Kardiokirurgu shqiptar Ramadan Jashari: Si u gjunjëzua Belgjika nga Covid-19

E diel, 28 Prill, 2024

Kardiokirurgu shqiptar Ramadan Jashari ka skanuar situatën e pandemisë botërore Covid-19 në shtetin e Belgjikës, vendi ku jeton dhe punon.

Ndonëse Belgjika ka një sistem shëndetësor shumë të sofistikuar, sipas doktor Jasharit, si numri i të prekurve, ashtu edhe numri i viktimave, janë shumë të larta.

Ai thotë në një intervistë për gazetën Dielli në New York se kategoritë më të ekspozuara ndaj pandemisë ishin personat me sëmundje pulmonare kronike (bronkit kronik, astme bronkiale), sëmundje kardio-vaskulare kronike dhe rastet me dëmtim të zemrës, pacientët me dëmtim të veshkave dhe mëlçisë, ata me diabete të rëndë dhe personat me kancer apo ata me imunitet të suprimuar.

BELGJIKA E PUSHTUAR NGA COVID-19

Pandemia COVID-19 ka prekur shumë rëndë vendin ku unë jetoj dhe punoj. Deri sot janë prekur nga COVID-19 më shumë se 52.011 persona, që është numër i madh për një popullatë prej 11.500.000 banorësh). 8.521 kanë humbuur jetën gjatë kësaj periudhe. Është interesant se mbi 50% e të prekurve si dhe të viktimave nga COVID-19 ishin persona që jetonin në senoiri (qëndra për banim dhe përkujdesje) dhe në moshë të thyer (mbi 70 vjeç). Megjithë faktin se Belgjika ka nje sistem shëndetsor shumë të sofistikuar (qëndra të mjaftueshme hospitalore me reparte intensive moderne dhe me mjaft aparatura dhe personel), si numri i të prekurve, ashtu edhe numri i viktimave, janë shumë të larta. Belgjika radhitet ndër vendet me morbiditet dhe mortalitet më të lartë në Botë (pas Italisë, Spanjës, Britanisë së Madhe, Francës). Të gjitha kategorite moshore ishin të prekura, me një dominim diku 50% të kategorive mbi moshën 70 vjeçare. Pastaj, kategoritë më fragjile ndaj sëmundjes ishin personat me morbiditet të njohur kronik si: sëmundje pulmonare kronike (bronkit kronik, astme bronkiale), sëmundje kardio-vaskulare kronike dhe rastet me dështim të zemrës, pacientët me dështim të veshkeve dhe mëlçisë, ata me diabete të rëndë dhe personat me kancer apo ata me imunitet të suprimuar.

MASAT QË MORI QEVERIA BELGE

Prej fillimit të pandemisë, Belgjika u organizua në atë mënyrë që ndau qarkullimin e pacientëve COVID-19 nga ata me sëmundje tjera. Pra, klinikat kishin dy shërbime urgjente dhe dy lloj shërbimesh të pacientëve të hospitalizuar. Numri më i madh i shtretërve u vu në dispozicion të pandemisë. Gjatë tërë periudhës së pandemisë (edhe në këtë moment) vetëm diku rreth 55-60% të kapaciteteve hospitalore u mbushën me pacientë COVID-19. Nuk pati mungesë të respiratorëve e as të stafit medikal. Megjithatë, një numër i madh i personelit medikal dhe paramedikal ishte i prekur nga virusi (gjatë përkujdesjes për pacientët). Në Belgjikë ekziston një numër i madh i seniorive (qendra për banim dhe përkujdesje për persona të moshuar). Me gjithë faktin se masat kufizuese për lëvizje u implementuan shpejt dhe në mënyrë strikte, virusi depërtoi edhe këtu. Me një shpejtësi marremendëse përfshiu një numër të madh të këtyre personave, që rezultoi me një numër shumë të madh viktimash në këto seniori. Nga numri i përgjithshëm i viktimave në vend (8521), 4041 janë nga këto qendra, të tjerët kanë vdekur në klinika dhe në shtëpitë e tyre. Mirëpo, nga të gjitha rastet e vdekjeve në senioritë, vetem 20% janë të konfirmuar me teste e 80% janë raste “të mundshme” COVID-19. Pra, shifrat duhen marrë jo si raste absolutisht COVID-19 të konfirmuara. Një ndër shkaqet e munshme për numrat kaq të lartë të prekurve në Belgjikë është se numri i personave të testuar ka qenë relativisht i vogël gjatë disa javëve të para, derisa pandemia nuk përfshiu senioritë. Prej datës 7 prill është krijuar “Platforma Nacionale” COVID-19, kur fillon të rritet numri i testeve (prej diku 5.000 testeve në ditë deri në fund të marsit kalon 20.000 teste në ditën nga data 7 prill). Mbi dy të tretat e testeve bëhen në seniori, e 1/3 nëpër klinika. Një numër i madh i pacientëve me siptoma të lehta (pa indikacion për hospitalizim) janë kthyer në shtëpi me kusht që të “vetizolohen” dhe të marrin antiinflamatorë. Shumë prej tyre janë shëruar pa ndonjë konsekuencë të rëndë. Disa të tjerë kanë patur evolucion jo të favorshëm dhe janë kthyer në klinika për hospitalizim.

SHQIPTARËT NË BELGJIKË

Komuniteti shqiptar në Belgjikë numëron diku rreth 85.000-90.000 banorë, të cilët janë të integruar në bashkëjetesën belge. Kjo do të thotë se ata kanë mbulesë për kujdesin shëndetësor, spitalet, trajtimin medikal etj. Në këtë mënyrë është e vështirë të dihet se sa persona nga komuniteti shqiptar kanë qenë të prekur dhe sa kanë qenë viktima të COVID-19. Nga kontaktet e mia me komunitetin, kam kuptuar për 4 raste, nga të cilët me tragjikja ishte vdekja e një gruaje rreth 60-vjeçare, e cila kishte patur hemoragji cerebrale dhe ishte pranuar në klinikë në gjendje komatoze. Ky ishte edhe shkaku i vdekjes së saj. Megjithatë, i kishin bërë testin dhe kishte rezultuar pozitiv. Pra, ky rast dëshmon se, po të kishte më shumë teste, ndoshta numrat e të prekurve do ishin më të lartë se sa duken në këtë moment. Duhet theksuar se edhe një numër i madh i personelit mjeksor ka qenë i prekur nga pandemia, që ka patur ndikim në vështirësitë rreth organizimit të punës nëpër repartet COVID-19 dhe ato të tjerat (jo-COVID-19). Në klinikën tonë rreth 20 mjekë dhe mbi 35 persona të tjerë (infermierë, personel ndihmës) ishin të prekur dhe të detyruar të largohen (përkohësisht) nga detyra, megjithë masat mbrojtëse gjatë punës. Në Belgjikë kanë qenë të hospitalizuar nëpër të gjitha klinikat e vendit 16.061 pacientë me COVID-19 deri më sot. Mirëpo, më shumë se 13.201 janë liruar nga klinikat si të shëruar. Në këtë moment më shumë se 2.555 vende në klinika janë të zëna me pacientë COVID-19, nga të cilët më shumë se 508 gjenden në Kujdesin Intensiv.

PERSONAT E RREZIKUAR DHE TRAJTIMI I TYRE

Sa i përket trajtimit, varet nga gjendja e pacientit, është dashur të adaptohet edhe trajtimi. Pacientët e rëndë me vështirësi serioze respiratore, u trajtuan me ventilim artificial, që do të thotë se duhen intubuar dhe duhet të mbahen në respirator gjatë disa ditësh deri disa javë. Të tjerët, trajtohen me terapi jo-specifike, si antinflamatore dhe dilataore bronkial. Natyrisht, me suport vitaminiash dhe ushqim kalorik. Ndërsa, sa i përket trajtimit specifik antiviral, deri në këtë moment nuk ka medikament të konfirmuar kundër koronavirusit. Janë dhënë antimalarikët (Hydroxyxchloroquin, Chloroquin sulphate) si dhe antiviralet, si Remdesivir, i cili është sjellë në treg në kohën e epidemisë së Ebola-s në Kongo në 2018 dhe i cili kishte dhënë rezultate kontradiktore. Megjithatë, në fillim të pandemisë, disa qendra në Vuhan kishin përdorur Remdesivirin. Ekzistojnë disa publikime me rezultate kontradiktore nga ajo periudhë. Megjithatë, në Belgjikë Remdesivir konsiderohet si medikameni më i pranueshëm dhe më efikas. Në Belgjikë këto ishin medikamentet principale. Deri në këtë moment nuk ka vaksinë të testuar, edhe pse në Universitetin e Leuven-it thuhet se vaksina është e gatshme. Por, akoma duhet testuar, gjë që do nevojiten edhe disa muaj derisa ajo të jetë e aksesueshme për tërë popullatën belge.

KUSH ËSHTË DOKTOR RAMADAN JASHARI

Kardiokirurg Ramadan Jashari – MD, FETCS, është Drejtor i European Homogeraft Bank (EHB) nga viti 2007 e në vazhdim. Aktiviteti kryesor i kësaj qendre është evaluimi dhe përgatitja e valvulave kardiale dhe i vazove të gjakut për ti transplantuar nga dhuruesit te pacientët. Në këtë pozicion doktor Jashari punon që prej vitit 1997 dhe prej 2007 e udhëheq këtë institucion. Aktiviteti bëhet jo vetëm në Belgjikë, por në shumë vende të Europës. Doktor Jashari është anëtar nderi i Asociacionit Europian të Bankave të Indeve dhe Qelizave me origjinë nga njeriu (EATCB), ku ka qenë anëtar i Bordit 2007-2012 dhe President nga 2012 deri më 2015. Doktor Jashari është anëtar i këshillit botues si dhe “peer revewer” i revistës ndërkombëtare shkencore «Cell and Tissue Banking». Doktor Ramadan Jashari ka një aktivitet të ngjeshur kërkimor- shkencor, të cilin e ka zhvilluar si kirurg në Belgjikë e pastaj si kërkues shkëncor në Bankën Europiane të Homograftit. Ka prezantuar mbi 120 komunikime shkencore dhe mbi 20 posterë dhe ka botuar 56 artikuj shkencore në revista ndërkombëtare.