Ambasada shqiptare në Bernë shpërndau çmimet e fituesve të konkursit të çelur me rastin e 1 qershorit, Ditën e fëmijëve, nga Shkolla Shqipe në Zvicër.
Lexo edhe- Shkolla Shqipe Në Bern Konkurs Për Historinë Shqiptare
U vlerësuan me certifikata mirënjohjeje fituesit në disiplinat lexim, recitim dhe këndim, që përfaqësuan Shkollën Shqipe në Zvicër.
Prindërit dhe nxënësit e pranishëm i përshëndeti ambasadori Ilir Gjoni i cili shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për të vegjlit dhe prindërit shqiptarë për përpjekjet që bëjnë për të përçuar kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.