Një tjetër lojtar shqiptar kërkohet nga një prej ekipeve më të mira të Europës. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën. Duket se, Kumbulla ka fituar dashurinë dhe interesimin e skuadrës së Arsenalit.
Prestigjiozja “Mirror” shkruan se klubi anglez e pëlqen lojtarin shqiptar dhe se do të tentojë që të fitojë garën me skuadrat e tjera si Inter, Lacio, Everton, Milan dhe Napoli për ta transferuar në verë.
Sa do t’ia dalë? Mbetet të pritet, por një gjë është e sigurtë, lojtari kuqezi nuk do të largohet për më pak se 30 milionë euro nga Verona.