Bruksel / Një rrëfim ndryshe i përrallës së Rozafatit nga “Vox Aquilae”

E diel, 29 Qershor, 2025

Një rrëfim ndryshe i Rozafës, legjendës së shqiptares që u muros e gjallë në muret e kalasë që kjo e fundit të mos shembet.

Vox Aquilae Bruksel e sjell këtë rrëfenjë në një tjetër formë, me vizatimet e Ilir Meshit, artistit që jeton prej disa vitesh në Bruksel dhe interpretimin e aktores Anila Dervishi.

Muzika nga “Albrapsodite Trio” dhe përkthim nga gazetarja irlandeze që e njeh mirë historinë e Shqipërisë, Kate Holman.

“Vox Aquilae” kanë nisur një projekt të rrëfimit të përrallave dhe legjendave shqiptare përmes videove. Idea origjinale e videove erdhi nga regjisori Zenel Laci. Ai filloi projektin me aktoren Anila Dervishi dhe me muzikantin Afrim Jahja, me pjesmarrjen e grupit të njohur muzikor Albrapsodie (Hekuran Bruci, Fasli Kamberi, Gazmir Gjonaj)

Lexo edhe- Fran Kukaj dhe rrëfimi i veçantë i përrallave dhe legjendave shqiptare në video

“Një imazh vlen 1000 fjalë! Kjo ishte ajo që më bëri të kërkoj në koleksionin tim imazhet për të ilustruar videot”, është shprehur themeluesi i shoqatës “Vox Aquilae” në Bruksel, Fran Kukaj në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”.

Qëllimi i kësaj nisme është pikërisht promovimi dhe mbrojtja e pasurisë kulturore shqiptare. Për këtë arsye rrëfimi i legjendave shoqërohet me titra frëngjisht dhe anglisht, që të njihet në të gjithë botën.

Më herët grupi ka realizuar video të të tjera legjendave si “Manisa”, “Zhdukja”, “Konstandini dhe Doruntina”, “Vajza që kërkonte burrë” etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kerkesa juaj do te aprovohet menjehere.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.