Gjermania ka paralajmëruar se do të zbatojë kontrollet kufitare me Zvicrën, në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Ishte Merkel që të enjten njoftoi se do të bisedojë me homologun zviceran lidhur me këto kontrolle. Deri tani udhëtimet ndërkufitare vijojnë normalisht mes dy vendeve, sipas asaj që bën të ditur “The Local”.
“Me siguri do të duhet të diskutojmë këtë me Zvicrën,” tha Merkel një konference shtypi në Berlin. Ajo shtoi se “ne do të përpiqemi të shmangim” vendosjen e kufizimeve të përgjithshme në udhëtimet midis dy vendeve.
Më herët, më 23 dhjetor 2020 landi gjerman i Baden-Vurttemberg vendosi kufizim të lëvizjes mes dy vendeve për të parandaluar turizmin sezonal të blerjeve nga Zvicra, edhe pse hyrja pa karantinë lejohej për një qëndrim deri në 24 orë për arsye pune, biznesi, shkolle, familjare apo mjekësore. Janë afërsisht 34 mmijë punëtorë ndërkufitar nga Gjermania të punësuar kryesisht në zonën e Bazelit në Zvicër.
Gjermanët lejohen të vijnë në Zvicër, por nëse janë banorë të Land Sachsen dhe Land Thüringen ata do të duhet të bëjnë karantinë për 10 ditë nëse mbërrijnë pas 1 shkurtit, sipas rregullave aktuale në fuqi.
Ndërkaq, zyrtare të zonave lokale zvicerane në kufi me Italinë i kërkuan qeverisë të rivendosë kontrolle dhe në kufi me këtë shtet me shqetësimin e përhapjes së COVID-19. Bëhet fjalë për rreth 70 mijë punëtorë nga Italia që çdo ditë udhëtojnë në punët e tyre në Ticino. Qyetarët nga rajonet italiane më të afërta me Zvicrën Lombardia dhe Piemonte mund të hyjnë lirshëm, ndërsa ata që jetojnë në Emilia, Friuli, Venezia, Giulia dhe Veneto do të duhet të bëjnë karantinë për 10 ditë nga 1 Shkurt, për shkak të numrit të lartë të Covid infeksionet në ato zona. Nga ana tjetër për të hyrë në Zvicër nga Italia nevojitet një formular deklarate për të shpjeguar arsyet e udhëtimit. Nga ky detyrim përjashtohen punonjësit përtej kufirit që kthehen në shtëpitë e tyre.
Përsa i përket kufirit me Francën parashikohet që ata që vijnë nga rajoni Provence-Alpes-Côte d’Azur duke nisur nga 1 shkurti do të duhet të karantinohen për 10 ditë. Ndërsa kushdo që dëshiron të hyj në Francë, duke nisur nga e dilea (24 janar) do të duhet të ketë një test negativ të kryer në 72 orët e ardhshme. Theksohet se bëhet fjalë për një test PCR pasi testi i shpejtë i antigjenit nuk do të pranohet. Edhe me Francën nga kjo kërkesë përjashtohen afërisht 125 mijë punëtorë ndërkufitar nga Franca të punësuar në zona përreth liqenit të Gjenevës.
Me Austrinë dihet gjë nga 14 janari qytetarët nga Zvicra duhet të regjistrohen përmes një formulari ndërkohë që kërkohet dhe karantina 10-ditore pas mbërritjes. Edhe në këtë rast ka përjashtime për punonjësit ndërkufitarë.
Ata që kanë një urgjencë serioze, duke përfshirë sëmundje të rënda, vdekje, funerale, lindje dhe kujdesin e njerëzve në nevojë për mbështetje, së bashku me diplomatët dhe shoqëruesit mjekësorë, janë gjithashtu të përjashtuar nga kërkesa e karantinimit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.