36 vjet pa poetin dhe folkloristin arbëresh, Lluka Perrone

E diel, 28 Prill, 2024

Sot shënohet 36 vjetori i vdekjes së poetit dhe folkloristit arbëresh Lluka Perone. Ai lindi në Ejaninë të krahinës së Kozencës në Kalabri në vitin 1920, dhe vdiq në 27 maj të vitit 1984. Lluka kreu studimet e larta për jurisprudencë dhe letërsi frënge. Ai qe një nga intelektualët arbëreshë më aktivë për mbrojtjen dhe zhvillimin e traditave kulturore arbëreshe.

Nga fundi i viteve ’50 dhe fillimi i viteve ’60, i ngarkuar nga Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe i Universitetit të Romës, Lluka filloi mbledhjen sistematike të folklorit arbëresh në Kalabri. Një pjesë e lëndës u botua në vëllimin “Novellistica italo-albanese” (Firence, 1967), ku janë përfshirë 179 njësi të mbledhura në fshatra të krahinës së

Kozencës dhe të sistemuara sipas katalogut ndërkombëtar të përrallave. Vëllimi tjetër, ”Përralla nga Arbëria e Kutronit”, (Kozencë 2004), përmban 46 njësi të mbledhura në fshatrat Shën Koll, Karfici e Puheri.

Lluka botoi artikuj studimorë e materiale në revistat “Shêjzat” (shih), “Zgjimi”, “Zjarri”, “Kultura popullore” (shih) e “Etnografia shqiptare”. Dhe një fjalori i pasur i së folurës së Ejaninës është botuar në “Dialektologjia shqiptare” (1990). Megjithatë shumica e materialeve të poetit dhe folkloristit arbëresh kanë mbetur në dorëshkrim.

Lluka Perone botoi edhe 4 përmbledhje me poezi, të frymëzuara nga dashuria për vlerat morale të botës shpirtërore arbëreshe: “Lule shkëmbi” (Kozencë, 1968); “Thierja e armit” (Kastrovilari, 1969); “Vjershë lirie” (Kastrovilari, 1971); “Dërrudhez” (Trebizaçe, 1977).