Reforma zgjedhore, ja cilat janё propozimet pёr votёn e emigrantёve

E premte, 26 Prill, 2024

Vota e shtetasve jashtë vendit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komuniteteve shqiptare në vendet e ndryshme ku ata janë vendosur. Ata nuk janë emigrantët e paligjshëm të djeshëm por qytetarë me status juridik të rregulluar në vendet pritëse dhe një Diasporë e re Shqipërisë. Tashmë shqiptarët e shpërndarë në vende të ndryshme të botës kërkojnë të jenë pjesëmarrës në fatin politik e atdheut të tyre

Realiteti politik, ekonomik e social nё kёto tre dekadat e fundit ka ndryshuar rrёnjesisht nё Shqipёri, ndaj emigrantёt kanё kёrkuar nё mёnyrё tё vazhdueshme ushtrimin e njё tё drejte themelore tё tyren si shtetas shqiptar, atё tё sё drejtёs sё votёs.

Komunitete shqiptare nё Diasporё gjithmonё kanё qene aktive jo vetёm nёpёrmjet lobimeve pro Shqipërisë̈ nё shoqёritё ku jetojnë por duke i ardhur nё ndihmё vendit amё, tёrmeti i nёntori 2019 dhe kriza e shkaktuar nga COVID-19, pёr tё pёrmendur dy me aktualet. Ndaj edhe prania e tyre ne proceset politike e vendimmarrёse tё vendit ёshtё njё fakt qё kёrkon tё legjitimohet.

Pёr tё evidentuar e hartuar njё mekanizёm tё pёrshtatshёm pёr  garantimin e votёs sё emigrantёve nё sistemin zgjedhor shqiptar njё grup ndërinstitucional pune i kryesuar nga Ministri i Shtetit pёr Diasporёn, Z. Pandeli Majko i cili hartoi njё paketё prozimesh.

Kёto propozime janё depozituar tashmё pranё Komisionit tё Reformёs Zgjedhore.

Pika e parё, e cila ka qenё gjithmonё nё qendёr tё debatave ёshtё hartimi i listave zgjedhore. Si do te realizohen ato pёr shtetasit shqiptarё qё jetojnё jashtё, tё cilёt mund tё kenё njё rezidencё nё Shqipёri ose jo

Propozimi  nё kёtё rast ёshtё qё listat e zgjedhësve ndahen në dy kategori: Listat e zgjedhësve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat burojnë nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes civile për çdo zonë të qendrës së votimit, të hartuara në përputhje me  këtë Kod dhe listat e zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që burojnë nga shprehja e vullnetit të zgjedhësit në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Kod.

Kush mund tё votojё

Zgjedhësit qё mund të ushtrojnë të drejtën e votës jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë janё ata qё paraprakisht kanë shprehur vullnetin dhe kanë vendbanimin jashtë territorit të Shqipërisë.  Pra e drejta e votës realizohet vetëm në bazë të shprehjes së lirë të vullnetit të zgjedhësit të interesuar. Ushtrimi i të drejtës së votës për zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është falas dhe garantohet me ligj. Ai mundësohet nga operatori postar sipas parashikimeve të udhëzimeve të KQZ-së.

Si mund tё veprohet pёr tё shprehur vullnetin pёr tё votuar

Shprehja e vullnetit për të votuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund tё bëhet:

a) duke aplikuar online nëpërmjet formularit në Platformën Elektronike në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së;

b)duke aplikuar në të njëjtën mënyrë pranë një përfaqësie diplomatike/konsullore të Republikës së Shqipërisë në formë elektronike, me ndihmën e personelit të konsullatës;

c) përmes faksit në KQZ, në numrin e shënuar në formularin për Aplikim/Shprehje vullneti për Votim jashtë Republikës së Shqipërisë.

Formulari i aplikimit online për shprehjen e vullnetit të zgjedhësit shoqërohet edhe me një kopje të skanuar ose fotografinë e dokumentit biometrik të identitetit dhe të dokumentit që vërteton qëndrimin dhe vendbanimin ose vendqëndrimin e ligjshëm jashtë vendit, të lëshuara nga organet kompetente.

Aplikimi i shprehjes së vullnetit për të votuar duhet të bëhet nga dita e shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe deri në datën e përcaktuar në udhëzimet përkatëse të KQZ-së.

Cilat janё kriteret për përfshirjen e zgjedhësit në listën e jashtme të zgjedhësve

Kriteret për përfshirjen e një personi në listën e jashtme të zgjedhësve janë:

(a) të ketë shtetësinë Shqiptare;

(b) të ketë mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe në datën e zgjedhjeve;

(c) të mos jetë shpallur me vendim gjyqësor të formës së prerë si i pazoti për të vepruar;

(d) të ketë vendbanim/vendqëndrim të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Si do tё funksionojnё listat e zgjedhёsve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Lista e zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është një listë e vetme për gjithë vendin dhe përmban të gjithë zgjedhësit që kanë shprehur paraprakisht vullnetin për të ushtruar të drejtën e votës jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ajo pёrbёhet nga disa elementё qё pёrfshijnё

a) llojin e procesit zgjedhor;

b) emrin dhe mbiemrin e zgjedhësit;

c) numrin personal;

d) vendbanimin ose vendqëndrimin (sipas rastit);

e) serinë dhe numrin e dokumentit biometrik;

f) kodin postar të vendbanimit ose vendqëndrimit;

g) rubrikën për datën e regjistrimit të zarfit të jashtëm dhe datën e hedhjes/futjes së zarfit të brendshëm në kutinë e votimit nga struktura administrative përgjegjëse për administrimin e votës jashtë vendit.

Pёr tu pёrfshirё nё kёtё listё zgjedhёsit duhet tё plotёsojnё disa kritere specifike si shprehja e vullnetit paraprak për ushtrimin e të drejtë për të zgjedhur, dhe deklarimi i një adrese të vlefshme për marrjen e zarfit dhe materialeve zgjedhore.

Lista pёrfundimtare nё pas do tё gjenerohet nga Struktura administrative përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe funksionon në përputhje me këtë Kod.

Shpallja e listës së zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe publikimi i ekstraktit të përbërësve zgjedhorë bëhet në përputhje me parashikimet ligjore të Kodit dhe udhëzimet përkatëse.

Si do të votohet

Zgjedhësi, pasi ka shprehur vullnetin për të votuar, merr konfirmimin zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas marrjes së konfirmimit zyrtar shtetasi shqiptar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ushtron të drejtën e votës sipas procedurës së mëposhtme:

a) merr zarfin zgjedhor brenda afateve të përcaktuara në këtë kod dhe udhëzimet e KZQ;

b) plotëson fletët e votimit dhe i vendos ato brenda zarfit të dërgimit;

c) në zarfin e dërgimit zgjedhësi gjithashtu vendos një fotokopje të dokumentit të identifikimit si dhe plotëson certifikatën e zgjedhësit;

d) fletët e votimit brenda zarfit zgjedhor të mbyllur hermetikisht, së bashku me kopjen e dokumentit të identitetit dhe certifikatës së zgjedhësit vendosen në zarfin e dërgimit dhe i dërgohen drejtpërdrejt KQZ nga çdo pike postare.

Numёrimi i votave

KQZ është përgjegjëse për administrimin e votave të zgjedhësve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Struktura administrative përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve jashtë Republikës së Shqipërisë administron dhe numëron votën sipas udhëzimeve të KQZ-së.

Vota shpallet e pavlefshme nёse:

a) vota është dërguar nga zgjedhësi i cili nuk ka zotësi për të vepruar ose të cilit i është refuzuar me vendim te KQZ, formulari për Regjistrim/Aplikim për të votuar nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pas shprehjes së vullnetit.

b) mungon dokumenti i identifikimit dhe/ose certifikata e zgjedhësit;

ç) zarfi i dërgimit nuk është mbyllur hermetikisht ose është dëmtuar aq sa mund të cenojë integritetin e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

d) në të njëjtin zarf zgjedhor janë vendosur dy ose me shumë fletë votmi;

dh)zarfi zgjedhor mbërrin në strukturën administrative përgjegjëse për votimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pas mbylljes së kohës së votimit të parashikuar në këtë Kod.

Kёto propozime do tё vlerёsohen nga Tavolina e Dialogut Politik dhe Komisioni i Reformёs Zgjedhore.