Zvicër / Shqiptarja nga Kosova, kryetare e Parlamentit të Lucernës

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Këtë të martë, më 23 qershor, shqiptarja nga Prizreni Ylfete Fanaj do të marrë postin e  kryetares së Parlamentit të Kantonit të Lucernës. Ky hap vjen pasi një vit më parë ajo qe zgjedhur nënkryetare e këtij parlamenti.

Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin në fjalë,

Gazeta lokale  “Luzerner Zeitung” i ka kushtuar një artikull të gjatë shqiptares nga Kosova, duke e cilësuar atë si një grua të fuqishme dhe politikane që punën e saj e bën me pasion.

Ylfete Fanaj u vendos në Zvicër në vitin 1991 në moshën 9 vjecare. Në vitin 2007 zgjidhet në asamblenë e qytetit të Lucernës, ku është edhe kosovarja e parë që përfshihet në këtë organizëm. Nga viti 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernes.

Ndërsa aktualisht Ylfete Fanaj është caktuar për të qenë në krye të Parlamentit të Kantonit ku jeton. Dhe do të jetë emigrantja e parë që arrin në këtë post.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.