Këngëtarja shqiptare e “Spirit Voice” rrëfen jetën në SHBA dhe vështirësitë

E diel, 28 Prill, 2024

Është larguar prej vitesh nga Shqipëria por lidhjet me vendlindjen i ruan ende, jo vetëm ato familjare por edhe me muzikën.

Këngëtarja Dorina Tiko, një nga katër vajzat e grupit të fund viteve ’90 “Spirit Voice”, hera herës është rikthyer për t’u ngjitur në skenën shqiptare.

Ajo e la Shqipërinë në vitin 2000 për t’u zhvendosur së bashku me bashkëshortin në Shtetet e Bashkuara, ku vijoi karrierën si soliste. Në maj të 2013-ës publikoi në ITunes dy këngë, “With You” dhe “I feel your love”. Ndonëse u rikthye në nëntor të po të njëjtit vit në skenën e festivalit shqiptar “Kënga Magjike” me “Gjithmonë me ty”. Dorina e vazhdoi karrierën në Shtetet e Bashkuara duke kënduar nëpër koncerte të ndryshme për komunitetin shqiptar.

Në një intervistë për emisionin “Rudina”, Dorina tregon vështirësitë në kontinentin e largët, duke u ndalur tek ikja nga kjo jetë e të shoqit, me të cilin ka dy fëmijë.

“Bashkëshorti u nda nga jeta rreth 1 viti e gjysmë më parë nga një atak në zemër. Është ditëlindja e tij, jo më kot vendosa ta zhvillonim intervistën sot, do të mbushte 43 vjeç. Ikja e tij është tepër e vështirë për mua sepse jemi njohur që të vegjël në Shqipëri. Më pas erdhëm po bashkë në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim jetuam për dy vite në New York, për t’u zhvendosur në Michigan. Krijuam familje, kemi dy djem të mrekullueshëm, i madhi është 18 vjeç tashmë dhe i vogli do të mush 13 në qershor. Kemi kaluar një jetë shumë të bukur. Ai ka qenë gjithmonë shtytësi im që të vazhdoja muzikën, gjithmonë ka qenë pranë meje, optimist, frymëzim…Është e vështirë!”-shprehet Dorina Tiko.