Shkolla shqipe “Naim Frashëri” në Patra, Greqi organizoi festën e “Mësuesit” më 7 mars.
Një festë virtuale që bëri bashkë mësuesit shqiptarë në Patra, si dhe kolegët e tyre në Diasporë. Një takim i realizuar me nismën e mësuesve të shkollës “Naim Frashëri”.
Ky është viti i 13-të që shkolla shqipe ”Naim Frashëri” zhvillon mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Patra.
Tekstet për mësimin gjuhës shqipe për këtë shkollë janë siguruar nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.