Delma Muça, futbollistja e kombëtares U-17 ndihmon 3 familje në nevojë 

E diel, 23 Mars, 2025

Delma Muça, futbolliste e KF Teuta dhe njëherazi pjesëtare e kombëtares U-17, ka ndihmuar tre familje që gjenden në vështirësi. 15 vjeçarja nga Vora vendosi që paketën e ndihmës së ofruar nga Federata Shqiptare e Futbollit t’ja dhurojë këtyre familjeve.

“Përshëndetje, unë jam Delma Muça, një vajzë 15-vjecare nga qyteza e Vorës, jam futbolliste e Teutës dhe kombëtares së U-17. Në këto kohë të vështira që po kalojmë nga pandemia, Federata Shqiptare e Futbollit na dha një pagesë prej 30 mijë lekësh të reja dhe unë vendosa që këtë bonus ta dhuroj për familjet në nevojë. Këtë nismë sigurisht e mora falë mbështetjes së FSHF dhe Presidentit të saj Armand Duka dhe gjithashtu familjes sime që më përkrahu në këtë nismë. I ftoj të gjithë, që të bëjnë bamirësi, pasi jemi edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, secili prej nesh, sipas mundësive mund të bëjë dikë të lumtur”, tha ajo nëpërmjet një videoje të postuar në faqen e FSHF.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.