Çfarë gjuhe flisnin shqiptarët para 400 vitesh

E premte, 26 Prill, 2024

Si flisnin shqiptarët para 400 vjetësh?! Përgjigjen e jep një fjalor i botuar në Bullgari, ku jepet kuptimi i fjalëve në gjuhën bullgare, shqipen e sotme dhe gjuhën e vjetër shqip të përdorur nga banorët e fshatit Mandricë në Bullgarinë Juglindore, të cilët janë larguar 400 vjet më parë nga atdheu i tyre.
Të bën përshtypje në fjalorin, i cili ka mijëra fjalë, përveç fjalëve bazike si bukë, ujë, sëmundje, lind, vdes, fle, ngrihem, ha, pi, etj etj, të gjitha të tjerat përgjithësisht ndryshojnë dhe janë shqiptuar krejt ndryshe.
Për shembull “sallam” nuk i thonë mishit të përpunuar, por i thonë “i shëndetshëm”.
Tarshit, do të thotë “kërkoj”, etj. Megjithatë fjalët bazike nuk ndryshojnë si numërimi apo gjërat kryesore të të bërit. Edhe pse nuk ka gramatikë, foljet janë zgjedhuar afërsisht siç bëhen në morfologjinë e sotme. Për shembull “do të fle” shqiptarët e Mandricës i thotë “ot fli”.
Kurse shprehja apo fjala “flas” është krejt ndryshe në gjuhën e vjetër të shqiptarëve të Mandricës. Ata thonë “zallahis”.
Hartuesja e këtij fjalori, Marija Georgieva (Peeva), banorë e Mandricës është marrë me fjalët bazë të gjuhës së vjetër shqipe që gjithmonë e kanë folur banorët e Mandricës, ndërsa është ndihmuar nga studiuesi i apasionuar ndaj gjuhës shqipe, Ludmill Stankov, i cili ka punuar në një kohë të gjatë në Tiranë si diplomat i Bullgarisë.
Autorja e fjalorit Marija Georgieva (Peeva) është rreth 80 vjeç dhe ka ruajtur thuajse të gjitha fjalët e vjetra që kanë folur banorët e Mandricës.