

Kjo varet në masë të madhe edhe nga imuniteti i pacientit dhe faktorë të tjerë që ne nuk i kuptojmë, sepse ka raste edhe me të rinj që përfundojnë deri repartin intensiv pa ndonjë sëmundje tjetër të mëparshme. Studimet e bëra në Itali tregojnë se 50 deri në 75% të pacientëve nuk kanë shfaqur asnjë lloj simptome. Po ashtu edhe në Kinë ka shkuar deri në 78 % kjo shifër. Kjo është pra rreziku i kësaj sëmundjeje që ti nuk e merr seriozisht dhe nuk u përmbahesh rregullave, e shpërndan me shpejtësi tek të tjerët.

Me çfarë pacientësh punoni apo keni të bëni tani?

Unë për momentin trajtoj pacientët vetëm me sëmundje gastroentrologjike dhe hepatologjike që janë raste urgjente, si dhe pacientë të prekur me Covid-19 që kanë probleme gastroentrologjike. Ne, mjekët e gastroentrologjisë nuk e trajtojmë sëmundjen Covid-19, por trajtojmë pacientë që kanë probleme të fushës sonë.

Pashmangshëm nuk mund t’i ikim pyetjes nëse keni pasur pacientë apo të infektuar shqiptarë me Covid-19, pasi që në Zyrih jetojnë më së shumti shqiptarë në Zvicër…

Për arsye të ruajtjes së të dhënave personale, nuk kam të drejtë të jap informacione rreth kësaj pyetjeje.

Personat që shërohen nga koronavirusi a ka mundësi të infektohen prapë, çfarë do të thotë kjo apo si shpjegohet nga aspekti medicinal?

Deri më tani sa kemi ne informacione, ata që kanë pasur virusin Corona, janë imunë, nuk infektohen më. Por ne ende nuk e dimë sa gjatë qëndrojnë aktivë antitrupat që krijojnë imunitetin, a rrinë tërë jetën në trup apo humbin pas një kohe. Kështu që për këtë pyetje nuk mund të japim ende një përgjigje të saktë. Mirëpo, pas një periudhe 6 -12 muajshe mund të dimë më shumë, pasi t`i kemi analizuar e testuar ata që kanë qenë të infektuar.

A mund të themi se pa zbulimin e vaksinës, nuk do të mund të kthehemi në normalitet?

Jo nuk mendoj kështu. Megjithëse kjo nuk është fusha ime, unë besoj se gjendja do të normalizohet para se të kemi një vaksinë. Qëllimi i vaksinimit është siguria që jep, që kjo gjendje të mos përsëritet prapë. Sepse frika aktuale është që pandemia të mos kthehet prapë. Sido që të jetë, ne në Zvicër jemi të përgatitur për çdo rast. Vetë fakti që ne kemi rezervuar në repartin intensiv 80 shtretër me respiratorë vetëm për Spitalin Universitar, e në fakt as 25% të këtyre kapaciteteve nuk i kemi shfrytëzuar, tregon që vala e madhe që ne e kemi pritur, fatmirësisht nuk erdhi. Pyetja “njëmilionëshe” është tani për Zyrën Federale të Shëndetit Publik, si të marrin hapat e duhur lehtësues për të ruajtur ekonominë e vendit pa rrezikuar një valë infektimesh të reja.

Zvicra njihet si vend që ka sistemin shëndetësor ndër më të mirët në botë dhe pavarësisht kësaj ka pasur në fillim të pandemisë një lloj frike se edhe Zvicra rrezikon të kolapsojë sikur Italia, nëse nuk merr masa të ashpra parandaluese. Cila është e vërteta këtu nga këndvështrimi juaj si mjek?

Unë mendoj se Zvicra ka qenë jashtëzakonisht mirë e përgatitur. Ne kemi paramenduar edhe skenarët më të këqij që do të mund të na ndodhnin. Frika jonë ka qenë se ne do të vinim në një situatë ku do të duhej të seleksiononim pacientët se kujt i takon dhoma intensive, cili i ka gjasat më të mëdha për shërim. Kjo është një çështje etike të cilën ne në Zvicër kurrë nuk e kemi pasur për asnjë pacient, ku do t’i thoshim: Na vjen keq, ju do të vdisni se ne s’kemi dhomë për t’ju futur nën mbikqyrje intensive. Ky do të ishte skenari më i rëndë për ne. Meritë të madhe që puna nuk ka ardhur deri këtu, ka Ministria e Shëndetësisë, por gjithashtu është popullata e cila ka qenë tepër e disiplinuar. Pa bashkëpunimin e popullatës ne nuk do t`ia dilnim.

Përveç dorës së shtetit, deri në çfarë mase e keni ndjerë ju mbështetjen qytetare?

Kurrë në jetën time si mjek nuk e kam ndjerë më fuqishëm mbështetjen qytetare. Ka qenë një përkrahje emocionale ndaj mjekëve. Në çdo rast ka pasur mirëkuptim dhe kanë treguar një respekt të lartë për ne, duke na duartrokitur, duke na afruar strehim apo bujtina me çmime më të ulëta të mundshme për biçikletat elektronike apo parking. Popullata po tregohet tejet mirënjohëse dhe po jep kontribut të madh për të pasur sukses në luftën tonë të përbashkët kundër koronavirusit.

Sa më i lartë standardi jetësor në një shtet, aq më të mëdha janë kërkesat e njerëzve. Pacienti është i vetëdijshëm, e ka të qartë çfarë pret prej mjekut. Mirëpo tani në këtë kohë pandemia është më ndryshe dhe ne po ndjejmë përkrahjen e qytetarëve. Kemi më të vërtetë një mbështetje emocionale që na ka prekur të gjithëve.