Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit.
Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.
Në vizitën e tij zyrtare dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur lajmin gjatë takimit me homologun hungarez, Viktor Orban.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.