Fuqizimi dhe angazhim i Diasporës shqiptare, miratohet programi shtetëror

E martë, 30 Prill, 2024

Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën  “Për miratimin e programit shtetëror për mbështetje në fuqizim dhe angazhim të Diasporës shqiptare”.

Ky program ka për qëllim të zgjerojë mundësitë socio-ekonomike dhe perspektivat e komunitetit në Shqipëri, si dhe të përmirësojë jetesën duke rritur nivelin e angazhimit të Diasporës shqiptare.

Sipas projektit të paraqitur realizimi i programit do të arrihet përmes bashkëpunimit të Ministrit të Shtetit për Diasporën me institucionet qeveritare të niveleve të ndryshme me qëllim zhvillimin e instrumenteve për t’u angazhuar në mënyrë aktive me anëtarët dhe organizatat e Diasporës.

Gjithashtu, bashkitë pritet të përfshihen në strategjitë e zhvillimit me Strategjinë e Diasporës Shqiptare, duke rritur nivelin e shërbimeve për anëtarët e Diasporës, si dhe nxitjen e iniciativave të komunitetit për të tërhequr njohuritë dhe investimet e Diasporës.

Nëpërmjet transferimit të njohurive dhe aftësive nga partnerët e Diasporës, do të mundësohet rritja e investimeve të përbashkëta me sektorin privat në Shqipëri, duke krijuar kështu vende të reja pune.

Ky program shtetëror do të marrë në konsideratë të gjithë faktorët e rëndësishëm dhe do të zbatojë masa për të siguruar angazhimin e pavarur të të gjithë anëtarëve të Diasporës.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:

Ndërsa programin shtetëror për mbështetje në fuqizim dhe angazhim të Diasporës shqiptare e gjeni në link-un më poshtë:

https://online.fliphtml5.com/hjpwa/mhgi/

Pavarësisht se institucionet po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për rëndësinë e angazhimit të Diasporës, kuadri strategjik në zhvillim e sipër dhe përvojave të suksesshme që synojnë përfshirjen e Diasporës në proceset e zhvillimit, ka ende shumë rrugë për t’u bërë. Politika për një angazhim gjithëpërfshirës të Diasporës e zhvilluar me nismën e Ministrit të Shtetit për Diasporën [MShD], përcakton një vizion të qartë për vendosjen e komunikimit dhe angazhimin e Diasporës në zhvillimin e vendlindjes. Ajo synon gjithashtu të përcaktojë një udhëzues që tregon mënyrën si do të angazhohet vendi me Diasporën. Politikat përshkruajnë çështjet që duhen trajtuar, qëllimet dhe prioritetet strategjike palët e interesuara, zonat e programeve/ndërhyrjeve, strukturat institucionale, proceset konsultative, etj., duke përcaktuar kështu një kundër më të gjerë për angazhimin e Diasporës.

Për më tepër, ndër prioritetet e tjera, Strategjia e Diasporës përqendrohet edhe në forcimin e kuadrit institucional dhe të politikave me qëllim që të bëjë lidhjen mes migracionit dhe zhvillimit.  Duke pasur parasysh reformën dhe riorganizimin e fundit të situatës administrative dhe territoriale të vendit si dhe ndryshimet e fundit në Ligjin për Qeverisjen Lokale, që shton kompetencat e njësive të qeverisjes vendore lidhur me angazhimin e diasporës dhe migracionin, ekziston nevoja për një koordinim ndërinstitucional dhe një qasje tërësore të qeverisë. Në vitin 2017, Ministrit të Shtetit për Diasporën (MShD) iu caktua përgjegjësia për të udhëhequr ndërveprimet me Diasporën, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e tjera përkatëse.

Ndërkohë që përkatësia dhe kapaciteti i administratës dhe strukturat në varësi të MShD-së kanë qenë në rritje, qeverisja vendore përballet me mungesa fondesh dhe strukturash të përshtatshme për të t’ia bashkangjitur administratës përgjegjësinë për çështjet  e Diasporës, si dhe me mungesa në mjetet dhe njohuri themelore për të përfshirë Diasporën në mënyrë aktive në zhvillimin vendor. Nën drejtimin e MShD-së janë bërë disa përpjekje për të pilotuar integrimin e çështjeve të migracionit dhe politikat e diasporës në kuadrot strategjike në  sektorë dhe nivele të ndryshme të qeverisjes.