“Bërbili”, kënga e harruar e arbëreshëve të Kroacisë

E diel, 5 Maj, 2024

Është risjellë në vëmendje nga dy artiste të reja një ndër këngët e harruara të arbëreshëve të Kroacisë. Dy muzikantet Dina Buçiq dhe Melita Ivkovici kanë realizuar pak kohë më parë projektin etnomuzikologjik “Bërbili”, nëpërmjet të cilit kanë ripërpunuar një ndër dhjetë këngët pothuajse të harruara të arbëreshëve që migruan nga Liqeni i Skadarit në zonën e Zadarit në fillim të shekullit të XVIII.

Dina dhe Melita kanë arritur të ruajnë të vjetrën dhe në të njëjtën kohë të krijonin diçka unike, duke bashkëpunuar me artistë me përvojë dhe ndjeshmëri të përbashkët muzikore, si Miroslav Tadić, Miroslav Tadić dhe Yvette Holzwarth.

“Bërbili” u regjistrua në vitin 2018 në ishullin Zlarin në bashkëpunim me inxhinierin e tingullit Marin Fulgosi. Audio është përzier nga Jan-Eric Persson, një nga ekspertët kryesorë të tingullit në Europë, dhe u botua nga Nota BENE, Kroaci, në vitin 2020.

“Kjo këngë sjell jehonat më të gjera të Ballkanit, frymën dhe melodinë e këngëve italiane të mes luftës, ritmet e vjershave të fëmijëve, meloditë festive të interpretuara në ditën që i dedikohet shenjtorit mbrojtës të komunitetit…Regjistrimi i “Bërbili”-t është pjesërisht një trashëgimi aktuale, por më tepër një nevojë e shprehur për të ushqyer dhuratën dhe talentin e trashëgimisë së përmendur, për të ruajtur dhe ndërtuar mbi përvojat e jashtëzakonshme të botës së arbëreshëve”, shprehet autori i njohur boshnjak Miljenko Jergović.

“Është vërtet emocionuese të dëgjosh se si Dina, Melita, Edin, Yvette dhe Mirosllava plotësojnë dhe shënojnë përvojën muzikore arbëreshe, dhe si hapësirat ekzistuese të lira dhe zonat gri të harrimit janë të mbushura me interpretimin e tyre, besimin estetik dhe magjepsjen. Muzika e tyre është një nga një përvojë e jetuar, nuk bëhet fjalë për histori të paqartë dhe të supozuar. Ajo është gdhendur me fjalë dhe forma kryesisht të thjeshta të gjuhës arbëreshë.

 Përveç se është një memorandum i vërtetë për të njëjtën trashëgimi të vogël dhe të butë që u soll në Zadar në maj 1726, ajo gjithashtu na paraqet të gjithëve sot me një dhuratë të dyfishtë. Arbëreshët e Kroacisë na kujtojnë se sa e rëndësishme është të mësosh dhe të njohësh gjuhën e vjetër të dikujt”, përfundon ai.