Bruksel / Ursula Von der Leyen: Do të rimodelojmë ekonominë europiane

E martë, 30 Prill, 2024

Plani i rimëkëmbjes është frymëzuar nga qëndrueshmëria dhe investimet në shëndetësi dhe në transformimin digjital, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

“Të gjithë kishin si qëllim uljen e pabarazive. Ne nuk do ta rindërtojmë ekonominë tonë, por do ta rimodelojmë atë”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë samitit të nivelit të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që synon të zhvillojë një përgjigje globale të koordinuar për të lehtësuar ndikimin social dhe ekonomik të koronavirusit.

“Arritja e objektivave të zhvillimit afatgjatë është më e rëndësishme se kurrrë”, nënvizoi Von der Leyen.

Duke marrë fjalën më herët, komisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni theksoi se i takon secilit vend të përcaktojë cilat janë përparësitë, dhe Komisioni të verifikojë që ato janë në përputhje me një plan global. /ata