Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se për dhjetë vitet e ardhshme bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim-fitim.
“Biznesi i vogël për 10 vitet e ardhshme nuk do të ketë tatim fitimi dhe pragu i TVSH është rritur nga 2 milionë në 10 milionë lekë xhiro në vit. Pra biznesi i vogël duke filluar nga ky vit nuk do të mund të paguajë asgjë për pushtetin qendror”, tha Denaj, gjatë një vizite në Korçë.
Brenda muajit korrik amnistia fiskale do të aprovohet, ndërsa bizneset duhet ta shohin si një mundësi për të hequr bilancet e dyfishta dhe për të formalizuar aktivitetin e tyre, shtoi ministrja.
Amnistia fiskale do te dalë për aprovim brenda muajit korrik dhe zbatimi i tij do të jetë për një kohë të caktuar 9 muaj deri në 12 muaj sipas aprovimit, që do të bëhet në aktin normativ dhe me tej me aprovimin në parlament. Është e nevojshme për ta adresuar amnistinë në fokus të bizneseve dhe kërkesat e tyre. Ky është një proces që nëpërmjet fiskalizimit ne synojmë në mënyrë të standardizuar dhe nëpërmjet sistemeve një marrje informacioni në kohen reale dhe marrëdhënia me bizneset për tu formalizuar do të ndjekë trajektoren e saj, duke filluar nga viti i kaluar por ai do të quhet vit 0”, tha ministrja e Financave.
Ne 30 vjet ekonomi të hapur, ne kemi pasur situata ku biznese të ndershme kanë lejuar vetveten të krijojnë pasqyra financiare joreale. E shohim si një vit që amnistia fiskale do ndihmojë bizneset dhe individët të koordinojnë bilancet dhe t’i sjellin ato, për të pasur mundësi që edhe fiskalizimi dhe amnistia te ndërthuren si një marrëdhënie për të përmirësuar marrëdhënien me shtetin”, deklaroi Denaj. / Business Magazine
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.