Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut, sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, i fton të gjithë të vizitojnë parqet arkeologjike dhe muzetë në vend, duke e cilësuar këtë nismë si mënyrën më të mirë për të rimëkëmbur gjendjen shpirtërore. Në këtë ditë hyrja në muze është falas.
“Pas lirimit të masave shtrënguese për parandalimin e COVID-19, mënyra më e mirë për t’u kthyer në proçesin e normalizimit është përmes artit dhe trashëgimisë kulturore. Shpresoj që shumë shpejt t’i kthehemi sallave të shfaqjeve por deri atëherë një vizitë në muze, park arkeologjik, monument kulture etj., është mënyra më e mirë për të rimëkëmbur gjendjen shpirtërore të një kombi.
Arti dhe kultura janë eksperienca transformuese dhe ne kemi nevojë për fuqinë shëruese të tyre më shumë se kurrë në këto momente. Duke pasur kujdes për shëndetin tonë dhe atë të komunitetit që na rrethon unë ju ftoj të vizitoni dhe shijoni trashëgiminë tonë kulturore mijëra vjeçare”, shprehet Ermonela në videon sensibilizuese.
Parqet arkeologjike dhe muzetë hapen pas qendrimit mbyllur prej dy muajsh, në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Në Shqipëri janë 2200 monumente kulture, 55 muze 8 kala dhe 9 parqe arkeologjike të cilat sot mund të vizitohen falas.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.