Shqiptarët në Itali: afër, larg, të integruar

E martë, 30 Prill, 2024

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë Italiane të Punës (përmbajtur në Raportin Vjetor 2020 mbi praninë e emigrantëve në vendin fqinj) në fillim të vitit të shkuar shqiptarët me leje të rregullt qendrimi në Itali ishin 416.703, të dytët në numra mes qytetarëve të vendeve jashtë Bashkimit Evropian. 68.8% kishin leje qendrimi afatgjatë. Shkalla e punësimit mes anëtarëve të kësaj bashkësie ishte 56.2%.

Sipas Unioncamere (enti publik institucional i dhomave të tregtisë) në 31 dhjetor 2020 sipërmarrjet e regjistruara me titullar individual shqiptar në Itali ishin 34.730, 1.436 më shumë sesa në fund të 2019-s. Shumica e tyre vepron në sektorin e ndërtimit. Dinamizmi i bashkësisë së biznesit është në vijë paralele me atë të bashkësive të tjera të huaja (ato marokene, rumune e kineze paraprijnë numerikisht bashkësinë tonë në këtë renditje) dhe tregues i qartë i një integrimi të plotë në Itali. Kjo arritje tregon fort për përshtatshmërinë e qendrueshmërinë përballë sfidave të kësaj bashkësie, si edhe për mundësitë që Italia mund t’i ofrojë të huajve që duan të përfshihen në indin e saj shoqëror.

Në vitin 1991 horizonti kolektiv italian u prek e u shënua thellësisht prej mbërritjes së dhjetëra mijëra shqiptarëve në arratisje prej varfërisë në portet adriatike të Italisë së Jugut. Në Shqipëri po shpërbëhej sistemi komunist. Italia prekte me dorë fundin e Luftës së Ftohtë dhe sfidohej prej vështirësive humanitare që vinin si pasojë e këtyre zhvillimeve. Të mbërriturit ishin viktimat e skamjes së një vendi tejet të izoluar. Ata kishin njohur “pushtetin e butë” kulturor të Italisë përmes valëve televizive. Të mbërriturve me eksodin e marsit ’91 qeveria italiane i lëshoi një leje qendrimi të përkohshme me qëllim kryerjen e praktikave të azilkërkimit e gjetjes së një pune, fakt që u mundësoi shumë prej tyre të rregullonin statusin e qendrimit. Menjëherë më pas institucionet italiane zgjodhën një linjë të ashpër me të mbërriturit e mëvonshëm. Një rrëshqitje drejt ndjenjës së frikës kapi trajtimin institucional të emigrimeve nga Shqipëria: mbërritjet e 1997-s (më të përmbajtura në numra në krahasim me ’91-shin) ndodhën nën dritën e mbrojtjes nga infiltrime kriminale në mjetet lundruese, qasje që qendron në origjinë të përplasjes në Kanalin e Otrantos që shkaktoi mbytjen e anijes “Katër i Radës” (mbi 80 të vdekur).

Shqiptarët janë historikisht një popull emigrantësh. Para 30 vjetësh nisin të vinin në Itali nën shtytjen e pritshmërisë së arritjes në kohë të shkurtra të një mirëqenieje të lehtë por këtu iu desh të përshtateshin me etikën kapitaliste të punës. Ajo ishte e panjohur në një vend që kishte kaluar përmes vazhdimit të feudalizmit edhe në epokën osmane e atë pas saj derisa komunizmi imponoi kolektivizimin. Suksesi i integrimit në Itali kaloi përmes punësh të përunjura, të rrezikshme e shumë shpesh të parregullta të cilat italianët (si gjithë perëndimorët), titullarë të drejtash shoqërore që ende ngjallin zili në vendet përtej Adriatikut, nuk kryenin më në masë. Integrimi u kthye në arritje të vështirë edhe prej stigmatizimit si keqbërës potencialë që iu vu shqiptarëve në vitet ’90, epitet ky që përbëri benzinën e një politikë të ulët që hyri në modë në politikën fqinje të periudhës, veçanërisht në spektrin e djathtë. Trajtimi i ashpër ndaj mbërritjeve post-mars ’91 lindi nga perceptimi se përtej Adriatikut qendronte një “shtet i dështuar” që eksportonte më tepër kriminalitet sesa fuqi pune.

Kjo qasje lidhej me fuqizimin e grupesh kriminale shqiptare në të dyja vendet por nuk konsideronte sakrificat e mëdha ekonomiko-shoqërore të pjesës dërrmuese të bashkësisë shqiptare, e cila punonte e dëshironte të integrohej. Integrimi u përshpejtua me mbërritjen e mijëra studentëve universitarë shqiptarë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me rrugëtimin e përfshirjes shoqërore të emigrantëve të brezit të dytë që frekuentojnë institutet shkollore e kërkojnë (kur mbushin moshën madhore sepse më parë nuk është ligjërisht e mundur) nënshtetësinë italiane.

Krahas shoqatave kulturore të përfshira në mbajtjen e traditave kombëtare e mësimin vullnetar fëmijëve të gjuhës e kulturës shqiptare dhe organeve mediatike, organizimi profesional i punës në Itali i ka dhënë shtysë lindjes së shoqatave të avokatëve, noterëve të legalizuar e mjekëve. Përveçse pasurojnë panoramën socio-profesionale të Italisë, këto shoqata profesionistësh përbëjnë një përmbajtës vlerash e aftësish edhe për Shqipërinë, angazhuar së fundmi institucionalisht në thellimin e ndërveprimit me diasporën.

Shqiptarët në Itali gjenden të angazhuar në çuarjen para të kërkesës për miratimin e një marrëveshjeje reciproke italo-shqiptare mbi njohjen dypalëshe të të drejtave pensionistike për vitet e punës në vendet përkatëse. Një propozim legjislativ në këtë drejtim, fuqizuar në mesazhin e vet nga një peticion qarkulluar online, është depozituar në Parlament.

Potencialitetet e diasporës shqiptare në Itali si burim e urë ndërveprimi për një bashkëpunim të ngushtë më strategjik mes dy vendeve nuk janë shfrytëzuar ende plotësisht. Diaspora shqiptare mund të ndihmojë ngritjen në cilësi të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe duke hyrë në programe të ndërmjetësimit të investimeve (që kanë nisur mes qeverisë shqiptare, Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim dhe OKB-së) ose duke u angazhuar në një marrëdhënie informuese mbi ekonominë shqiptare me dhomat italiane të tregtisë. Në këtë mënyrë shqiptarët në Itali do të gjendeshin në rolin praktik të një ambasadori aktiv.

Shembulli i integrimit të qetë të shqiptarëve – i pambështetur nga politika aktive në favor të tyre dhe shënuar nga drita e zgjatur vizuale e mediatike e zbarkimeve në Adriatik në ’91-shin e vizioni alarmist i viteve më pas – tregon empirikisht mundësinë sesi një “pushtim” nga punëtorë në kërkim të dinjitetit mund të kthehet në një stabilizim frytdhënës (siç tregojnë dinamizmi i komunitetit të biznesit, prania domethënëse e studentëve e profesionistëve) e përbën një trashëgimi praktikash të mira të zgjerueshme.

*Ky shkrim botohet me shkurtime nga origjinali italisht, nxjerrë për herë të parë në 2 korrik në uebsajtin e Qendrës së Studimeve Politike Ndërkombëtare (CeSPI), “think tank” italian. Bën pjesë në kontributet e forumit online “Integrimi është vetëm njëdrejtimësh?”, organizuar nga Qendra. Artikujt e forumit do të botohen në formë libri në kuadrin e serisë së vëllimeve Fletoret e CeSPI-t.

*Gjergji Kajana, gazetar freelance e bashkëpunëtor i OBCT

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 