Aleksi i Shqipërisë autori i pikturës “Altari shqiptar” në Duomon e Milanos

E diel, 5 Maj, 2024

Në një libër arti italian përmenden shkurtimisht disa artistë shqiptarë që punuan në Itali dhe veçanërisht në katedralen e Milanos. Në këtë pjesë të librit janë bashkangjitur dhe dy fotografi të katedrales. 

Në libër shkruhet se në Katedralen e Milanos mund të admironi “Altarin Shqiptar” i cili mban firmën e Alexio di Abania.  Autori i saj, Andrea Aleksi, lindi në Durrës në vitin 1421 por ju desh të emigronte për të shpëtuar nga pushtimi otoman.

Por “Altari shqiptar” nuk është e vetmja vepër e Aleksit të Shqipërisë në Itali, gjithashtu statujat e “Loggia dei Mercanti” në Ancona janë vepra të tij. 

Ai madje kreu disa punë në Toscana dhe më pas zhvilloi aktivitetin e tij në Venecia. Arti i Aleksit u shpreh edhe në Dalmaci, ku ndër të tjera ai punoi Katedralen e St. James në Sibenik. 

Aleksi i Shqipërisë  punoi deri në moshën 80 vjeçare, vepra e fundit sipas të dhënave ishte varri i tij, në Split, ku vdiq në vitin 1503.

Ndër të tjera në libër përmenden edhe disa artistë të tjerë të Rilindjes me origjinë shqiptare, si Mark Bazaiti, Onufri dhe djali i tij Nicola i Elbasanit dhe tre breza artistësh të së njëjtës familje, të njohur si shqiptarët e Vicenza-s, si dhe Viktor Karpaci t me origjinë nga Korça, i njohur më mirë si CARPACCIO. / Albania news 