Histori frymëzuese / Iku nga lufta në Kosovë, sot avokate penale në SHBA

E premte, 17 Maj, 2024

Bergite Musaj ishte 16 vjeç kur së bashku me familjen u largua nga Kosova e shkatërruar nga lufta, në kërkim të një jete të re në Shtetet e Bashkuara.

Sot, me një diplomë në dorë për drejtësi penale nga universiteti Monroe në Nju Jork, Bergite dëshiron të përmirësojë jetën e të tjerëve në nevojë, në të njëjtën mënyrë se si u ndihmua ajo dhe familja e saj.

“U transferova me familjen në Nju Jork në fund të vitit 2014 dhe fillova thuajse menjëherë studimet në universitetin Monroe”, thotë Bergite. “Kur erdhi koha për të zgjedhur një universitet, unë zgjodha Monroe për emrin e mirë që kishte në botë dhe atmosferën mikpritëse. Unë gjithashtu e dija se dëshiroja një karrierë në drejtësinë penale në mënyrë që t’i përgjigjesha komunitetit dhe të isha një zë për të tjerët.” 

Bergite u diplomua në vitin 2017. Ajo është anëtarja e parë e familjes që ka mbaruar studimet e larta. “Dua të jem ndryshimi në jetën e dikujt”, thotë Bergite. “Kam pasur aq shumë mbështetje dhe dashamirësi nga Monroe, sa tani jam në gjendje të ndihmoj dikë tjetër në nevojë”, vijon ajo.

Duke pranuar që fillimi i universitetit në një vend të ri mund të ishte stresues, Bergite pohon se u ndje e mirëpritur në familjen Monroe. “Që nga fillimi, profesorët e kuptuan statusin tim të refugjatit dhe çdo pengesë gjuhësore që unë kisha tejkaluar”, thotë ajo. “Kishte shumë mundësi për të korrur sukses.”

Sigurisht, ajo i shfrytëzoi ato. Ndërsa ishte në Monroe, Bergite ishte anëtare e Shoqatës Kombëtare të Udhëheqjes dhe Sukseseve, anëtare e bordit të Klubit Ndërkombëtar të Amnistisë, Shoqatës së Gjykimeve Mock, Klubit të Drejtësisë Penale dhe një nga ambasadoret e para studentore të universitetit.

Ajo ishte gjithashtu anëtare themeluese e Institutit të Fuqizimit të Grave, që realizonte çdo javë takime për të diskutuar mënyra të ndryshme për të qenë me ndikim dhe për të siguruar mësimdhënie për studentët.