Drago Siliqi, kritiku dhe botuesi që çmonte dhe afirmonte të renë në letërsi

E martë, 30 Prill, 2024

Drago Siliqi bën pjesë në brezin e atyre krijuesve, që nisi të afirmohej në fundin e viteve ‘50 dhe fillimin e viteve ‘60 të shekullit të kaluar. Qysh fare i ri u përfshi në lëvizjen antifashiste gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Pas mbarimit të kësaj lufte, disa kohë punon gazetar dhe njëherazi – nisi që të botojë një varg krijimesh letrare, kryesisht këto në poezi. Krijimtaria e tij poetike ishte një poezi që përcillte atmosferën e kohës, kryesisht e prirjes realiste, me ndjeshmëri të përcjelljes poetike ndaj ndryshimeve që ndodhin. Ishin ende ato vite kur utopitë sociale dhe politike, qenë në apogjeun dhe kërshërinë e tyre nxitëse për jo pak krijues dhe bjerrja, si dhe inflacioni i këtyre utopive – do të nisnin që të ndiheshin më pas. Do të ndiheshin në vetë realitetin e vështirë të jetës, si dhe në modelin e raporteve të skajshme klasore të instaluara. Por do të ndiheshin sigurisht edhe në letërsi, në trajta të ndryshme e sipas rastit: në mospajtim të hapur ndaj dogmave të socrealizmit; në tejkalimin e tyre përmes të ashtuquajturit refuzim estetik, ashtu sikundër shpesh edhe në konformizëm të hapur e skematik me ato parime të ngurta dogmatike.

Por, duhet pasur parasysh se profili si kritik letrar mbetet të jetë më i spikaturi dhe më i çmuari në aktivitetin krijues, për fat të keq aq jetëshkurtër, të Drago Siliqit.

Ky dimension intelektual, pra, i lëvruesit si kritik letrar, për hir të së vërtetës duhet kujtuar se përgjithësisht nuk është se ka aq shumë dashamirë të qëndrueshëm. E për pasojë, me pak përjashtime sigurisht, kritiku nuk kujtohet dhe nuk lë gjurmë aq gjatë në meset kulturore e letrare të një kohe, apo të një vendi. Por me Drago Siliqin, si me disa pak kritikë të tjerë, me gjithë bjerrjet që vijnë natyrshëm prej tejkalimeve si dhe shndërrimeve të shijeve e problematikave/interpretimeve letrare – prej një kohe në tjetrën nuk ka mundur dot që ta shtrijë pushtetin e vet amnesia/harresa. Në memorien e bashkëkohësve të tij, por edhe të tjerëve, që erdhën më pas, ai vazhdon që të kujtohet dhe të vlerësohet me nderim. Dhe kjo sigurisht që i ka arsyet e veta.
Si drejtues prej disa vitesh i të vetmes shtëpie të botimeve letrare “Naim Frashëri”, e falë edhe moshës së tij shumë të re, ai mund që të zgjidhte të rehatohej në konformizmin aq ndjellës të asaj kohe – që ia bënte sigurisht më të garantuar karrierën e mëtejshme. Por përkundrazi, edhe brenda kornizave e kufizimeve të njohura të kohës, ai ndoqi modelin e njeriut mendjehapur, shijehollë e të guximshëm, për t’i përcjellë në opinion vlerësimet e tij për letërsinë, nisur veçse prej kredos së tij të emancipuar estetike.

Nuk zgjodhi të ishte as drejtuesi hijerëndë i një institucioni të vetëm botues letrar të vendit dhe as kritiku ex kathedra. Në të dyja misionet, të kryebotuesit dhe të kritikut letrar, ai u shfaq një dhe i pandarë: në principialitetin për të përkrahur dhe për të bërë kauzë me artin e vërtetë. Kësaj kohe, redaksia e përkthimeve, ku merrnin pjesë disa korifenj të shquar të shkollës shqiptare të përkthimit, njohu një ritëm të bujshëm shqipërimi, duke i përcjellë lexuesit shqiptar mjaft prej kryeveprave nga letërsia botërore, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, që të jenë fondi i artë përkthimor i bibliotekës shqiptare. Këtu duhet kujtuar edhe përkujdesja e tij për t’i dalluar dhe pastaj për t’i aktivizuar këto personalitete të përkthimit, disa prej të cilëve, është e kuptueshme, që punonin atje, edhe sepse ishte vënë si të thuash peng për ta – garancia e tij. Dhe ai mbetej kështu për ta, ai engjëlli i tyre mbrojtës. “Na qeshi fati…” do të shprehej me ngazëllim Lasgushi për ato vite, kur Dragoja ishte drejtori i shtëpisë botuese dhe i kishte vënë punët për mbarë.
Kjo sjellje e tij fisnike njerëzore do të vazhdonte edhe në marrëdhëniet me shkrimtarët. Pa njohur te vetja kurrfarë zilije salieriane, ai entuziazmohej për veprat cilësore të botuara, u sugjeronte, i nxiste miqtë e vet shkrimtarë rreth projekteve të tyre letrare, duke dëshmuar përherë shije e intuitë prej një kritiku të mençur e vizionar. Pra, ky kritik i mprehtë, kishte atë shqisën e bekuar të vështrimit e vlerësimit të veprave, qysh në ngjizje të tyre. Është fakt i njohur se ishte ai, që i sugjeroi Kadaresë se një tregim i tij, i botuar qysh në fillim të viteve ‘60-të, kishte bërthamën e një romani të pritshëm. Që në fakt nuk do të vononte të shkruhej dhe të botohej, si një nga veprat më të shquara të shkrimtarit me famë të përbotshme, pikërisht romani: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Një vepër kjo, që sikundër dihet, do të hapte shpejt udhën e famës kadarejane, në Shqipëri dhe në mbarë botën.
Vetë Ismail Kadare kujton një rrethanë tjetër rreth këtij njeriu vizionar dhe miku me besë. Kujton pikërisht momentin, kur nën përgjegjësinë e vet, pa ia dorëzuar askujt tjetër për procedurë botimi, i bindur se vetëm pengesa e zvarritje burokratike do të kishte, Dragoja, pra vetë drejtori, botoi librin me vjersha e poema “Shekulli im” (1961). Një libër ky, ku ai si drejtor do të marrë përsipër të nënshkruajë zyrtarisht edhe përgjegjësinë e redaktorit letrar. Nga Kadareja, ky rast kujtohet dhe vlerësohet si guxim tepër mbresëlënës, po të kihet parasysh se ajo përmbledhje poetike, do të ishte nga librat më “skandalozë” e më të çlirët, për nga mosrespektimi i skemave të socrealizmit.

Në radhën e episodeve të shumta të këtij raporti sui generis, – të kritikut me shkrimtarin, nuk mund të harrohet as ai fakti tjetër prekës, kur në bagazhin e tij personal të udhëtimit, i shpërndarë në Irkutskun e largët të Rusisë – pas katastrofës ajrore ku ai humbi jetën, u gjet edhe dorëshkrimi i një romani të shkrimtarit Petro Marko. Romani ishte marrë me vete prej Drago Siliqit, për t’u lexuar gjatë atij udhëtimi pa kthim.
“Mbylla telefonin… Mora një stol dhe dola në ballkon. Më rridhnin lotët, sikur të isha fëmijë… Humba një shok e mik të dashur…”, shkruan Petro Marko rreth atij lajmi tronditës.
Por, kurora e tërë këtij angazhimi në raport me letërsinë, sigurisht që mbetet kritika e tij, e përcjellë sistematikisht përmes një mori shkrimesh dhe recensionesh të botuara në shtypin letrar gjatë fundit të viteve ‘50, si dhe në fillimin e viteve ‘60.

Mund të thuhet se mbetet një aksiomë për misionin e kritikës, se para së gjithash, ajo duhet të shquajë e të përcjellë me ndezullimë dhe njëherazi me guxim të renë në letërsi, atë që e trondit për të mirë statusin aktual të një letërsie. Në funksion të këtij misioni të saj, prej kritikës duhet që të shqyrtohen pa droje, deri edhe vlerat kanonike të traditës, të ndërtohen debate e polemika të nxehta letrare, të projektohen dhe pastaj të rimodelohen (apo rivlerësohen) hierarki vlerash, pikërisht në procesin e përballjes me dukuritë e reja pritëse. Këto dukuri të reja, mund të mos kenë mirëpritjen e menjëhershme, madje mund të krijojnë edhe keqkuptime nga ato që e trondisin atmosferën letrare. Por ato risi konceptuale dhe stlistike duhen ndjerë dhe duhen mbrojtur prej kritikës profesionale e të guximshme.

Drita dhe Drago Siliqi

Drago Siliqi ishte ndjekës i vëmendshëm dhe dashamirës i kësaj prirjeje. Ai u shfaq përpara opinionit letrar si një kritik i lindur, i talentuar. Mund të thuhet se e pati për obsesionin e tij shquarjen dhe njoftimin e sinjaleve të reja që sillte një vepër, apo edhe një prirje e caktuar letrare. Në kërkim të së resë – mbetet apeli dhe kredoja e tij permanente, e cila jo rastësisht përcillej në mënyrë frekuente edhe në titull shkrimi, apo si lajtmotiv diskutimesh letrare, ku ai ishte i pranishëm.
Te poezia, këtë të re ai e vërente/shquante dhe e vlerësonte para së gjithash, te prirja dhe risia e saj për një abstraksion figurativ më të stërholluar, që kishte nisur të shfaqej te disa krijues të rinj të talentuar aso kohe. Që në fakt, ky vlerësim afirmues i këtij modeli letrar shtronte kërkesën për të mënjanuar ligjërimin e thatë, steril, pa shpirtin e spontanitetit dhe pa atë velin e bukur të mjegullave të dilemave njerëzore. Për kritikun, e reja në letërsi, nuk e cenon bazamentin kulturor nacional, sikundër pretendohej nga krijuesit tradicionalistë të kohës, ithtarë të stanjacionit. Përkundrazi, sipas tij, një letërsi që udhëton me të renë, i ka të garantuara vlerat nacionale, të cilat vazhdimisht përtërihen dhe nuk bjerren e nuk atrofizohen në rrugën e pandalur të saj për kërkime stilistike.
Kësisoj, ai mbron pikëpamjen e drejtë se fryma dhe koloriti nacional nuk mbeten të ngujuara kurrsesi në formate vargëzimesh të kalcifikuara – apo dekore lulkash etnografike dhe frazeologjish popullore. Nacionaliteti mund dhe duhet që të shprehet dhe të garantohet vijueshëm – edhe me arsenalin e prirjeve të reja në letërsi. Duke rënë kështu alibia e tradicionalistëve konservatorë, që mungesën apo zvetënimin e talentit të tyre letrar, e mbulojnë me kinse shqetësimin dhe zellin për ta mbrojtur besnikërisht/fanatikisht frymën nacionale, si një model të dhënë njëherë e përgjithmonë, në ngrirje muzeale.
“… E reja e çan rrugën me vështirësi – shkruan kritiku D. Siliqi, – por herët a vonë, fitorja e saj është e sigurt. Kështu ngjet veçanërisht me të renë poetike. Elementet konservatorë, shpeshherë s’e kuptojnë kërkimin në këtë lëmë e bile, kur gjenden përballë faktit real të zbulimit poetik, ta quajmë kështu, prapëseprapë ngurojnë në pohimin e së drejtës së ekzistencës së saj… Dashur padashur, konservatorët poetikë pengojnë larminë e stileve dhe të profileve letrare, një nga cilësitë më të çmuara të letërsisë së re; ata luftojnë vetëm për një tel, vetëm për një instrument…”.
Për vizionin e këtij kritiku, rruga e kërkimeve për të renë në letërsi përcaktohet si alternativa e vetme për të garantuar funksionimin e saj si një sistem letrar dinamik, rrjedhimisht me të ardhme të paskajuar. Duke mbetur një ithtar konsekuent i kësaj filozofie kulturologjike – për të shquar projektimet e atyre shenjave të reja letrare, madje edhe përtej kohës, ai i garantoi ndërkaq edhe vetes një vend të sigurt për t’u kujtuar viteve të mëpasshme, pra në të ardhmen. Që është sigurisht shansi i atyre krijuesve vizionarë, që në veprat e tyre mbartin atribute të vlerësuara dhe të verifikuara prej kohës.
Si vëllim, tekstet kritike të D. Siliqit nuk janë shumë. Por ato kanë vlerën e madhe, sepse burojnë prej ideve të guximshme për kohën. Dhe këto ide përqendrohen te një vizion/projeksion i palëkundur: Në kërkim të së resë në letërsi. Ky do të jetë edhe mesazhi i tij konstant estetik, që është në harmoni me rrugën e gjithëkohshme të zhvillimit të mbarë letërsisë, kudo dhe kurdo ku ajo lëvrohet.
Por nuk do t’u qeshte gjatë fati shkrimtarëve, siç shprehej Lasgushi për këtë mecenat shpirtëror të tyre. Sepse botuesi dhe kritiku i talentuar Drago Siliqi – do të ndahej shpejt nga jeta, në një aksident fatal ajror. Fare i ri, vetëm 33 vjeç. Gazeta Shqiptare

Nga Ymer ÇIRAKU