Shqiptarja në Kongresin amerikan publikon librin “Besimi Politik në Kosovë”

E hënë, 29 Prill, 2024

Libri akademiko-shkencor “Political Trust in Kosovo” (Besimi Politik në Kosovë) i autores Ermira Babamusta, sapo ka dalë nga shtypi.

Libri është një studim shkencor 10-vjeçar dhe trajton pyetjen se cilët janë faktorët ndikojnë besimin politik në një demokraci tranzicionale, duke trajtuar Kosovën si rast-studimi. I kushton konkretisht vëmendje periudhës para pavarësisë dhe pas pavarësisë së Kosovës, duke analizuar besimin politik nacional dhe internacional në fushat e besimit politik.

Dr. Babamusta ka kryer dy hulumtime në Kosovë, ku ka marrë të dhëna orgjinale me pyetësorë enkas për ekspertët. Në vitin 2012-13 kanë marrë pjesë 220 pjesëmarrës, dhe 40 të tjerë në vitin 2017-18 për të bërë krahasimet e ndryshimit të perceptimeve të publikut mbi nivelin e besimit politik në Kosovë.

Pjesëmarrësit në pyetësorë janë zyrtarë dhe ekspertë nga 10 fusha kryesore, përkatësisht: Asambleja e Kosovës, qeveria e Kosovës, Forcat e Sigurisë, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë, OKB-ja, BE-ja, NATO, media/TV dhe profesorë nga Universiteti i Prishtinës dhe Instituti Albanologjik.

Para pozitës si drejtoreshë e fushatës presidenciale për Presidentin Obama, Dr. Babamusta filloi karrierën e saj në punët e jashtme në Kongresin Amerikan, fillimisht në Capitol Hill për të punuar për Senatorin Tom Harkin dhe më vonë për Kongresmenin Mark Kennedy. Gjithashtu ka punuar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, departamenti i paqes në Nju Jork.

Ermira u diplomua me doktoraturë (Ph.D.) në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe ka fituar dy grada Master po në të njëjtat degë. Ka kryer dy programe të tjera, “Siguria e Mbrojtes Kombëtare” nga Harvardi dhe Diplomacia e OKB-së. Si dhe ka ndjekur një studim jashtë shtetit, programi i Strasburgut, “Insititucionet dhe Ligjet e BE-së” në Francë.

Ermira Babamusta është fituese e disa çmimeve si, Çmimi i Artë i Presidentit Obama nga Shtëpia e Bardhë, Çmimi i Shquar Humanitar nga Kongresi Amerikan, Udhëheqësi i maxhorancës Senatori Harry Reid, Çmimi Inaugural “10 Under 10 Award,” Gruaja e Vitit, Gruaja e Kurajos, Ekselencë në Lidership, etj.

Ermira Babamusta është autorja e “Besimi Politik në Kosovë”, “Dinamikat Kulturore dhe Institucionale”, “Udhëtimi Legjislativ i Diskriminimit në Punësim”,“The Legislative Journey of Employment Discrimination” dhe “Diplomacia dhe Shtetformimi i Kosovës”.