Këngëtarja shqiptare Ava Max ka regjistruar një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj “Sweet but Psycho” rezultoi shumë e suksesshme dhe përveç vlerësimeve nga artdashësit, kjo këngë theu edhe rekorde.
1 miliard dëgjime në platformën e njohur muzikore, Spotify bëri që Ava Max të vlerësohet me një çmim, të cilën e ndau me artdashësit e saj në rrjetet sociale.
Lexo edhe: Ava Max, artistja më e transmetuar dhe e dëgjuar e vitit 2020 në Poloni
“Sweet but Psycho” më solli te ju, ndaj unë do të jem përjetësisht falenderuese për këtë këngë. Ju dua”, ka shkruar Max në postimin e saj në Instagram.
“Sqeet but Psycho” është realizuar në vitin që lam pas, si pjesë e albumit “Heaven and Hell”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.