Pasardhësi i Skënderbeut: Pse është e rendësishme të tregojmë historinë tonë

E premte, 26 Prill, 2024

Loris Kastriota Skanderbeg është një gazetar shumë i njohur arbëresh i cili punon dhe jeton në Foggia, gjithashtu është edhe stërnipi i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai ndihet krenar që ka lidhje me një person që ka lënë gjurmë të mëdha në histori. Raporti i tij me Shqipërinë është shumë i mirë dhe shprehet se kur ka parë për herë të parë malet e Shqipërisë është ndjerë si në shtëpi. Komuniteti arbëresh në Itali dhe veçanërish në zonën e Puglias asnjëherë nuk i kanë harruar traditat e vendit prej nga vijnë dhe janë munduar t’i ruajnë për 500 vjet me radhë.

“Unë kam punuar shumë si gazetar dhe si studiues historik për t’iu shpjeguar italianëve se sa i rëndësishëm ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe bëmat e tij për Shqipërinë. Historia e Skënderbeut dhe e popullit shqiptar janë një shembull që duhet t’i shërbejë Shqipërisë për t’u zhvilluar më tej. Madje unë shkoj shpesh në Shqipëri që të jap një provë të gjallë të ekzistencës të familjes sime. Gjatë një prej vizitave të mia në qyetin e Lezhës para 3 vitesh kam biseduar me kryetarin e bashkisë Fran Frrokaj për të tërhequr sa më shumë vizitorë dhe turistë në këtë vend”, shprehet Loris.

Sipas tij mbiemri i Kastriotëve në shumë raste përdoret edhe për qëllime artistike nga persona të ndryshëm, sepse personat me këtë mbiemër janë të shumtë. Por gjithashtu Loris thotë se shumica e këtyre persona nuk kanë lidhje me heroin kombëtar. Madje pa pasur edhe raste në port ose aeroport ku ai tregon se e kanë pyetur me habi për mbiemrin dhe në qoftë se ai e di kuptimin e tij.

Nga puna e tij si studiues i historisë së Skënderbeut Loris në disa momente ka shpjeguar se persona që ishin kundër shtetit shqiptar janë munduar ta minimizojnë figurën e Skënderbeut. Disa vende si Serbia e kanë identifikuar atë si ortodoks dhe se vinte nga nje familje serbe por faktet vërtetojnë të kundërtën. Dokumentet flasin qartë për Skënderbeun duke e cilësuar atë edhe si një diplomat të zotin. Në periudhën që ai drejtonte ushtrinë shqiptare ishte një luftë më e madhe, ajo e Europës së krishterë kundër islamizmit turk. Ndikimi i madh i islamizmit në Shqipëri dhe Kosovë në atë kohë vinin në diskutim betejat e Skënderbeut kundër osmanëve. Vlen për t’u përmendur se shteti shqipëtar asnjëherë nuk është përfshirë në diskutime mes besimeve të ndryshme fetare por ka treguar sesi ato mund të qëndrojnë në harmoni me njera-tjetrën.

“Në realitet duhet të themi se Skënderbeu ka patur rëndësi të veçantë në bazë të cilësive të tij. Janë edhe shumë shtete të tjera që duan ta shfaqin atë me prejardhje të ndryshme nga ajo shqiptare por asnjë nuk mund ta vërtetojë. Këtu ku jetoj unë ne jemi 15 breza që e kemi preardhjen drejtëpërdrejtë nga Skënderbeu. Madje kemi edhe pemën gjenealogjike, libra me stampa të ndryshme dhe dokumenta të tjera që janë të vërtetuara që i përkasin familjes së Kastriotëve. Gjithë jetën time unë jam munduar të studioj historinë e kësaj familje dhe asnjëherë nuk flas pa baza dokumentash. Edhe kur miqtë e mi shqiptarë më pyesin për diçka historike që unë nuk kam dokumenta konkrete, asnjëherë nuk e jap fjalën përfundimtare. Në Shqipëri kam pasur shumë propozime që po shtohen gjithnjë e më shumë për t’u përfshirë në politikë. Mendoj se kjo iniciativë mund të ndihmojë popullin shqiptar sepse jo gjithmonë politikanët shikojnë vetëm interesat e tyre. Këtë iniciativë do e bëj në momentin e duhur dhe nga fakti se e dua shumë Shqipërinë. Në këtë aspekt mendoj se do të bëja një dyshe të mirë me mikun tim Marin Mema”, thekson ai.

Loris shpehet se edhe dy djemve të tij të cilët tashmë janë në universitet është munduar që t’i mësojë për prejardhjen e tyre. Ai është munduar t’i kultivojë atyre dashurinë për tokën shqiptare.

Gjithashtu ai rrëfen se një nga projektet e tij më të fundit është të realizojë një film historik mbi kulturën arbëreshe dhe atë shqiptare. Sipas tij në film duhet të trajtohen sesi janë ruajtur traditat prej 500 vitesh nga arbëreshët por edhe ndryshimet që ata kanë nga shqipëtarët.

“Traditat dhe dashuria e arbëreshëve për Shqipërinë duhet t’u përcillet të gjithëve”, përfundon ai.

Burimi origjinal, këtu: