Anjeza Shena, inxhinierja që bashkoi shqiptarët në një platformë profesionistësh

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Shqiptarja Anjeza Shena, inxhiniere ndërtimi dhe pedagoge në Francë, ka nisur muajt e fundit një projekt të ri i quajtur “Talkinno avec Anjeza”.

Aktualisht, ky projekt shfaqet si një kanal YouTube, ku trajtohen tema inovatore në fushën e ndërtimit. Është një kanal në gjuhën frënge, por me titra shqip, anglisht dhe frengjisht, i cili ka bërë bashkë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Franca.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”, Anjeza tregon se si lindi ideja e projektit “Talkinno Avec Anjeza”, ditët e saj në karantinë dhe planet që ka për të ardhmen.

Si lindi ideja e projektit “Talkinno avec Anjeza”?

Gjithmonë kam pasur dëshirë të krijoja një platformë interaktive mbi shkencën dhe teknologjinë. Për të ecur përpara është e rëndësishme shpërndarja e dijes, informacionit, shkëmbimet dhe bashkëpunimet. Kur jetoja në Shqipëri ka qenë shumë e theksuar ideja e të mbajturit informacionin fshehur dhe kam vënë re që ky perceptim vazhdon akoma. Ky mesazh nuk i drejtohet personave të veçantë por i drejtohet një sistemi të përgjithshëm. Dhe në fakt janë ide të vjetra që kanë ngelur që nga kohët e vështira të komunizmit. Mendoj që ky rrjedhim është shumë normal, se ne jemi një popull që në historinë moderne nuk kemi pasur shumë fat dhe shumica e shqiptarëve, në Shqipëri apo botë, kanë ecur me forcat e veta. Edhe pse tashmë po shoh shumë ndryshime, sidomos tek brezat e rinj, falë eksperiencave ndërkombëtare.

Ndërmarrja e projekteve të reja ndryshon nga punët e përditshme, do pak punë dhe kohë. Kam qenë gjithmonë shumë e angazhuar në Paris, fillimisht me studimet, më pas kam zgjedhur të punoj në dy punë, si inxhiniere ndërtimi në projektim dhe si pedagoge në universitetin e quajtur École Spéciale des Travaux Publics. Në fakt  në Francë sistemi është pak ndryshe dhe shkollat inxhinierike nuk quhen universitete por Grand École. Dhe përveç punës, kam marr gjithmonë pjesë në aktivitete teatrale, muzikore, sportive dhe kërcimi.

Para disa muajsh i thashë vetes se duhet të bëja një zgjedhje, sidomos nëqoftëse kam dëshirë të filloj një aventurë të re. Nuk mund të bëjmë gjithçka në 24 orë. Dhe e nisa me publikimin e videos së parë në YouTube, në 25 dhjetor të vitit të kaluar, në një ditë të shenjtë (buzëqesh).

Si po zhvillohet aktualisht “Talkinno avec Anjeza”?

Projekti “Talkinno avec Anjeza” është një kanal YouTube ku janë trajtuar tema inovatore në fushën e ndërtimit si psh BIM (Bilding Information Modeling), printimi 3D, skaneri 3D, realiteti virtual dhe realiteti i shtuar. Flas frengjisht por ka titra shqip,anglisht dhe mund të aktivizohen duke i dhënë mundësinë të gjithëve të ndjekin episode prej 10 minutash. Temat janë trajtuar sa më thjesht për të lehtësuar kuptimin e tyre nga persona të specialiteteve të ndryshme. I trajtoj temat në mënyrë praktike duke folur jo vetëm për shpikjet dhe metodat e reja por edhe për aplikimin e tyre në industri, në tregun francez dhe atë ndërkombëtar. Mundohem gjithmonë të marr shembuj projektesh që janë realizuar dhe gjithashtu cilësoj emrat e kompanive apo të universiteteve që i kanë realizuar.

Synimi afatshkurtër është zgjerimi i temave në fusha të tjera, forcimi i komunitetit rreth Talkinno-s, dhe krijimi i bashkëpunimeve të reja mbi tematikat e ardhshme për zhvillimin e Talkinno-s. Kjo do bëj të mundur në një periudhë afatmesme, jo vetëm forcimin e kanalit YouTube “Talkinno avec Anjeza” por edhe krijimin e një platëforme web-i të pavarur me një sistem inteligjent për komunitetin, me më shumë përmbajtje dhe shërbime. Ky sistem i ardhshëm do të mundësojë realizimin e projekteve të reja inovatore për t’i dhënë shtytje shkencës, teknologjisë dhe sidomos projekteve me një impakt pozitiv social-mjedisor.

Ky projekt do të ecë falë komunitetit që do më mbështesë. Të gjithë mund të japin një kontribut sado i vogël që mund të duket, të paktën me ndjekjen e kanalit, me abonimin e tij ose duke folur për të.

“Talkinno avec Anjeza” bëri të mundur bashkimin e shqiptarëve që jetojnë jo vetëm në Francë, por edhe në Shqipëri. Çfarë është folur më së shumti dhe si e komenton përfshirjen e shqiptarëve nga Shqipëria?

Fillimisht ky takim ishte vendosur të organizohej në datën 19 mars në qendrën e “Association Albania” dhe të Rrjetit të Studentëve Shqipëtarë në Ile-de-France, të lokalizuara në Paris 7. Për shkak të kufizimeve të shkaktuar nga Covid-19, takimi u shty disa herë deri sa morëm vendimin ta kalojmë në një takim online të tipit webinar. Ishte webinari i parë i këtij lloji i organizuar nga “Association Albania” dhe Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Ile-de-France. Personalisht nuk prisja shumë pjesëmarrës sepse ishte një ndryshim komplet i planeve tona dhe të them të drejtën nuk është se folëm shumë për këtë takim përveç disa postimeve në Facebook. Si përfundim, informacioni lëviz shpejt në internet dhe u mblodhëm rreth 19 veta. Ishte as pak as shumë por një numër i mjaftueshëm i cili lejoi edhe kryerjen e një prezantimi të pjesëmarrësve dhe shkëmbimin midis nesh. Sidomos fati i keq i mosorganizimit të takimit, siç ishte menduar, solli në fakt krijimin e një mënyre të re shkëmbimesh dhe sidomos zgjerimin e qarkut. Morën pjesë edhe shqiptarë nga Shqipëria. Në fakt një pjesë e tyre ishin ish-studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës. Unë i kisha humbur kontaktet me ta por webinar bashkoi me të vërtetë profile të fushave  të ndryshme inxhinierike, letrare dhe diplomatike. Dhe mendoj se është një hap i madh.

Nga ana ime jam e sigurt që do vazhdoj organizimin e takimeve të tilla për t’i dhënë gjallëri kumunitetit “Talkinno”. Nga ana e organizatorëve të “Association Albania” dhe Rrjeti i Studentëve Shqipëtarë në Ile-de-France, dmth Ardit Kuqa dhe Kastriot Gjoni, do vazhdojnë sigurisht organizimin e takimeve të tjera të këtij lloj. Mendoj që shqiptarët nga Shqipëria u shtyn nga kurioziteti por edhe nga fakti që i kishin parë videot e kanalit YouTube “Talkinno avec Anjeza” dhe kishin dëshirë të diskutonin psh si aplikohet BIM (Building Information Modeling) në Shqipëri dhe në Francë. Kam folur për BIM në dy videot e mia të para dhe madje disa prej pjesëmarrësve që janë në fushën e ndërtimit kishin filluar kurse online për Tekla dhe Revit. Për mua është sukses të arrij të motivoj profesionistët shqiptarë në metodat dhe teknologjitë moderne. Kurse personat që nuk ishin të ndërtimit më thanë që të paktën mësuan diçka të re dhe për të tjerë ishte veç një takim njerëzor midis patriotëve. Çfarëdo të jetë arsyeja e pjesëmarrjes në takime të tilla, qoftë për arsye kurioziteti, rritje njohurie apo për arsye thjesht shkëmbimi midis pjesëmarrësve, nëqoftëse kjo i ofrojë kënaqësi, është gjëja më e rëndësishme.

Kë do të veçoje nga diskutimet që ke realizuar deri tani si më interesantin? 

Në fakt nuk e prisja të ngjallja kaq shumë interes tek shqiptarët mbi BIM-in. Këtu në Francë është një metode e re por përdorimi i tij ka filluar që para 10 vitesh, dhe sot të gjitha ndërmarrjet projektuese dhe konstruktore ndryshojnë metodologjinë për futjen 100% të BIM-it në realizimin e projekteve.  Me pak fjalë, BIM është në fazën “çerniere” të ndryshimit të metodave të projektimit. Ju ftoj të shihni videon time të dytë ku flas për dy projektet gjiganteske, për rrjetin e metrove të reja të Parisit i quajtur Grand Paris Express. Një pjesë e tyre po përgatiten për lojrat Olimpike të 2024 dhe gjithashtu për centralin nuklear EPR Hinlkey Point në Angli. Në Shqipëri, BIM është akoma në fillimet e veta. Po jam e sigurt që edhe aty do të hyj shumë shpejtë, se bizneset në Shqipëri në krahasim me bizneset ndërkombëtare janë si të miturit në krahasim me të rriturit, mësojnë shumë shpejt. Me të vërtetë, tregu në Shqipëri ështe goxha dinamik dhe e vërejmë këtë gjë me zhvillimin e tij gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Diçka tjetër interesante ishte ndarja e përvojave dhe diskutimi pa dorashka. Për mua është e rëndësishme që pjesëmarrësit të ndihen rehat dhe jo si në gjemba.

Çfarë do të ndodhë me këtë iniciativë pasi pandemia Covid-19 të ketë marrë fund?

Projekti “Talkinno” do të vazhdojë edhe me tej. Përsa i përket organizimit të webinareve, besoj se do hyjë në një praktikë normale. Gjithmonë pjesa më e vështirë është fillimi. Në momentin që diçka që fillove, ecën mirë, përgjithësisht bëhet zakon. Mendoj se nëse vazhdojmë të bëjmë webinare gjatë këtyre muajve, edhe pasi jeta normale do rikthehet, praktika të tilla do ruhen, por sigurisht nuk do zëvendësojnë konferencat dhe takimet fizike. E shoh më shumë si një opsion në organizimin e këtyre aktiviteteve. Është si opsioni i të punuarit nga shtëpia. Para Covid-19 jo të gjitha ndërmarrjet franceze ishin dakort me punën nga shtëpia. Jam e sigurt që për ndërmarrjet ku puna nga shtëpia gjatë Covid-19 ka ecur mirë, do vazhdojnë ta propozojnë si opsion për punonjësit e tyre.

Franca si po e përballon pandeminë Covid-19? Si është situata aktuale në qytetin ku jeton?

Në verilindje të Francës, duke përfshirë Parisin, shifrat e të prekurve dhe sidomos të personave në gjendje të rëndë, janë akoma të larta. Gjendja po përmirësohet në qendrat shëndetësore por është akoma situatë kritike. Që prej 11 majit, jemi më të lirë, kemi të drejtë të lëvizim deri në 100 km nga adresa e banimit, pa dokument autorizues. Restorantet, lokalet, sallat e sportit apo aktivitetet kulturore dhe sociale vazhdojnë të jenë të mbyllura. Një pjesë e shkollave janë rihapur, ekzaktësisht 9-vjeçarja, por jo gjimnazi dhe universiteti. Megjithëse qeveria i ka hapur shkollat 9-vjeçare, ndjekja nuk është me detyrim, prindërit janë ata që vendosin për fëmijët. Sistemi shkollor është riorganizuar për të bërë të mundur respektimin e distancave midis nxënësve dhe janë vendosur sinjale për respektimin e rregullave të reja. Është një masë e qeverisë për të ndihmuar familjet me fëmijë në moshë të vogël por edhe vetë fëmijët që u gjendën mbyllur këto dy muaj. Bashkitë kanë shpëndarë gjithashtu falas një mask që lahet, për çdo anëtar familjeje.

Si kanë qenë ditët e tua në karantinë?

Kur Presidenti i Francës, Emannuel Macron shpalli fillimin e karantinës në datën 17 mars, unë me bashkëshortin tim ishim në përgatitjet e fundit të muajit tonë të mjaltit në Kosta Rika dhe në Kolombi. Duhet të niseshim vetëm pak ditë më vonë. Isha shumë e zhgënjyer, sepse i kishim organizuar gjithë pushimet për të bërë një muaj të veçantë mjalti dhe nuk i thonë pak. Si përfundim i kaluam një pjesë të madhe të pushimeve në shtëpi. Ditët e para ishin pak të vështira, por mendoj se ishte më shumë një vetpresion psikologjik i izolimit të ndërthurur me zhgënjimin nga anulimi i muajit të mjaltit. Kuptova që në fakt pas disa ditësh gjithçka u kthye në normalitet dhe fillova të relativizoja situatën. Mendova që përfundimisht nuk ishte fati më i keq. Shumë francezë që ishin në pushime jashtë vendit e patën të vështirë rikthimin urgjent në Francë, për me tepër që pati një shpërthim të çmimit të biletave të avionit. Për pak punë ditësh mund të ishim edhe ne në atë rast. Nuk e imagjinoj veten të bllokuar në aeroportin e San Jose duke pritur një vend të lirë në një avion kthimi në Paris. Gjithashtu një pjesë e mirë e udhëtimit tonë u rimbursua. Ditët e mëtejshme u përshtatëm. Punonim të dy nga shtëpia.

Ne jemi te dy inxhinierë ndërtimi dhe kantierët e ndërtimit ishin të gjitha të mbyllura gjatë periudhës mars-prill. Unë kisha pak punë në projektim por vazhdova mësimin online me studentët e mi të « École Spéciale des Travaux. Të dy përfituam të zhfrytëzonim këtë kohë për projektet tona personale, unë me projektin «Talkinno avec Anjeza » dhe Vincent me shkrimin e librit të tij fantastiko-shkencor. Si aktivitet argëtues zgjodhëm të luanim board game, të kryenim gjimnastikën ditore nga shtëpia duke ndjekur një emision televiziv francez dhe disa herë luanim badminton në oborrin e brendshëm rezidencës. Që para fillimit të karantinës, marrim pjesë në një shoqatë të quajtur Brotherswing për kërcim Lindy Hop (kërcim në çift i tipit swing) dhe unë ndjek gjithashtu kurset e kitares. Këto dy aktivitete vazhduan në linjë. Mungon pak motivimi i grupit, sidomos në kërcim, por të paktën kam avancuar në mësimin e kitares.

Shqiptarë e tjerë në vendin ku banon si po përballen me pandeminë Covid-19?

Shqiptarë apo francezë, përballë kësaj situate jemi të gjithë njëlloj. I vetmi ndryshim është se pjesa më madhe e shqiptarëve këtu, të paktën flas për ata që kanë ardhur në Francë për të kryer studimet dhe që janë akoma studentë apo në fillimin e karrierës, janë përgjithësisht vetëm. Të rinjtë francezë që jetojnë në rezidenca studentore apo në apartamente të vogla të Parisit, në fillimin e karantinës, pjesa më e madhe e tyre zgjodhën të ktheheshin tek familja e tyre në provincë. Nuk ishte zgjedhja e duhur për situatën. Përgjatë 2 ditëve stacionet e trenave ishin plot dhe një pjesë e madhe e parizienëve që kanë ikur nga Parisi, kanë shpërndarë Covid-19 në qytetet të tjera. Megjithëse të jetosh i mbyllur në një sipërfaqe prej 10 apo 20 m² në Paris, është shumë e vështirë. Ky është një problem në metropolet si Parisi, ku njerëzit jetojnë në apartamente të vogla për shkak të çmimeve katastrofike të qerave. Dhe për ata shqiptarë që janë gjendur në këto raste, ka qenë e vështirë. Ndonëse kur angazhohesh me punë dhe me aktivitete, kur kryen shkëmbime telefonike apo përmes internetit qoftë me të afërmit, me shoqërinë apo me kolegët e punës, gjithë këto veprimtari ndihmojnë në përballimin e kësaj situate të jashtëzakonshme.

*Anjeza Shena, me origjinë nga Gjirokastra, e diplomuar si inxhiniere ndërtimi profili strukturist nga Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) dhe nga École Spéciale des Travaux Publics (ESTP) de Paris në 2013, sipas marrëveshjes midis dy universiteve.