COVID-19 / Banka e Shqipërisë: Sektori bankar i qëndrueshëm

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Banka e Shqipërisë miratoi sot deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë 2019.

Raporti i Stabilitetit Financiar është një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, me qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019, sektori bankar tregoi zhvillime pozitive në veprimtarinë e tij, mbështetur në ecurinë e treguesve të performancës financiare dhe të ekspozimit ndaj rreziqeve.

Me përmirësimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit financiar, sektori bankar kontribuoi në rritjen ekonomike të vendit. Treguesit e kapitalizimit dhe ushtrimet e provës së rezistencës, dëshmojnë qëndrueshmërinë e veprimtarisë së sektorit bankar. Kjo qëndrueshmëri do të ruhet, pavarësisht sfidës serioze dhe të paprecendentë me të cilën po përballet gjendja e shëndetit publik dhe zhvillimi i ekonomisë si rezultat i pandemisë së COVID-19.

“Me këtë objektiv si dhe për të kontribuar më gjerësisht në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim të ngushtë me industrinë bankare dhe në harmonizim të plotë me autoritetet e tjera shtetërore, do të përdorë të gjitha instrumentet e nevojshme që i njeh ligji në mënyrë proaktive dhe transparente”, shprehet Banka e Shqipërisë.

Burimi origjinal këtu: 