Pandemia Covid-19 ka ndryshuar jetën e miliona njerëzve në mbarë botën. Prej afro dy muajsh, shumëkush u detyrua të qendronte mbyllur në shtëpi, përfshi këtu komunitetin arbëreshë në Kalabri, Itali.
Megjithatë, arbëreshët e rajonit Molise janë treguar mjaft kreativë. Me qëllimin për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar pjesëtarët e komunitetit, kanë krijuar online një fjalorth termash në arbërisht mbi terminologjinë që shoqëron pandeminë Covid-19. Madje, edhe këshillat mbi përshtatjen me situatën e re sociale paraqiten me perifrazim në arbërisht.
Gjithësej mbullitur – I mbyllur
Shurben ka shtëpia – Punë e zgjuar
Ngë ndjen mozgjë – Anti-simptomatik
Të dharassuora me tjerit – Distancë sociale
Ka të rriç brënda shtëpis – Karantinë
Vendi më i larti e kurvës – Piku
Gjithë bashkë e prrëz – Turmë
Nani shohmi kush hyn e kush jo – Parakalim
E zure – Pozitiv
Ku ka veç? – Autocertifikatë
Këto janë fjalët e publikuara në fjalorin online të arbëreshëve të rajonit Molise.
“Diaspora Shqiptare” ka përzgjedhur nga këshillat e perifrazuara në arbërisht disa prej tyre, të cilat mund t’i shihni më poshtë.