Francë / Njihuni me kuzhinierin e talentuar shqiptar, Armand Hasanpapaj

E diel, 28 Prill, 2024

Një i ri shqiptar me origjinë nga Tropoja, është një nga kuzhinierët më premtues në Francë. Armand Hasanpapaj u bë i njohur kur u rendit i katërti në finalen e emisionit të gatimit “Objectif Top Chef”. Ai ka qenë pjesë e shumë konkurseve në fushën e kulinarisë, ku dhe është vlerësuar me disa çmime. Prej 8 vitesh ai studion, punon dhe jeton në Francë. Shtysë për studiuar gastronomi, veç pasionit të tij për gatimin, u bë nëna e Armandit, e cila në Shqipëri ka qenë pastiçiere.

Fatimja zotëronte në Tiranë një dyqan ëmbëlsirash dhe Armandi kalonte shumë kohë duke parë se si ajo i përkushtohej gatimit të tyre. Por përpara se ta projektonte veten si kuzhinier të suksesshëm, Armandi e kaloi fëmijërinë duke kërcyer valle popullore. I pëlqente të fliste me gjuhën e trupit dhe kishte arritur edhe në atë pikë sa ta mendonte veten si një koreograf profesionist. Por zhvendosja e tij në Francë ndryshoi gjithçka. Armandi iu përkushtua plotësisht gatimit.

Ai i trajton pjatat si të ishin piktura. Armandi mund të cilësohet fare mirë si një artist i lartësuar, i përpiktë, i frymëzuar. Kuzhina shqiptare e mban të lidhur fort me kujtimet e tij të fëmijërisë, por kuzhina franceze është ajo që ai pëlqen më shumë. Ka punuar me shefat më të mëdhenj të Lyon-it: Mathieu Viannay, Fabrice Moya dhe Régis Marcon.

Armandi është zgjedhur për kursin trevjeçar të njohur në Menaxhimin e Hoteleve dhe Restoranteve në Dardilly. Pasi të kualifikohet, ai dëshiron të punojë për disa vite në kuzhinën e një restoranti me yje Michelin, për të patur më pas diçka të vetën. Por jo në Lyon, ndoshta në Tajlandë apo Japoni. “Një kuzhinier shqiptar që ofron kuzhinë franceze në Azi, nuk është origjinale?”, shprehet ai për Refugee Food Festival.